Vazhdon tallja, gjyqi ndaj Dritan Dajtit shtyhet për të 203-ën herë

26 Shkurt 2013, 14:42Kronika TEMA

Dritan Dajti, autor i vrasjes së katër oficerëve të policisë, vazhdon që të tallet me drejtësinë shqiptare. Mungesa e avokatit të tij, ka bërë që procesi gjyqësor të shtyhet për të 203-ën herë radhazi.

Dajti ka deklaruar në gjykatë se e gjithë kjo seri shtyrjesh ndodh për shkak të gjykatës, pasi sipas tij, nëse do të ishte pranuar kërkesa e tij për gjykim të shkurtuar, që do ta shpëtonte atë nga burgimi i përjetshëm, gjyqi mund të përfundonte brenda një seance.

Procesi gjyqësor ndaj Dritan Dajtit është unik në llojin e vet, pasi që prej nisjes së tij në vitin 2009, është zvarritur pafundësisht, duke qenë se ai refuzon çdo avokat, ndërkohë që KLD-ja nuk ka mundur që ta zgjidhë këtë ngërç.

9 komente në “Vazhdon tallja, gjyqi ndaj Dritan Dajtit shtyhet për të 203-ën herë”

  1. fitimi says:

    vritne ne qeli kete kriminel e shpallne se beri vetvrasje se per kete kriminel nuk pyet askush se si ndodhi e qlirone shqiprin e burgjet prej ksi kriminelve se jeni ba prrall me kso kriminelash qe nuk guxoni ti gjykoni se kan lidhje me politik tung

  2. Lenci says:

    Dulla ishte ilac per kte pis milet! Vrasje jo, droge jo, ndonje vjedhje ndermarrje tek-tuk i varte nga hallatet ke kendi i emulacionit. Ne 7 te mengjesit shkonte mileti ne pune pa bere ze, ishin me te shendetshem dhe kur shikonin policine ne rruge i fryhej fshikeza ne menyre natyrale. Le pastaj qe po te shkonte mendja per prapesira te dilte ne enderr Sigurimi i Shtetit dhe riktheheshe ne gjendjen e meparshme serisht. Sot i qloojne Oficereve te Policise ke dera e shpise dhe Sala na tregon e-pay ke Tatimet.

  3. asgani says:

    Pyesni nendrejtorin e pergjithshem te policise se ai e di me mire se si mund te pranoje Dritani te gjykohet.

  4. Qemali says:

    Per komentin e Lencit.
    Lenco te pershendes dhe te falenderoj shume, shume, shume, per menyren se si e ke mendur dhe shkruar nje koment te tille, kaq te bukur.
    E gjej me vend se, menyre me direkte e me therrese per te shprehur nje te vertete nuk ka. Kam qeshur duke e lexuar e jam kenaqur shpirterisht. Qesha me vehte sepse perfytyrova sikur Dulla t’i dilte perpara Saliut, c’do bente ky ? Afer mendsh qe do behej me prostat, sepse e thua mire qe, ai ishte ilac per kete milet! Vrasje jo, droge jo, rend dhe qetesi e siguri po. Per ndonje vjedhje ne ndermarrje, apo per ndonje drejtor a shef kuadri pusht iu varte hallatet te kendi i emulacionit.
    Dhe thenia tende brilante:”…ne oren 7 te mengjesit mileti shkonte ne pune pa bere ze, ishin me te shendetshem dhe kur shikonin policine ne rruge i fryhej fshikeza e urines vetvetiu. Nderkohe qe, sot i vrasin Oficeret e Policise mu ke dera e shtepise dhe Sala na tregon perralla e kodra pas bregut.

  5. Regjisori says:

    Akoma nuk e paskeni marre vesh ju qe gjykatat kane zevendesuar estradat e dikurshme ne Shqiperi? Si do behet humor, po nuk u bene gjykatesit aktore?

  6. ben tirona says:

    Eshte e qarte qe kjo ceshtje nuk ka pare te madhe per te fituar si prokurori dhe gjykata,keshtu qe kjo pune do zgjase akoma.shtet rrugac.

  7. brace says:

    Po kure thote plaku,qe do ftojme kunder kriminelve,sa qesharake eshte flliqsira,kur i shtyhet gjyqi nji krimineli 203 here,qe vrau 4 police te pa fajshem,dhe akoma shteti qesharak i plakut sarrine te zhvilloje nji qyqe,hajde e besoje kush kti aktori qesharak,ky eshte plaku i vicidolit.

  8. aleksander says:

    persh…puna esht ktu se sot nuk po marim vesh asgje kush esht me i ndershem kto qe aktualisht ndodhen ne qeli apo kto qe jan ne politik perfshit dhe forcat policore,,ktu duhet nji fshes e mir..

  9. LIGJ MARCIAN. says:

    Ne shqiperi i duhet gjendje e jashtezakoneshme.
    Ta marri ushtria situaten ne dore,me oficere te rinje,e te shkrihet shteti e policia e oficeret madhore te sigurimit te arrestohen.

    VETEM NE KETE MENYRE NDRYSHON AI VEND.

    PER NDRYSHE ME KEQ KA PER TE SHKUAR,E SIDOMOS ME PS LSI E FRD ETJ ETJ ME RRALLE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje