Shpërthim i fuqishëm në uzinën e Ballshit, tre të plagosur

9 Mars 2013, 12:00Kronika TEMA

Një shpërthim i fuqishëm në uzinën e qytetit të Ballshit ka vënë në alarm sot banorët e kësaj zone.

Lajmi për zjarrin është konfirmuar nga vetë shefi i zjarrfikëseve në qytetin e Ballshit. Sipas tij uzina është përfshirë nga flakët si pasojë e shpërthimit të një depozitë të nëndheshme me naftë në këtë uzinë, raporton Ora News.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur shefi i këtij reparti dhe një punonjës të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Fierit në gjendje të rëndë, ndërsa një tjetër person, që mendohet të jetë roja i repartit është plagosur gjithashtu dhe pritet të transportohet drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Ndërkaq në vendngjarje gjenden uniformat blu dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien në kontroll të situatës dhe shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa dyshohet se shpërthimi ka qenë aksidental pasi në momentin e incidentit punonjësit kanë qenë duke pastruar depozitën.

5 komente në “Shpërthim i fuqishëm në uzinën e Ballshit, tre të plagosur”

  1. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Nese do isha une si Taçi, me gjithe keto bela qe kam qe nga pagesat per tatimet, me azeret, me shtetin per privatizimin e Alb-Petrolin, do e provokoja vete nje dicka te tille sepse fus ne loje kompanite e sigurimeve nga njera ane por nga ana tjeter me jep kohe per te menduar per te zgjidh teleshat qe kam ne kurriz.

    Nuk e di a eshte bere pishman Taci qe ka bashkepunu me Berishen, por nuk me duket se i ka punet mire.

    Nje sygjerim kam une per te e fatin e tij : shto rojat personale.

  2. Fllad says:

    Keshtu eshte kur shtetin dhe ekonomine ( perfshi edhe teknologjine) e drejtojne maloket dhe fshataret e dhive.

  3. jani says:

    Ca I do rojet Taci per mendimin tim te zere nje dashnore ti fuse dy viagra ne darke dhe te ike per lesh , por I lumtur se me keta qe eshte mpleksur veshtire e ka

  4. fieri says:

    Po Gjinoja pesoi gje mor amaaaaaaaaaaaaaan

  5. shvejk says:

    Ishallah ja fus kot por edhe Gerdeci nje te shtune ndodhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje