Një sasi e konsiderueshme tritoli ka shpërthyer dje në mëngjes në një lokal në Gjirokastër, në zonën e pazarit, duke rrezikuar jetën e dy policëve, ndërkohë që në orët e pasdites janë vënë në pranga dy të dyshuar.
Shpërthimi ka shkatërruar plotësisht lokalin ku ishte vendosur, si dhe ka dëmtuar rëndë 4-5 dyqane përbri dhe përballë tij, ndërkohë që ka dëmtuar pjesërisht rreth 20 dyqane, njësi shërbimi dhe zyra të tjera në një gjatësi 100-150 metra të një prej rrugëve kryesore që të çon në Qafë të Pazarit.
Banorët e zonës së pazarit dhe dëshmitarët e tjerë kanë pohuar për Shqip se në momentin e shpërthimit, një autoveturë ka lëvizur me shpejtësi të madhe në rrugën ku ndodhi shpërthimi.
Në njoftimin e policisë thuhet se shkaku i vendosjes së tritolit lidhet me një konflikt personal që pronari i lokalit, Shefki Kakagjozi, ka me dy persona, të cilët janë identifikuar dhe vënë në pranga.
Policia bën me dije se shpërthimi ka ardhur nga vendosja e 200 gramë tritol, dhe ka rrezikuar seriozisht jetën e dy policëve të shërbimit të patrullës, të cilët në momentin e shpërthimit kanë qenë në lëvizje dhe ndodheshin vetëm 50 metra larg vendit të ngjarjes.
Ec aty tritoli, o do e bejme Irak o nuk biem ne qetesi, jo me kot jemi pjestare te Konferences Islamike, ec aty babe.
nuk i ka thene kot….nuk behet shqiperia me shqipetare…komb i qelbur…