Një prej të miturve që u bë viktimë e abuzimeve seksuale nga pedofilët britanikë në qendrën bamirëse “Fëmijët e tij” në vitin 2009 në Tiranë, kërkon dëmshpërblim për traumën dhe dëmin e pësuar.
I abuzuari me iniciale G.B i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një padi civile, pas abuzimit që i është bërë për disa muaj me radhë dhe ka pësuar dëmtime fizike dhe shëndetësore, pasojat e të cilave vazhdon t’i vuajë edhe sot.
Në përshkrimin e objektit të padisë thuhet se autori i saj kërkon “shpërblimin për dëmin jopasuror shkaktuar nga të paditurit me përgjegjësi solidare në shumën 60 milionë lekë”, citohet në gazetën Panorama.
Burime pranë gjykatës kanë bërë me dije se institucionet janë paditur nga G.B me pretendimin se ato kanë lejuar regjistrimin e fondacionit “Fëmijët e tij” dhe se kanë pasur dijeni për veprimet abuzive që kryheshin aty. Ndërsa prej të dënuarve si pedofilë kërkon dëmshpërblim për shkak të traumave fizike dhe dëmit moral të shkaktuar nga abuzimi seksual. Në të njëjtën kërkesë, paditësi ka kërkuar edhe sigurimin e padisë, duke i kërkuar gjykatës të sekuestrojë pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme dhe llogaritë bankare të të paditurve në shumën e kërkuar prej tij.
Në një prej dëshmive, shtetasi G.B tregon: “Një natë unë isha vetëm, pasi N. atë natë kishte ikur nga shtëpia. Robin erdhi te dhoma ime dhe më tha mua që Davidi i kishte thënë të flinte me mua. Mua atë natë më mbajti në krahë dhe më çoi në banjë për të bërë sh..ën. Më pas më puthi në buzë. Më mori bibilushin te goja e vet. Pastaj më bëri seks. Ai më futi penisin e tij në b… time dhe më pas më çoi prapë te dhoma. Unë e mbaj mend shumë mirë dhe ai kishte ikur në mëngjes dhe kishte marrë me vete edhe rrobat e tij lart te dhoma e vet. Rrobat atë natë m’i hoqi Robin. Unë isha i vogël, 11 vjeç. Unë jam çun, nuk jam gocë dhe bërtita, ishte në mes të natës dhe nuk erdhi asnjë njeri të më ndihmonte”, ka rrëfyer G.B një nga episodet e abuzimit, ku akuzon shtetasin Robin Arnold.
I dashur kerkon kot shperblimin sepse ai pedofil e ka paguar ata shperblim tek ata qe kane perdhunuar kete popull dhe askush nuk perpiqet te qetesoj sado pak shpirtin e plagosur se te gjithe jane si ty te perdhunuar. Zoti te dhente qetesi dhe paqe