Dëshmitarët okularë të vrasjes së Lamajt, nën presion nga njerëzit e Frrokut

8 Mars 2013, 10:31Kronika TEMA
Dëshmitarët okularë të vrasjes së Lamajt, nën

Lule në vendin ku u vra Lamaj

Informacionet e fundit flasin se të afërm të Arben Frrokut kanë filluar lëvizjet për të siguruar prova për lirimin e biznesmenit, ndërsa kanë tentuar të pyesin edhe personat që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Një gjë e tillë është konsideruar si “presion” nga ana e grupit hetimor, ndërsa është ndërmarrë një plan masash për të mbrojtur këta persona, që konsiderohen nga prokuroria si personat kyç që mund të zbardhin ngjarjen e 24 shkurtit.

“Ditët e fundit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa persona dhe janë interesuar se kush kanë qenë dëshmitarë okularë. Janë pyetur një sërë personash, ndërsa këto informata i kanë marrë  edhe agjentët civilë të policisë, që kishin shkuar për të ruajtur sigurinë fizike të familjes së kryekomisar Dritan Lamajt”, kanë pohuar për gazetën Shqip burime nga Policia e Shtetit.

Sipas informacioneve, rezultojnë të paktën tre dëshmitarë okularë që e kanë parë skenën, emrat e të cilëve janë mbajtur sekret, me qëllim që të mos influencoheshin nga mbrojtja, pasi gjithmonë provat me dëshmi janë të luhatshme.

Një nga dëshmitarët ka treguar momentin para vrasjes. Ai ka qenë personi i fundit që ka takuar kryekomisar Lamajn.

Dëshmitari i dytë ka parë autorët duke qëlluar në drejtim të automjetit tip “Lancia” dhe ka pohuar se në automjet kanë qenë më shumë se dy persona.

Dëshmitari i tretë është komshiu i Dritan Lamajt, që e ka transportuar në spital në momentin që kishte marrë 11 plumba. Këtij të fundit i ka lënë edhe amanetin e fundit, të cilin e kishte për t’i ruajtur vajzën, ndërsa i ka belbëzuar “më vranë”.

Të tre këta dëshmitarë kanë treguar të dhëna të rëndësishme për hetimin, ndërsa është ngritur një plan masash për ruajtjen fizike.

5 komente në “Dëshmitarët okularë të vrasjes së Lamajt, nën presion nga njerëzit e Frrokut”

  1. Dean says:

    Bravo maloket.Aty punoni

  2. ismeti says:

    po qfar sekreti, e kan hanger mutin tash duhet me pagu ,kta matrapazet e policis kishe polic , kriminel ordiner

    1. shqiptari says:

      fol shqip or Gege!

  3. koretniku says:

    o ‘gazetar’ po prap me kete avazin e komshiut per te cilin ruhet anonimiteti per arsye sigurie?! ore, nqs e dini dhe nr. e deres thuajeni or ‘burra’ se u pa puna…gazete me gazetare pallash qe skan haber nga lajmi, vetem doni te shisni!

  4. Boll says:

    Si gazetaret dhe policia po i mbajne sekret deshmitaret vec po ngushtojne rrethin shkuan tek komshiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje