Gjykata lë në burg Përrenjasin, KSHH kërkon që media të bëjë kujdes me raportimet për këto ngjarje

20 Mars 2013, 12:12Kronika TEMA

Ardian Përrenjasi është përballur për herë të parë me togat e zeza në Gjykatën e Tiranës, ku iu komunikua masa e sigurisë arrest me burg.

Prokuroria ka ngritur ndaj Përrenjasit akuzën e “kryerjes së marrëdhënieve homoseksuale me dhunë me të mitur” në dëm të 10-vjeçarit A.C.

Ndërkaq, ndaj tij ende nuk ka një akuzë zyrtare për vrasjen e Julian Çelës, djalit të zyrtarit të lartë të SHISH-it.

Ardian Përrenjasi pretendon se ka hedhur trupin e pajetë të 11- vjeçarit, Julian Çela, në plehra dhe është marrë dhe është dërguar sërish në grumbullin e mbeturinave në Sharrë për të treguar se ku e ka hedhur të miturin.

Ndërsa në një deklaratë për shtyp, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka shprehur indinjatën e thellë duke kërkuar gjykimin e shpejtë e profesional të autorit të këtyre krimeve.

KSHH ka deklaruar se shpreson që KLD do të analizojë me thellësinë e duhur situatën dhe do të nxjerrë përgjegjësitë e mundshme të organeve të drejtësisë, jo vetëm për çështjen konkrete, por dhe për menaxhimin në përgjithësi të drejtësisë lidhur me kriminalitetin ndaj të miturve.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit gjithashtu ka tërhequr vëmendjen edhe ndaj medias.

“KSHH i sugjeron medias që, në respekt dhe zbatim të Kodit të Etikës Gazetareske, në faqet e shtypit apo në ekranet televizive, të mos publikohen fotot e të miturve, viktima të veprave kriminale, si dhe të dhënat e tyre personale pasi kjo gjë ndalohet me ligj,” thuhet në deklaratë.

2 komente në “Gjykata lë në burg Përrenjasin, KSHH kërkon që media të bëjë kujdes me raportimet për këto ngjarje”

  1. liri a vdekje says:

    mire qe nuk ish shefkija ta linte me detyrim paraqitje se skish rrezik apo jo o prokurori demir apo si e kishe emrin

  2. ben tirona says:

    GJykata ka dhene vendinm te drejte per pedofilin.Ngushellime per familjen se jam prind vete dhe imagjinoj sa e tmerrshme eshte ,mirepo duhet zene nga koka. Banoj ne nje vend te BEse ne qofte se kujt i kujtohen politikat e enverit qe policia i njeh njerzit e komunave kush jane me precedent,apo me probleme.Kurse ne shqiperi per aresye politike ose biznesi vendi u popullua 4 fish,perfituan te miret,dhe SALIU,qe e ktheu tiranen ne anarshi per aresyet e veta ,sic ndodhi me gerdecin……..te pafajshem…….ska fajtor……nuk arij te aresyetoj perse europa jep azil per shqiptaret akoma ne 2013,meret me nend,komandohemi nga nje KRIMINEL.KRIMI eshte rrugeve,HORRORR PER SHQIPTARET ESHTE PASIGURIA QE TIRANEN E KOMANDOJNE NJEREZIT E KADAVRES SALI,jo policet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje