Ekzekutoi 17-vjeçaren dhe gjyshin e saj për gjakmarrje, arrestohet 34-vjeçari

18 Mars 2013, 16:32Kronika TEMA

Arrestohet vrasësi i vajzës 17 vjeçare dhe gjyshit të saj në fshatin Kir të qytetit të Shkodrës. Policia e Durrësit ka bërë të ditur se të hënën, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, ka arrestuar Arjan Prrojin. Sipas informacioneve zyrtare, vrasësi i vajzës 17 vjeçare u arrestua gjatë përpunimit të pasagjerëve të tragetit “Michela”, i linjës Ancona – Durrës.  Prroji ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim penal datë 27.12.2012, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim kryer  në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”. 34 vjeçari akuzohet se më datë 14.06.2012, rreth orës 15.40, për motive hasmërie, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë vrarë Marije Qukajn  dhe gjyshin e saj 70-vjeçar, Kole Qukaj, banues në fshatin Kir.

Në mesin e qershorit të vitit të kaluar, Marie Çukaj 17 vjeç dhe gjyshi i saj Kolë Çukaj, 70 vjeç, u ekzekutuan me armë zjarri ndërsa ishin duke punuar në tokën e tyre, pranë shtëpisë ku jetonin. Vajza vdiq në vend, ndërsa gjyshi i saj ndërroi jetë rrugës për në spitalin rajonal të Shkodrës.

6 komente në “Ekzekutoi 17-vjeçaren dhe gjyshin e saj për gjakmarrje, arrestohet 34-vjeçari”

  1. ehhh says:

    KUR NUK KA SHTET ESHT NE PUN VETGJYQESIM POOOOR VETGJYSIMI VRET DHE NJEREZ TE PAFAJSHEM!!

    E PER CA E KAPET?? KOT.. AI VRASJEN E KA BER DY JET NJEREZISH KA MARR!!!

    KANUNI I LEK DUKAGJINIT NUK THOT TE VRASESH NJEREZ PO KRIMINELET E KAN KTHYER SI TE DOJN ATA

  2. Horri i Bulevardit says:

    Polici eshte ajo qe ne pamundesi per ti denuar me vdekje, disa monstra duhet ti vrase ne vendin e ngjarjes, si tentative kunder policise, kjo eshte metoda me e drejte se duket sikur jane shtuar shume monstrat, del ai qeni dhe deklaron se ja hodha trupin 11-vjecarit ne plehra dhe e pashe se e mori makina, ska ligj qe e denon kete lloj mostre edhe kete plehr qe vret nje vajze qe duket si engjell te pafajshme, vritini ne vend se shoqeria sdo tju ndeshkoje, por do tju jete mirnjohes qe i hiqni qafe keto plehra qe skane asgje te perbashket me njerzit.

  3. Dyrrahu says:

    Një fjalë e urtë e Anton Cettes, bënte që të faleshin gjaqet.
    Një fjalë e vrazhdë e Sali Berishes, bën që të bëhen gjaqet.

  4. ismeti says:

    facen si te sales kriminel

  5. Gjok Martini says:

    Vrasje makaber vret nje vajze qe me “Knunin e Lek Dugagjinit” nuk lejohet te vritesh vajza e gra, femije.
    As nje 70 vjecar nuk vritet se eshte i kaluar ne moshe!
    Kjo gjakmarrje duhet denuar maximalisht dhe pa meshire kemi me ruejte Gjykatan e Shkodres se cvendim merr a do punoje “rushfeti” apo drejtesia. Gjak derdhja nje vajze te re dhe nje plake 70 vjecar nuk eshte nder per at familje apo fis, jane te turperuar per 700 vjete!
    Nuk fiton nderin Fisi por mbetet i turperuar per gjithe jeten e ekzistences se fishit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje