“Mëshirë”, ka qenë fjala e vetme që ka shqiptuar dje në sallën e gjyqit 19- vjeçari Xhevit Malkaj, i pandehuri për masakrën e Belishovës, para se Gjykata e Fierit ta dënonte me 25 vite burg për vrasjen dhe djegien e dy bashkëfshatarëve të tij Hasbie dhe Enver Myftaraj.
Mirëpo pas dënimit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i familjarëve të viktimave, të cilët janë shprehur se vendimi nuk është i drejtë dhe kanë kërkuar edhe gjykimin e babait të të pandehurit, Bajramit.
“Kjo tregon se këtu nuk ka shtet. Ky nuk është gjykim i drejtë. Ai duhet të dënohet me burgim të përjetshëm dhe duhet të gjykohet edhe babai i tij si bashkëpunëtor. Ne nuk do ta lëmë me kaq këtë çështje. Do ta apelojmë në Vlorë”, ka deklaruar Fatmiri, i vëllai i Hasbijes.
Më tej kanë reaguar edhe të afërm të tjerë.
“Kush është ligji? Ky? Çfarë do të thotë kjo, që dikush mund të vrasë, të masakrojë njerëz dhe të mos dënohet me burgim të përjetshëm, por vetëm me 25 vite burg? Jo! Kjo është drejtësi e munguar, prandaj ne do të ankimojmë çështjen derisa autori të marrë dënimin që meriton”, citohen ato në gazetën Shqip.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 26 tetor, kur të dy bashkëshortët u gjetën të vrarë dhe të djegur brenda lokalit të tyre.
Ju mire e keni qe revoltoheni por gjykatesit cfare tu benin parave qe u jane afruar ne kembim te denimit ti refuzonin ato? Jo o njerez te mire ne nuk kemi nga ata lloj gjykatesish qe ti thone drejtesise po dhe korrupsionit jo. Mjere ata qe iken por ketij shteti nuk i behet vone per te gjallet jo per te vdekurit.
” KY ESHTE SKANDAL ”
E si mundet qe ne nje vrasje te dyfishte te kete nje denim te tille.
19 vjec eshte tjetri sot,shtoi dhe 25 pas burgut dhe vajti 44. E si mundet te levizi i lire perseri ky njeri pas kesaj drame qe shkaktoi!
Do te doja qe asaj trupe gjykuese ti vriteshin te dy prinderit qe ka secili dhe te gezohen pas nje denimi prej 25 vjetesh qe do marri vrasesi i prinderve te tyre!
T U R P !
fjalet e tuaj jane shume te renda dhe ju qe i keni shkruajtur keto fjale e pare pune tju vije turp nga vetja juaj,sepse niveli juaj nuk besoj te jete i larte sepse nuk e kuptoni qe gjykata ka dhene denimin maksimal.neni 404 i Kodit te procedures penale thote:kur gjykata cmone se ceshtja mund te zgjidhet ne gjendjen qe jan aktet,vendos gjykim te shkurtuar.Ne te kundert refuzon kerkesen.me pak fjale gjykata nuk kishte cfar hetonte pasi i pandehuri kishte pranuar gjithecka dhe nga provat e mbledhura nga prokuroria gjithcka eshte e qarte dhe nuk ka vende per hetime te metejshme.dhe ne baze te nenit 406/1 te Kodit te Procedures Penale:kur jep vendim denimi gjykata e ul denimin me burgim ose gjobe me nje te treten.Denimi me burgium te perjetshem zvendesohet me 25 vjete burgim.Pra e kuptone qe gjykata i ka duart e lidhur sepse kaq e parashikon ligji denimin e tij.Dhe te dashur lexues mos flisni kote pa i ditur gjerat mire sepse mund te percillni informacione te gabuara per te gjithe dhe te mendoni se ska drejtesi sepse ne kete raste drejtesia ka qene shume e drejte.
kot bertisni kjo pune ka marre fund sikur se dini ne cfare shteti jetoni
Cfar ftyre e nyt!
Dhe perfytyro qe ky tip vetquhet “bir i shqipes”!!!
Ky vec bir kurve mujt me ken.
Bir I korbit..
Çfare lehtesirash mund te kete patur ky i pandehur ne gjykim,çfare krimi tjeter mund te beje nje njeri ne kete vend dhe te mos denohesh me burgim te perjetshem,a mos vadhe eshte pranuar gjykimi i shkurtuar.