Një domate e madhe turshi. Një gjysëm qepe e thatë. Shumë lakër e bardhë, gjithashtu turshi. Specat me gjizë nuk duken, por mishi i pjekur është i bollshëm. Një çifteli kalon dorë më dorë dhe raki, shumë, shumë raki. Kjo ishte menuja e tryezës së gostisë së katër krerëve të policisë së Republikës Folklorike shqiptare me të dyshuarin si ekzekutor të komisarit të policisë Dritan Lamaj. Një tryezë bukolike, e lumtur, e vetëkënaqur. Këta janë teorikisht njerëzit që duhet të luftojnë krimin dhe të mbrojnë qytetarin. Të imagjinohet një çast që aty, nga njëra dolli tek tjetra, në celularët e tyre mbërrinte një zile alarmi: diku po ndodh një vrasje. Përgjigja do të ishte: Ashtu? Më merr më vonë se jam në një drekëdarkë pune! Krimi pret, por mezet ftohen. Nëse ata do të ishin mace të dehura, minjtë, domethënë krimi, do të hedhë, siç po e hedh, vallen e tij tragjike në kurriz të qytetarëve. Në fakt ata janë, madje, shumë më shumë se kaq. Mace e minj janë të shkrirë në bashkëjetesë paqësore, të bekuar me raki e turshi. Kanë vetëm një detyrë: të jenë besnikë të kryepolicit të tyre në qeveri. Mjafton kaq dhe ata konsiderohet se e kanë kryer detyrën.
Ka disa hipoteza për çfarë është festuar dhe diskutuar në ato orë të gjata prej adoleshentësh të vetkënaqur. Njëra prej tyre – të gjithë pranojnë konfliktin e hershëm mes komisartit të vrarë dhe të dyshuarit si vrasës – është diskutimi për konfliktin mes tyre. Natyrisht krerët e policisë e kishin bërë zgjedhjen vetjake. Kishin mbajtur anën e atij që kishin në tavolinë. Kolegu i tyre me uniformë nuk mund të ishte me ta. Hierarkia tek ushtarakët ka ende kuptim. Komisari i vrarë që konsiderohet si një nga ndihmësit më të paepur të Presidentit aktual për marrjen e mandatit të parë në 2005-ën në Kombinat, nuk mund t’i afronte gjë më shumë asaj tavoline. Miku i tij i hershëm është internuar në Pallatin e Brigadave.
Drekëdarka e haershme nuk është lajmi më i keq. Në këtë vend anormal ku pesha e njëriut matet me vlerën e zinxhirit të artë në qafë, paratë cash në xhep dhe llojin e makinës së parkuar tek dyert e lokaleve ku këndohet tallava, e keqja shkon shumë më lart. Edhe vetë krerët e policisë janë viktima të një sistemi të ngritur nga numrat në Kuvend. Aty nga buron gjithë e liga. Aty ku kryeministri sillet si polic barsaletash që nuk merr seriozisht as veten e tij, as ata që i ka të vetët dhe as ata që i kërkojnë të ikë. Aty ku ministri i brendshëm, në mënyrë të pabesueshme flet si puntor operativ në hetimet e kohës së diktaturës.
Ministri i brendshëm nga salla e Kuvendit i kërkon kryetarit të opozitës të thotë nëse është takuar me të dyshuarin për vrasje. I kërkon të dijë nëse i është premtuar atij një mandat deputeti. I kërkohet një deputeti socialist çfarë paska biseduar me të njëjtin person. Pastaj me atë teknologjinë e hershme të puntorëve operativë: “Trego vetë, se ne i dimë të gjitha”, i thuhet se ai ka darkuar me të në një restorant në qendër të Tiranës nga ora aq deri në orën kaq mbas mesnate. Ky është segmenti tjetër i krimit politik që për më shumë, dëshmohet nga vetë ustai i policëve dhe ustai i ustait të policëve. Edhe pse opozita e konsideron një gjë të tillë shpifje, pyetja lebetitëse që i bëhet sistemit është: nga i di maxhoranca lëvizjet e njerëzve të opozitës? I ndjek? Ju përgjon telefonat? U lëshon njerëz nga pas dhe u regjistron bisedat me teknika operative? Ky është thelbi i vërtetë i gjithë kësaj historie që mban edhe erë diktaturë, edhe erë të pistë diktature sërish. Kjo është prova tjetër e rradhës që Shqipëria nuk është vend i lirë. Kjo është prova tronditëse që ky pushtet po përdor mekanizmat e shtetit për të konservuar pushtetin.
Katër zyrtarët e lartë të policisë, qofshin mace, në kuptimin e “gjuajtjes” së krimit, qofshin minj në kuptimin e trazimit dhe njehsimit të tyre me krimin, në thelb janë viktima të sistemit, janë pasqyrë e tij dhe nuk mund të jenë ndryshe sa kohë nuk ndryshon ky sistem që është demokraturë. Një sistem që buron i tillë nga lart, nga kryepolici që sillet me këtë vend si xhandar. I egër, i vrazhdë, qesharak, arrogant e agresiv. Ndaj është e tepërt të mbahet gjatë në vëmendje kupola drejtuese e policisë. Ata thjesht pinë raki me turshi, por nuk dehen nga to. Ndryshe do të ishte nëse do të lexonin libra. Atëherë do t’u këputej koka në tavolinë nga dehja sepse i zë libri. Mbetet vetëm shpresa se ditët e pushtetit të tyre janë drejt fundit. Shpresa se ky do të jetë dimri i tyre i fundit kur e trajtojnë pushtetin si zinxhir floriri në qafë për t’u mbushur xhepat me cash dhe parkingjet me makina luksi. Mbetet shpresa, që nesër, ata të jenë thjesht garnitura që do të shoqërojë ustain dhe ustain e ustait kur t’i zerë ligji nën hijen e tij të rëndë. Edhe Enver Hoxha ngjante i pavdekshëm në këtë vend. realisht ai ra kur u bë qesharak dhe rrëfehej si barsaletë për çfarë thoshte e çfarë bënte. Sidomos mbas vdekjes. Këta, të gjithë bashkë, këtë fat e kanë që në ngjallje. /Java/
O nuk bëhen njerëz këta! Pa le, pinë dhe gjatë orarit zyrtar të punës!
Kafshë parahistorike!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html
Hic mos u shqetesoni!
-Ata qe shikoni aty,jane nga ato qenie te tilla qe kushdo te vije ne pushtet,ngjiten dhe nuk leshojne vend!
Kjo situate me dt 24 Qershor duhet te ndryshoje njehere e mire. Dhe kete ndryshim duhet ta bejme ne,me kedo nga njerezit qe kemi prane,pa perjashtim,edhe me ate qe deri me sot mendon ndryshe nga ne!
-Vetem keshtu mund te largohet!
Jo jo, kam frik se do kalojne me Ps-ne!
Këta janë DERRA; UJQËR dhe ÇAKEJ që ruajnë rregjimin kriminal neofashist të kafshës monstër, kryekriminelit Salih Geddaf Gërdec Gërdallës.
Kto jane kriminelat!
http://imazheshqip.blogspot.it/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html
ata njerez jane rastesisht aty !!!
Keta mostra pijetoresh e mishi te pjek duhen zhdukur menjeher nga rradhet e policis se shtetit po kush ti zhduk ;kryepushti qe esht kriminel e rrugac prandaj o popull shikoni mire keta surrate dordolecesh te cilet denuan kolegun e tyre ke ajo tavolin me vdekje duke kenduar me cifteli ,paqi mallkimin e asaj nene qe e late pa djale o fekale dhe te pabese.DOREHIQUNI O KRIMINELA
Eshte gjithe sistemi social i tillé.I bije qe te fusin ne burge gjithe shoqerine shqiptare.Nuk ka per te nderuar asnje gje ne Shqiperine tone KOMUNISTE.Shikoni kush i ka leket ne shqiperi.Shikoni me çfare lekesh èshte ndertuar ne shqiperi.shikoni kush jane keta zotrinje qe kane universitet private (jo se ai shteteror eshte me mire nga ana korruptive),shikoni mire keta zotrinje,shikoni bregun e shqiperise kush e ka dhe kush po e rremben.Ju mendoni se kush do vi ne pushtet mbas qershorit do ndaloje kohen ne vitin 1991 dhe do filloje çdo gje nga zero??
Jemi perfundimisht te rrethuar nga kjo bande folklorike qe quhet banda “Blu”.Nuk paska mallkim me te madh per nje popull kur ne krye te puneve vihen te paaftit.
Edhe ne Amerik dhe Gjermani keshtu eshte, ska asgje te keqe. Kur ha dark drejtori policis mund ti ulet kushdo ne tavolin dhe ti bej fotografi sikur te drejtori te ishte klloun ose kafsh e rrall ne kopshin zologjik.
Pijetore tipike Shqiptare,police qe po ju plas barku e qafa nga dhjami.
Nga vdekja e policit asgje nuk ka humbur dhe as fituar populli shqiptar. Shpresojme te fitoje Sali Berisha ne forma qe dihet. Keshtu qe pas 23 qershorit mish hangshi njeri tjetrit, barbare.
Legenat e m……..te gjithe kane dale nga pylli si kafshet prehistorike. U ulen malet u ngriten halet, halet e kane mberthyer vendin per gryke por do ta paguani nje dite gjakun e komisarit more maskarenj gjakpiresa.
Si janè dhjamosur bark derrat nuk duken karriket qè janè ulur,
hani pini turp mos kini o tè pa fee qè ai turp ju ka mbuluar deri
sa tè jeni nè jetè.Nè foton e mèsipèrme 11-tè meshkuj dhe as edhe
njè femèn,apo femna mbetet shèrbètore nè Familje ose-ose burrat
nè njè krah,femnat nga krahu t’jetèr kuptohet qefè i barabartè
nè Familje.
..”katër krerët e policisë së Republikës Folklorike shqiptare”.. pershkrim me te sakte nk ka.. ne Shqiperi asnje institucion nuk ka seriozitet. kryepolica dhe drejtora policie, si kafshe, me barkun te goja qe hane e pine si derra neper restorante dhe kendojne me cifteli.. ku eshte serioziteti i shtetit ketu..?? kafsheria maloke ka pushtuar cdo institucion ne kete vend, duke e kthyer ne nje han te madh me shtate porta..
ku jeni more barkderrrat e tropojes more kryekriminelat e shqiperise mos kujtoni se rrini gjith jeten ne sherbim te sali kardashit karabushit
Pyetja eshte se ku e di pushteti nga dhe ku rrine opozita???
Vend demokrat ?!?!
ti qi ropt ne pidh ketij muhamet rrumullakut ne 95-96 do tu nisja per itali me ktheu mbrapsh ne durres ky moter qiri .grua qiri .vetem se per 30 mije lireta nuk arrita ti pltsoja 4 miljon sa kerkonte ko rop qir
o mejhone cna pranove…hahahah katalet e Sali Ram Berishes..kokrrat e katunarit jane mbledh bashke…do shofim fundin
Per shkrimin skam ndonje gje,eshte i goditur,por per krahasimet je shume larg kur e quan ministrin puntor operativ.Keta te fundit visheshin e ngjisheshin si tu donte trapi dhe nuk jane si Muli qe ne kemishen e bardhe,kopsen e bardhe e qep me fije te zeze dhe kostumin firmato te dhuruar pa leke e vesh me kepuce me kambale.
Aman dhe ti Lorenc qe pret te lexojne libra keta.Ata qelben era hudhra mor cun.Ata jane barbare,te eger,ligesira.Lypset me i zhduk nga faqja e dheut,jo me ju kerku doreheqjen.Duhet me jua hedh celsat ne det nje here e pergjithmone.Felliqesira,te pabese…te pa fe..
Disa gazetare gra menjehere u dashuruan me lakuriqesine e Edvinit. Por nuk mjaftojne vetem gazetaret femra sepse me Edvinin jane dashuruar shume gazetare edhe meshkuj, profili Edvinit …… tani i ka pelqyer edhe Pezes. Me perpare abuzohej se i paskesha pelqyer bazes por kjo u pa se Edvini tani me fotot nudo qe ka paraqitur ka bere per vete mbi 4 a 5 gazetare te ndryshem..
Dua ti them Nastradinit, Veronikes dhe Alpinit, qe nuk ishin dakort me mua ne artikullin e Enver Hoxhes.
Sa ndryshim ka kjo foto ku perpilohet dhe specifikohet vrasja e nje dhe ato takimet e fshehta te ish-ave te shtetit enverian, ku ftilloheshin gjithashtu se kush duhet te jetoje dhe kush duhet te shkoje ne ate bote.
Dhe dallimin e kohes se Enverit dhe Saliut, natyrisht qe fillon me minus.
Enver Hoxha -10.
Sali Berisha-20
Ky eshte dallimi midis te dyve, juve zoterinj dhe zonja.
O patrik ky rrumbullaku ka qene ne ministri ne tirane ne 95 dhe nuk ka si te kthente ty ne durres. Dhe ti e di shume mire qe as e ke idene kush eshte. Sa per te qire te qin ty ai me gjithe gazetar qe fshin car i telet e te lejon ty.
Rrumbullaku eshte tirons puro e nuk fut alkol ne goje. Vangjeli e di shume mire se ja kerku ndihmen jo pak here. KUPOLA analisteve ju ben qorra sipas se keto artikuj doni. Vangjeli ktu do jete prapeku re te shkruaj kunder Saimir Tahirit e Celibashit qe do heroje kunatin e vet Fatmir Mediun. Para kompjuterit mos u bo trim. Ik se aty ku ka lind e ka shpine jo si ty rrefugjat i perjetshem
O ko.. kandari pse duhet te ishte ne Durres ai koke rrumbullaku per te marre leket. Karra blu.
po pse nuk thu arsyen e vertete pse e ke inat. Se dhe ai e lexon ket artikull dhe mbase do i kujtohej si muhabet e vjen te qin dhe femijet ne sy tat!!! bushtra ai ka dhene doreheqjen ne 96.
Thuaj arsyen e vertet ktu kur shan o plehre.
Turshi kishin o Lorenc Vangjeli mer te qifsha robt e nuk kishin dash ne hell
Lorenc per policine e shtetit ka nje ligj qe ben fjale per depolitizimin.Ky i ndjeri sa thua ti ka ndihmuar presidentit,duhej te largohej nga policia ne vitin 2005.Nga policia u larguan vetem ato persona qe thane “jemi profesioniste dhe nuk merremi me politike”,kurse ato barkederra do jene perseri ne krye se po ndjejne eren e ndryshimit dhe te rilindjes.Lorenc mbaje shenin kete blog se do flasim pas 23 qershorit.
Te nderuar komentatore!
A ju ka shkuar ndonjehere ndermend se Berisha me klanin e tij duke vrare, duke vjedhur, mashtruar e tradhtuar, ndersa shqiptaret duke e nxjerre inatin vetem me fyerje ne internet, bilanci eshte fitore per Berishen dhe humbje per ne? Kjo eshte endrra e tij me e bukur, e bere realitet. A nuk ka ardhur koha te behemi pak me serioze e me praktike ne sherbim te se ardhmes sone te neperkembur prej tij? Ju falenderoj per mirekuptimin!
Kjo fotografi duket si first week contestants of the Biggest Looser.
Shpresoj qe pas 23 Qershorit ti ket ra barku duke shit fara ne ndonje qoshe gjimnazi
e bukur, republika folklorike shqiptare
po pse lodhemi nje lloje si me pd dhe me ps njelloj eshte mjere populli i shkret qe po vuajne se nuk pyt kush as nuk do pyese
Sigurisht qe do tiu vije fundi, por e mira do ishte qe keta injorante te ishin ne male me dele, sepse eshte puna me e mire qe ata dine te bejne. Ndersa piramida jone shteterore eshte me maje poshte, pas 23 qershorit duhet te kthehe me se s’be me maje larte, pra ne maje jane me te miret, ndersa ne baze qendron shumica dhe atehere do kemi edhe aleate te jashte me te cilet do merremi vesh me majat se nuk mund te merremi vesh siç eshte ber tash 100 vjet me bazen sepse baza nuk e ben dot kete prandaj e ka vendin aty.
Me Shqipen qeke drame fare daku. i fute delet mrena ti? Mylle trinen mos harro