Shemsie Kadria mori hua duke premtuar interes 20 përqind

18 Mars 2013, 11:29Kronika TEMA

Një nga viktimat e fundit e mashtrimeve të Shemsie Kadrisë, ish- drejtuese e firmës piramidale “Gjallica”, ka dëshmuar se ajo i ka marrë 1.7 milionë lekë të rinj fajde, duke i premtuar kthimin me interes 20 përqind.

Në vendimin e gjykatës së datës 7 shkurt 2012, thuhet se djali i të dëmtuarës Flutura Kambolli është njohur me djalin e shtetases Shemsie Kadria pasi kishin punuar bashkë. Nisur nga njohja e tyre, Shemsie Kadria ka shkuar në banesën e Flutura Kambollit, duke krijuar nga ajo ditë marrëdhënie familjare.

Shemsie Kadia i ka thënë gruas së dëmtuar se kishte aplikuar për leje ndërtimi në zonën e Freskut, komuna Dajt- Tiranë, dhe për këtë arsye i duheshin lekë.

Kambolli i ka dhënë fillimisht shumën prej 600.000 lekësh të rinj dhe më pas i ka dorëzuar edhe disa shuma të tjera. Me këto pagesa shuma e arritur në total ka arritur vlerën 1.700.000 lekë, dhe Shemsie Kadria do t’i jepte interes prej 20 përqind në vit.

Pasi ka dhënë paratë, dy gratë kanë humbur kontaktet dhe në këto kushte Kambolli ka bërë denoncim në polici.

Nga hetimi është vënë re se Kadria i ka marrë lekët dhe ka filluar të paguajë interesat, të cilat kanë joshur Kambollin për  të dhënë shumat në vazhdim.

Pas hetimit të kryer nga prokuroria, u zbulua se Kadria kishte  mashtruar edhe qytetare të tjera, duke e çuar në 200 milionë  lekë shumën totale të përfituar.

Ndonëse ka disa muaj që Shemsie Kadria ka humbur gjurmë, prokuroria ka dërguar në gjykatë dosjen më 7 mars 2013, për kryerjen e veprës penale të mashtrimit me pasoja të rënda, shkruhet në gazetën Panorama.

20 komente në “Shemsie Kadria mori hua duke premtuar interes 20 përqind”

  1. Andreas says:

    baxhelle nga emri, baxhelle nga mbiemri, baxhelle nga surrati, baxhelle nga morali. ptuh… sikter milet!

    1. Kela says:

      Mos u çudisni te dashur me gjera te tilla. Shteti po kerkon Shemsien po sa Shemsie ka sot ne Shqiperi. Ajo ka humbur dhe si dihet adresa po te tjereve qe ju dihen dhe spo ben gje shteti psh Syrie Koçi me Skender Koçin xhaxhai dhe xhaxhesha e Greta Koçit sa veta mashtruan dhe jetojne te lumtur ne Spanje mes pishinave. Sa here vete ndonjeri qe ka qen mashtruar nga ato e ju kerkon parate i nxjerin fotot e Sali Berishes me Greten. Kur nuk munden, dergojne çupken neper takimet per ti genjyer . ha ha ha familje bordello. Gruaja e pare e babait te Gretes ka qen arrestuar per mashtrim por kjo xhaxhesha Syrije e Koçi e paska pas te forte ate ‘mikun’hahhahahah

    2. Erjon says:

      E di Olta Xhaçka ku është mami Shemsia.

    3. Pilo Lala says:

      Shemsijet lulezojne kur eshte Sali Berisha ne pushtet. Cfare perdorin keta, qe ju marrin leket? Kush i ndihmon keta ne Qeveri? Sa rrysgfet japin keta hajdute per nje foto, apo nje darke me Kulishin? Pangon? Berishen? Argiten?

    4. NE ATO MAJA, RRIPA RRIPA (dy here ta hipa) says:

      E mos i beni edhe ju!! I duheshin edhe ca leke te tjera dhe i mori ?
      A nuk mori edhe Bleona 2 milione $ per Turin e saj wordwide Bathore-Qeret vajtje ardhje?
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/bleona-what-about-this.html

  2. Epirioti II says:

    E po kaq gomar sa eshte ky milet, cdo kriminel mund te beje kokrren e qejfit e cdo diktator mund t’ja u pi gjakun per dyzet vjet.

    Me i dhone nje makine me leke me fajde Shemsie Kadrise?! Pu, pu, pu, puh.

  3. anonim says:

    epo paska budallenj qe akoma i japin leke kesaj !

  4. KUR KE QEVERI PIRAMIDALE ,,,PIRAMIDALIZMI LULEZON PA SHKEPUTJE !(po nuk mori vesh ky lloj populli se nuk jepen paret sic mund te japesh nji kafe cdo te panjohuri ne rruge ?)

  5. dritani says:

    Idiotesia nuk eshte semundje e kurueshme.
    Por nga ana tjeter shteti duhet te mbroje idiotet nga veprimet e tyre.

  6. pelivan says:

    Eh,more leku fajdes,
    te mblodha pes e nga pese,
    prap tej ures se Qabese!
    sa m’qeshi buz’e qesese,
    vjen dreqi mo paste pjese
    dhe me thote:-Jepja Shemshese!-
    Me thote dhe shtepine t’a shese,
    tek nje xheneral me bese!
    Po c’te bera moj shurdhjese?!
    Tani pres,vetem te vdes,
    se verdall i vi halese,
    shterngohem,po s’kam c’te dh….!

    1. rinia says:

      SI KA MUNDESI QE NE SHQIPERI KA KAQ BUDALLENJ
      TE VJEN TJETRI TE KERKON PARA DHE TI I JEP , PASTAJ SHKON HANKOHESH NE SHTET.

  7. shvejk says:

    NJe popull qe pranon te qeveriset perseri nga Saliu pas asaj qe beri ne 1997 nuk e ka problem qe te mashtrohet perseri edhe nga Shemsia.

  8. Koz Dynjaja says:

    – DUAM PARAT TONA ,DUAM PARATE TONA – !!!!! ????? ama humor…..

  9. era says:

    Po more shvejk ke te drejte nuk na i ka fajin njeri. Ka kaq shume cuba idiote dhe injorante sa po marin ne qafe dhe pjesen tjeter te popullit.
    Jo para por dhe shpirtin nuk do e doja po te ma jepte ky pervers shpellash vegel e serbeve.

  10. Kadriu says:

    Pyes veten si ka mundesi dhe me cfare aftesie i ka bere 17 milion leke kjo e mashtruara kur ajo nuk ka tru me shume se nje peshk,Mund ti falej po te ishte mashtruar nga ndonje i panjohur por nga haneme kadria pupupupupu prandaj ky popull votoi perseri per saliun ne 2005 sepse nuk ka memorje ose ka tru peshku.

  11. qwe says:

    Nuk quhet borxh. Ka nje emer tjeter : FAJDE.

  12. alban4eva says:

    shtet shkerdhate dhe popull dele.. kesaj i duhen hedhur celsat ne det dhe jo ta lesh te livadhisesh.. na del ne foto aty e lyer, e ngjyer, e veshur mire dhe e profumosur me paret qe u ka vjedh shqiptareve..

    po mire te na e bejne, ne jemi popull lokalesh dhe telenovelash..!!

  13. Aldo says:

    Heren e pare e ka fajin hajduti qe me vjedh, heren e dyte e kam fajin vete po me vodhi!

  14. mergim tari says:

    Kur behen gjerat nga fukaralleku financiar edhe falen…..

    Por kur fukaralleku arrin deri ne tru te vogel, atehere mire ua ben Shemsija, mire ua ben Saliu, mire ua beri edhe NANO qeflliu qe ju genjeu duke thense se do i kthente paret 100.

    Qe nje pjese e popull eshte hajvan, kjo dihet pasi voton BISHEN, por qe hajvanlliku te arrije ne kete shkalle SIPERORE ABSOLUTE, kjo eshte surreale.

  15. Gezimi says:

    Pse ore, akoma gjalle eshte kjo monstra e fajdeve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje