Hakmarrja mes fiseve Tragaj dhe Shehu duket se ka shkaktuar ngjarjen e radhës kriminale në vend. Mëngjesin e së enjtes makina e të vëllait të autorit të vrasjes së Sulejman Shehit ka shpërthyer si pasojë e një sasie të konsiderueshme tritoli të vendosur në pjesën e poshtme të saj. Shpërthimi ka ndodhur në makinën tip “Range Rover” me targa AA 474 AA pranë një kompleksi tek Ura e Dajlanit në Durrës. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, dhe pse në makinë kanë qenë dy persona. Nga hetimet paraprake, mësohet se tritoli nuk ishte vendosur mirë, ndaj gjatë ndezjes së automjetit ka shpërthyer duke rënë nga mjeti. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm duke tronditur zonën, por fatmirësisht as 2 personat që ndodhshin në automjet, as dëshmitarë në vendngjarje nuk pësuan dëme. Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje bëri të ditur se automjeti është në pronësi të shtetasit Vilson Traga, vëllai i Ardian Traga, i arrestuar si autor i vrasjes së Sulejman Shehit dhe Durim Pashalliut. Megjithëse burimet zyrtare të policisë thanë se po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, mësohet se pista kryesore e hetimit është ajo e konflikteve që ekziston mes dy fiseve, Shehi dhe Tragaj në qytetin e Durrësit.
Masakra
Konflikti mbi pronësinë shkaktoi një ndër krimet më të rënda të ndodhur në verën e vitit të kaluar, pranë një resorti turistik në Malin e Robit. Gjithçka ka nisur thuajse dy vite më parë, kur Ardian Tragaj përuroi resortin e tij “Ura Li”, pranë bregdetit të Durrësit. Por sipërfaqen prej 1.5 hektarësh, ku shtrihej resorti, e pretendonte dhe familja e Sulejman Shehut. Denoncimet e shpeshta në polici apo dhe nisja e proceseve gjyqësore mbi të drejtën e pronësisë, jo vetëm që nuk paqtoi familjet, por konflikti degjeneroi në përleshje me armë duke shkaktuar dy viktima dhe disa të plagosur. Më 25 korrik Ardian Tragaj qëllon me armë mbi pjesëtarët e familjes Shehu, të cilët e kërcënonin për atë pjesë toke. Nga të shtënat mbetën të vrarë Sulejman Shehu dhe Durim Pashallari. Ky i fundit ishte roje në objektin e Tragës dhe është vrarë aksidentalisht. Të plagosur mbetën gruaja dhe djali i viktimës Shehu, përkatësisht Erjon dhe Beglie Shehu.
Pak pas ngjarjes, Ardian Tragaj u vetëdorëzua në polici. E ndërsa për grupin e hetimit ngjarja kriminale kishte motiv të vetëm, atë të pronësisë, sërish një prej autorëve të këtij krimi ndodhej i lirë. Vetëm pak kohë më parë policia e qytetit të Durrësit bëri të ditur se ka arrestuar shtetasin Leonard Tragaj, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohej se bashkë me të vëllain e tij ishin autorët e masakrës së ndodhur në korrin e vitit të shkruar. Në deklaratën zyrtare policia e qytetit bregdetar tha se 33-vjeçari dyshohet se bashkë me vëllain e tij, Ardian Tragaj, ishin autorë të vrasjes së Sulejman Shehut dhe Durim Pashalliut.
Piktor kriminel si Rama!!!
Kriminel eshte Rama..Kriminel eshte dhe populli qe si dha fund fares tende ne 97-en…
i vetmi krim i rames eshte qe merret me politike per te shpetuar edhe ty nga perbuzja qe te behet sapo marrin vesh qe je shqiptar. kushedi cfare i thua njerezve andej nga jeton ndoshta italian apo grek por megjithate kam pershtypjen se jeton ne bathore
Ben Chicago kriminel ti
e ai qe te beri
te shtrember si
donkishot i Sailut.
o ben JEVGU,C,KEMI SI TE KA SHKU PUNA,???JE NJE KAMPION ME THANE PER VJEDHJE XHEPASH,KE ZONE KE TANI??BANK-KINOSTUDIO??NGELE NJE BYTHQIR..