Raporti i SHKB: RENEA, pa sigurim jete përballë krimit

12 Mars 2013, 10:17Kronika TEMA

Në komisariatin special “RENEA” mungojnë sistemet TIMS të adresave të komunikimit të brendshëm, certifikatat e sigurisë për punonjësit e të gjitha niveleve, ndërkohë që në strukturat e policisë mungojnë strategjitë për hetimin e ngjarjeve të vjetra.

Ky është një prej konstatimeve  që vihet re në analizën vjetore të Strukturave të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.

Një nga problemet kryesore është se punonjësit e kësaj njësie nuk e kanë jetën të siguruar, raporton GSH.

SHKB në raport thekson se për një vit ka dërguar 105 çështje penale në prokurori.

“Duke marrë shkas nga ankesat e shtetasve, ka nisur hetimi për 12 raste, ndërkohë që janë ndëshkuar me masa disiplinore 70 punonjës policie. Gjatë vitit të kaluar SHKB-ja ka referuar pranë Prokurorive të Rretheve Gjyqësore 105 çështje penale për 132 punonjës polici. Për vitin 2012 janë konstatuar 80 raste ku punonjësit e policisë kanë kryer shkelje disiplinore”, theksohet në raportin e SHKB-së.

Gjatë inspektimit që SHKB-ja ka ushtruar pranë strukturave të  Migracionit dhe Kufirit, problemi më i madh është mungesa e burimeve njerëzore për mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufirit, duke theksuar se edhe procedura e miratimit të lejeve shpesh rezulton si burokratike.

5 komente në “Raporti i SHKB: RENEA, pa sigurim jete përballë krimit”

  1. Andreas says:

    ne vendet serioze me polici serioze, keto demostrime “aftesie” qe tregohen ne foto, i bejne neper poligone e vende te posaçme per stervitje e jo ne mes te sheshit ne qendrat e qyteteve.

  2. Pelasgian says:

    sa mire e keni , VDEKSHI ISHALLA JU E TE GJITHE MOTER*IRAT E POLICISE !

    per me e mbrojt sali serbin jeni te gatshem me vra edhe rob te pafajshem !

    Ju vrafshin sa me shume kriminelat se ju jeni edhe me te poshter !

    1. Robt policeve me gjith Mulin says:

      Amin!!!!

    2. berati_KOSOVE_germony says:

      Keni konsiderat ndaj policis mos beni ofendime policia nuk ka faj por politika qe i derigjon ata policia vepron me zingjirin komandus.
      Ka raste kur naj polic devion nga detyra por duhet vepruar me koh kur ka raste te ketilla si p.sh Kosove jan suspendu 4 polic qe kan morr rushfet 18 ero…

  3. berati_KOSOVE_germony says:

    E si mund policia pra te ofroj siguri per te tjert kur ajo ska siguri per veten e vet edhje ne ketu kushte nuk kan vullnetin per me vepru ne rastet kur ka krime shpresoj qe kjo shum shpejt do rregullohet edhe policia mos ta ndjen at brengen qe i vret qdo dit kur perballen me krimin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje