Lëvizja MJAFT reagon ndaj deklaratave të Ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë fjalës, ministri tha se “Lëvizja MJAFT! nuk ka marrë pjesë me dashje në konsultimet për ligjin e ri mbi OJF”.
“Ne bëjmë me dije ministrin dhe gjithë opinionin publik se në asnjë moment gjatë dy viteve të fundit, kohë gjatë së cilës ky draft-ligj ka qëndruar në harresë të plotë nga qeveria, Lëvizja MJAFT nuk ka qenë asnjë herë e ftuar në asnjë tryezë të organizuara nga qeveria apo institucionet e saj vartëse. E megjithatë ne kemi qenë bashkëpunues kurdoherë që na është kërkuar, duke koordinuar punën tonë me organizatat e tjera të shoqërisë civile shqiptare. I kujtojmë zotit ministër, se kontributi i tij në shoqërinë shqiptare është minimalist krahasuar me atë të shumë organizatave të shoqërisë civile, të cilat kanë vite që punojnë, kontribuojnë dhe mbështesin nisma konkrete për zhvillimin e shoqërisë shqiptare,” thuhet në deklaratën e MJAFT.
Sipas kësaj organizate, projektligji ka dy vite në sirtar.
“Raportime mbi ushtrim presioni nga institucionet e ekzekutivit kanë ardhur jo vetëm nga aktorë të shoqërisë civile, por edhe nga partnerët tanë të trupit diplomatik në Shqipëri si dhe në raportet e një prej organizatave ndërkombëtare më në zë në fushën e demokracisë dhe qeverisjes, USAID, e cila shprehimisht ka theksuar shqetësimin për presioni antiligjor që ju është bërë organizatave jo qeveritare si MJAFT-i gjatë vitit 2011-2012 nga organet tatimore (2011 CSO Sustainability Index, Albania).
Akuzave të turpshme të Ministrit sipas të cilave MJAFT është përdorur për pastrim parash, i përgjigjemi jo me thashetheme kafenesh por me fakte, me fakte nga vete institucioni i tatim taksave, të cilët kanë ushtruar hetimin, ndoshta, më të gjatë dhe më të thelluar që është kryer ndonjë herë ndaj një organizate të shoqërisë civile në Shqipëri, duke tejkaluar çdo afat dhe kompetencë të parashikuar në ligj. Me gjithë presionin e ushtruar për më tepër se 3 muaj, nga ekipi i inspektorëve të kontrollit tatimor, nuk rezultoi asgjë nga çfarë paragjykohej. Ky është i vetmi fakt në gjithë këtë “histori përbaltjesh mediatike dhe hetimesh politikisht të motivuara” të cilit duhet t’i referohet një jurist si z. Halimi, i cili e ka të lehtë të fshihet pas papërgjegjshmërisë që ofron foltorja e Kuvendit, në një shtet ku gjyqësori gjunjëzohet turpshëm ndaj pushtetit edhe kur ky i fundit vret, e jo më kur dikush bëhet subjekt shpifjesh e përgojimesh sokaqesh,” vijon deklarata e MJAFT.
halimi spo pyt forcen me te madhe qe esht PS jo me levizjen mjaft, shqiptar me saliun ne krye shqiperai po merr fund si shtet thirini mendjes dhe mos mendoni me per saliun por per te ardhment tuaj!! me 23 qershor o rilindje o shkaterrim te shqiperis!! ju e keni ne dor..
Jame i gezuar qe data po afrohet per zgjellje te lira dhe te sigurta!
C’do opozite duhet te punoje qe te rrenoj at dhune nga Shqiperia tashme e tepruar si me e keqia ne Europe dhe dukej si ne shtetet e Afrikes dhe shofim sot ne Mali. Shqiperine duhet ta dojme dhe ta ruejm
si driten e “Diellit” ne cdo raste se kemi nje Shqiperi nene dhe nena ne qe se do te vdiste skemi nene me. Sado qe eshte plakur eshte nena jone me e mira dhe nuk kemi tjeter. Ne vota dhe te jemi sy shengjet per mbare vajtje te pushtetit te rij mos te flasim per Berishen me cakajte e tij qe po genjejne cdo dite njeri me shume se tjetri, se ai
Berisha me krimet e tyre do largohet dhe do shkoje ku e ka vendin pas gardhit nga Celiku.
Protestat e sotme ne Tirane e gjetke dhe nga subjekte te ndryshme, dhe neser ne Tirane (per ushqimin e popullit), Lezhe (AK) e gjetke deshmojne me se miri se populli opozitar nuk ka rene asnjehere ne kurthin e zi te te ziut SRB-i, qe opozitarizmin e Edi Rames, kembenguljen, vendosmerine e vizionin e tij prej lider europian, te ekipit qe ka formuar (kualifikuar e sprovuar) gradualisht, kur ishte ne MTKRS, Bashki dhe vitet e fundit, ta paraqese si nje lufte personale per pushtet. Perkundrazi, qartesimin e motiveve per ta futur “trenin e shkare te demokracise mbi shina”, ua ka “dhuruar” vete SRB-i (jo vetem per shkurtim s’di se si ta shkruaj ndryshe). Njerezit kane dale dhe ne “pranveren shqiptare” qe jam i sigurt si buka qe ha se eshte ne vigjilje, kane me dite e me guxue me dale per nevojat me jetike te tyre, per t’i dhene kahjen e duhur demokracise nga kjo karikature qe ia ka nxi jeten. 23 Qershori eshte teper vone per ndeshkim! Ajo do te jete nje finale historike, -mos u trembni z. Kastriot Islami dhe ju islamnaret uritha,- se s’po iu permend Internacionalen. Dhe ndjej trishtim te thelle, kur ne proestat e 1996-97 na shihje me kepuce atletike dhe na keshilloje a qortoje ne oborrin e selise se PS-se, duke na thene “nuk rrezohet diktatura me kepuce atletike”. I harrove, o t’u harrofte emri?!)
As ne kurthin e njejtesimit te dy subjekteve as ka rene dhe s’ka per te rene populli yne!