Ekspertiza e tretë, Ilir Xhakja vrau Qerim Malokun në vitin 1998

8 Mars 2013, 10:02Kronika TEMA
Ekspertiza e tretë, Ilir Xhakja vrau Qerim Malokun në vitin 1998

Ilir Xhakja

Tre ekspertë të rinj të caktuar nga Gjykata e Apelit në Durrës  kanë paraqitur ekspertizën e tretë balistike të armëve të përdorura në ngjarjen e rëndë të ndodhur 14 vjet më parë në fshatin Katund-Sukth të Durrësit.

Nga kjo akt-ekspertizë rezulton se 39 vjeçari Ilir Xhakja ka marrë pjesë në vrasjen e Qerim Malokut. Sipas burimeve nga Prokuroria e Durrësit, viktima është ekzekutuar nga tre persona, por deri tani nën akuzë është vetëm Ilir Xhakja.

Për vrasjen e kryer në ’98-ën, prokuroria e qytetit bregdetar ka kërkuar dënimin me 24 vjet burg të Xhakjes.

Më 9 shkurt të vitit 2011, “i forti” i Shijakut mori pafajësinë  nga gjyqtari Tabaku.

Ndërkohë, Ilir Xhakja akuzohet edhe për vrasjen e kryekomisar Adem Tahirajt, ndërsa gjyqtari Neritan Tabaku është i pandehur për moszbardhjen e vendimit të lirimit të Ilir Xhakjes.

4 komente në “Ekspertiza e tretë, Ilir Xhakja vrau Qerim Malokun në vitin 1998”

  1. tourkofagos says:

    dhe Qerim dhe malok…no comment!!!!

    1. Tironci Lugano says:

      Por jo gojor.

      1. Andreas says:

        ndryshimi i reales nga immagjinaria eshte se realia eshte per te gjithe, ndersa imagjinaria vetem e atyre qe kane imagjinate.

        1. shqiptari says:

          Qenkeni bere 2 gojore? Apo eshte i njejti sumce qe logon me dy emra?
          Kush e gjen i pari do t’ja hypi te dyve nga nje here.
          Fillojme …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje