Arratiset nga spitali i burgut në Greqi, gjendet i vdekur emigranti shqiptar

4 Mars 2013, 15:01Kronika TEMA

Një emigrant shqiptar i cili u arratis nga spitali i burgut të Nafplis në Greqi, është gjetur i vdekur pranë Kakavijës.

40-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur është gjetur i pajetë në rrethana ende të panjohura.

Mësohet se shqiptari ishte i dënuar me 20 vjet burg, pasi mbi të rëndonin akuzat për krim të organizuar dhe grabitje me armë.

Shtetasi shqiptar është arratisur më datën 20 gusht 2012 dhe kishte humbur gjurmët pasi kishte dalë nga burgu i Nafplis.

Ditën e arratisjes mediat greke shkruajtën se 40-vjeçari shqiptar i burgosur quhet Τetredi Alkibiadi.

I burgosuri për dënimin me 20 vjet heqje lirie, ka qenë duke u transferuar nga burgu për në një spital të afërt, kur ndodhi arratisja.

Dy persona të armatosur kanë ndërhyrë kur personi po shoqërohej në spital për të ndërruar një fashë të plagës që kishte në dorë. Policia greke ka theksuar se arratisja e shqiptarit ka ndodhur në oborrin e spitalit të qytetit të Nafplios.

Disa persona të armatosur kanë ndërhyrë në momentin kur shtetasi shqiptar po dilte nga spitali, i shoqëruar nga dy policë.

Dy personat e armatosur, që mendohet se kanë qenë bashkëpunëtorë të shqiptarit, kanë qëlluar në ajër dhe kanë kërcënuar policët me jetën. Personat në fjalë kanë “rrëmbyer” 40-vjeçarin shqiptar dhe janë larguar me një makinë tip “Audi”.

5 komente në “Arratiset nga spitali i burgut në Greqi, gjendet i vdekur emigranti shqiptar”

  1. Varu teneqet. says:

    Kueshtu perfundojne keta te gjithe, ose ne burg ose te vdekur.

    Ohuuuuu, sa ka e do kete si puna e ketyre kriminelave.

  2. koqezi says:

    Me vjen keq per kete njeri.
    Nuk rrinte me mire te “shtepia e pushimit”?
    Kushtet atje i kishte me te mira se kasollja e fshatit te tij.
    Me mire ne nje “hotel” te tille ne Greqi sesa ne nje kasolle pa buke ne Shqiperi.

  3. ZERVA says:

    ja dhe nje lajm i mire nje jenicer me pak.

  4. zum zum says:

    prandaj e vrau veten ,la hotelin ne nafplio dhe sa do vente ne shqiperin dizhitale te babzise dhe pa buksise . iku per lesh .

  5. marsi says:

    ju qe gezoni per fatkeqsin e tjetrit do kini radhen shume shpejt, me sakt jeni ne radhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje