FOTO ARKIV
Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Beratit. Një 13- vjeçar ka marrë makinën e gjyshit të tij dhe ka plagosur rëndë dy vogëlushe, 12 dhe 2 vjeç.
Mësohet se 13-vjeçari ka marrë makinën e gjyshit me çelësa brenda dhe ka tentuar të drejtojë mjetin në lagje. Por, pikërisht tek dyqani i bukës, ku kushërirat pasi kishin blerë bukën po ecnin të kapura për dore, ka mbërritur me shpejtësi automjeti i drejtuar nga 13-vjeçari duke përplasur dy të voglat.
Të plagosurat janë kushërira mes tyre dhe janë dërguar në Spitalin Ushtarak, në gjendje kritike për jetën.
Fillimisht ishte raportuar se ai e ka marrë makinën me leje.
Policia po heton për të zbardhur ngjarjen.
Rrobt gjyshit dhe 13 vjecarit. Perdite horrorr
GJYSHIT FUTINI 10 VJET BURG DHE TE RIUN COJENI NE SHKOLLE TE EDUKIMIT !!!
Ketyre gazetave nuk iu besohet. Shekulli ka ne version, tema ka nje tjeter, shqip nje tjeter. Nuk di cilit ti besosh. Sherim te shpejt ju uroj vajzave.
Normal qe e ka mare me leje, por duan “te shpetojne sa te mundin”
po gjyshi? apo po hante buke me kos
e kisha n lagje ato gocat me te ver9 me ka ardhur sh keq sepse 1 nga vajzat ajo 2 vejec ka nderuar jete mbrem n spitalin ushtarak, ndersa tjetra eshte n gjendje kritike per jeten. sa per 13 vjecarin ti vihet denimi maksima gjyshit qe i hapte syt atij nipces ai vinte 3 jasteke n sendile per te pare rugen.