Fatjona Sula
Gjashtë muaj pas masakrimit të 24- vjeçares, Fatjona Sula, poshtë një ure në Qafë –Thanë, nëna e saj bën apel për dënimin maksimal të autorit.
“Shteti duhet të veprojë ndaj atyre që marrin jetë. Është e pafalshme që të mos dënohet maksimalisht. Ne nuk kemi mundësi këtë çështje, por kjo s’do të thotë që shteti ta kalojë në heshtje vrasjen e një nëne të re, që në fund të fundit nuk i kishte bërë keq askujt. Ai duhet ta marrë sa më parë dënimin që meriton, sepse vrau një njeri të pafajshëm. Mori një jetë, la dy fëmijë jetimë dhe më vrau edhe mua si nënë. Po rris me vështirësi dy jetimët e vajzës sime. Mjaft e zvarritën këtë çështje, ai pranoi që e vrau vajzën time me kafshëri. Tregoi gjithçka. Kërkoj që ta dënojnë maksimalisht për atë që bëri. Vajza nuk kthehet më, por ai që ma vrau nuk meriton të shohë dritën e diellit”, thekson e ëma e viktimës për gazetën Panorama.
Tashmë duhej të kishte dalë në vendim për 27- vjeçarin Çelnik Maliqi, por burime nga Prokuroria e Pogradecit bëjnë të ditur se çështja është ende në hetim për shkak se mjaft prova që do t’ia paraqisnin gjykatës nuk janë vërtetuar ende në laboratorët e kriminalistikës.
Ngjarja ka ndodhur 11 shtatorin e vitit të kaluar, kur autori dhe viktima pasi kishin dalë së bashku, kishin shpenzuar 10 mijë lekë, ishin ndalur poshtë një ure në Qafë Thanë dhe kishin kryer marrëdhënie seksuale. Pas kësaj, 24- vjeçarja i kishte kërkuar autorit 30 mijë lekë të vjetra, gjë e cila e ka acaruar autorin dhe e masakroi me gurë 24- vjeçaren.
kafsheri hesapi..!! Albanistan hesapi.. ngado ta kthesh, nuk shikon gje tjeter vecse kafsheri, si nga njerezit qe vrasin, si nga shteti qe i denon vetem disa muaj keta kafshe te ndyra..!!!
Vrasja e kesaj vajze, me preku shume atehere kur ndodhi. Dhe tani qe lexoj prap per te, prekem.
Detyrohej te bente sex per lek qe te rriste femijet dhe te ndihmonte prindrit. Dy prinder te varfer dhe te stervuajtur.
Te denohet vrasesi dhe qofte mesim per katilat e tjere!