Prokuroria dorëzon kërkesën për ekstradimin e Arben Frrokut

5 Mars 2013, 16:27Kronika TEMA

Prokuroria ka dorëzuar kërkesën për ekstradimin e Arben Frrokut dhe Jak Jakut nga Greqia.

Bëhet me dije se Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ajo e Tiranës kanë dorëzuar dosjet në zyrën për marrëdhëniet me jashtë të Prokurorisë së Përgjithshme. Do të jetë kjo zyrë e cila brenda pak ditësh do të përpilojë dosjen për autoritetet greke. Në kërkesë do të jenë të renditura të gjitha provat, si dhe dyshimet që janë ngritur mbi Frrokun dhe Jakun. Ndërkohë që edhe masat e marra në Gjykatën e Krimeve të Rënda për biznesmenin Frroku dhe në Gjykatën e Tiranës për Jak Jakun, do të jenë pjesë e provave për ekstradimin.

Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme pritet të dorëzojë brenda javës dosjen në Ministrinë e Drejtësisë dhe do të jetë kjo e fundit që do t’ia përcjellë autoriteteve greke në Selanik. Dosjet për dy të dyshuarit për vrasjen e komisar Dritan Lamajt, janë hartuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ajo e Tiranës. Frroku po hetohet për vrasjen e ish shefit të komisariatit numër 6 në Tiranë, ndërsa masa ndaj tij u mor nga Gjykata e Krimeve të Rënda në mungesë. Kurse hetimet për Jak Jakun dhe vëllain e tij Ndue Jakun, po i kryen Prokuroria e Tiranës dhe dy vëllezërit akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, pasi në shtëpinë e tyre në Domje të Tiranës u gjet një arsenal armësh dhe një sasi e konsiderueshme drogash.

Arben Frroku dhe Jak Jaku u arrestuan mëngjesin e 25 Shkurtit në Selanik të Greqisë dhe u lanë në burg për 40 ditë nga gjykata greke për armëmbajtje pa leje dhe posedim lëndësh narkotike. Ndërsa e gjithë kjo kohë do të shfrytëzohet nga autoritet shqiptare për ekstradimin e tyre dhe vënien para drejtësisë.

4 komente në “Prokuroria dorëzon kërkesën për ekstradimin e Arben Frrokut”

  1. Ilir says:

    Te shohim se cdo te ndodhe ne kete Shtet katrahure.

    1. FONSI TIRONSI says:

      Sal Hunderrit i rritet huna perdite prej rrenave palimit!
      ja ka kalu ene Shabon Qoses tu u grric me te gjith.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/non-stop-one-stop-shop-albania-made-in.html

  2. ajdin says:

    Kush vrete ate qe thote Sala,neser del i pa fajshem.

    Kush vjedh,nje veze pule denohet 10 vjete BURGE.
    Kush i’ka duarte ne gjepa,pushkatohet.
    Ndalohet levizja pas ores 10 te mbremjes
    Ndalohet levizja mbi 2 veta.
    O MILET tellalli po betet,eshte urdheri i mretit Sali.A DEGJONI?
    HE>>>>HE…..Pasha Dervish Luzhen,tana kam mi ba.
    He..he..sa djem nanash jane ne burgjet e Greqis qe po kalben?
    Keta zagar duan kerkes prokurorie Shqiptare.
    O milet,SALA E KA VRARE,cfare prisni?
    Kushe e ka rradhen te vritet?
    Cdo votime Sala ka vrare deputet,kush e dine?
    Une theme Bala.!!!!!!!!!!!!!!Ju?

  3. dritani says:

    Kerkesa ka gabime te “vogla” ligjore keshtu qe ai lirohet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje