Mosgjetja e trupit të Julin Çelës duket se do të ndikojë në masën e dënimit që gjykata do të shpallë për Ardian Përrenjasin, i ashtuquajtur “Monstra i Laprakës”.
Dhe gjatë ditës së mërkurë kanë dështuar të gjitha përpjekjet për gjetjen e kufomës në landfillin e Sharrës, aty ku pedofili thotë se ka hedhur trupin e 11- vjeçarit.
Prokuroria e Krimeve të Rënda deri më tani nuk ka ngritur asnjë akuzë për vrasje ndaj pedofilit, megjithëse Përrenjasi ka pranuar se ka vrarë djalin e nëndrejtorit të Antiterrorit në Shërbimin Informativ Shtetëror.
Mëngjesin e së mërkurës ndaj Ardian Përrenjasit është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërkohë që prokuroria ka bërë me dije dhe akuzën që rëndon mbi 45- vjeçarin.
Sipas prokurorit, Sajmir Hysi, arrestimi i Ardian Përrenjasit është bërë në flagrancë nga policia, pasi ai është gjetur i fshehur në banjë së bashku me djalin e mitur.
Duke paraqitur provat, kryesisht dëshminë e pedofilit për krimet, prokurori Hysi kërkoi nga gjykata vleftësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për akuzën e “marrëdhënieve seksuale me të mitur”.
Në kërkesën e prokurorit nuk është përcaktuar asnjë akuzë për vrasjen e Julian Çelës, megjithëse pedofili ka pranuar për grupin e hetimit se mbrëmjen e 30 nëntorit ka vrarë 11- vjeçarin.
Nisur nga akuza që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur mbi Ardian Përrenjasin, në bazë të kodit penal, 45- vjeçari rrezikon të marrë si masë dënimi 7 vjet heqje lirie.
“Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me fëmijë të mitur, që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç ose me të miturën që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet”, thuhet në nenin 100 të Kodit Penel, nen ky që përcakton dhe akuzën e ngritur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Po kështu ligji përcakton se dënimi është maksimal ky marrëdhënia kryhet në bashkëpunim apo është e përsëritur. Nisur nga procesi i zhvilluar gjatë seancës të së mërkurës, në gjykatë ndaj Ardian Përrenjasit nuk është referuar asnjë rast precedent, madje ndaj tij nuk është formuluar as akuza për vrasjen e Julian Çelës.
Ardian Përrenjasi u arrestua tre ditë me parë në banesën e tij me qira në zonën e Laprakës, me akuzën e rrëmbimit dhe dhunimit seksual të një 10- vjeçari.
Gjatë marrjes në pyetje në rajonin e policisë, i akuzuari si pedofil, Ardian Përrenjasi ka deklaruar autorësinë dhe në vrasjen e djalit të punonjësit të SHISH, që rezultonte i zhdukur që prej nëntorit të vitit të kaluar.
KRIME SEKSUALE
Neni 100
Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur
Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me fëmijë të mitur, që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç ose me të miturën që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga shtatë gjer në në pesëmbëdhjetë vjet. Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose me dhunë, ose kur i janë shkaktuar fëmijës së dëmtuar pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës së mitur dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet.
Me falni per shprehjen ,TA DHJEFSHA LIGJIN. ky duhet varur ne litar dhe e ka pak. Me vjen vertete keq pe prinderit e femijes te vrare nga kjo gjeme e madhe qe i ka ndodhur,por po isha une do kisha shitur edhe shtepine dhe te gjitha leket do i harxhoja qe tja nxirrja shpirtin me zor ketij zagari.
Mos thoni asgje trupi nuk gjendet se jane trafikuar organet e tij dhe ai mund te jete ne ndonje themel betoni, nuk gjendet me se jane te organizuara gjerat nga mafia dhe brenda eshte edhe policia apo prokuroria nje m….. jane te gjithe. Vetem babai i Julianit le ta gjeje te verteten dhe te zbuloje rrjetin e tarfikut.
7 vjet???????????
per vrasje te pranuar ??????
ci keni keto qe shkruani apo….. futja kot
Kerkoni kerkoni se do ta gjeni, shkoni pyesni se mse geni andej lart nga kupola e policise se mos kane leidhje me ndonje rrjet trafikimi organesh. Vetem i jati duhet ta kerkoje drejtesine dhe te mos i besoje asnjeriu se djali i tij mund te jete trafikuar per organet se per adaptim ai eshte i madh.Te mos shpresoje se do ta ndihmoje shteti se shteti eshte qelbur fund e krye. sali Berisha e ke mendjen te shikoje se cfar kravate ka veshur Edi Rama nuk shikon sistemin e qelbur te drejtesise.
Atehere kjo ben mu qe ky monstra eshte karremi i nje rrjeti pedofilie dhe trafiku organesh qe mbrohet nga shteti. Mbase Juliani kushedi ku po torturohet tani.
Do rri ne burg deri me 21 qershor ne daten 22 qershor do dali i pafajshem se nuk ja gjejne trupin e 11-vjecarit dhe sdo ta denojne dot me burg por me nji gjibe qe do ja paguaje partija se me 23-qershor do votoje per Saliun dhe me 24 ndoshta presidenti do ti akordoje ndonje medalje se ka rrezuar komunizmin.
RROFTE KANUNI GJITHE JETEN!
Ky eshte shkrimi me idiot qe kam lexuar dhe qe tregon sa injorant eshte gazetari. E para, nuk eshte Prokuroria e krimeve te renda, po prokuroria e tiranes, e dyta nuk ngrihet akuze per vrasje vec me deklarata pa gjetur trupin e viktimes dhe e treta neni 100 thote kur marredhenia eshte me dhune denohet nga 15-20 vjet burgim dhe jo 7 sic thote palo-gazetari
po cju duhen ju kto pune mer jahu e di gjykata ene prokuroria sa do denohet ,lerni mer rehat ata familje qe kan psu damin.
Nuk u jepka denim per vrasje po nuk u gjet trupi i viktimes?
Atehere te denohet per vrasje ne baze te asaj qe thote (vertetuar qe nuk eshte bere ne kushte presioni) derisa te gjendet trupi i femijes.
Nqs nuk ka trup (viktime) nuk ka krim, thuhet. “Po Sikur” ka shume te drejte kur thote se ai mund te ndryshoje theniet. Ne rast se prokurori i ceshtjes ngre akuzen per vrasje te vogelushit, ne menyre automatike ligji e ngarkon me detyrimin per te sjelle provat e nevojshme dhe te domosdoshme qe te provoje akuzen e ngritur. Ne kete rast eshte shume e veshtire te gjenden keto prova, pasi nuk ka asnje shenje te femijes qe ta lidhe me monstren, asnje deshmitar qe te deklaroje se i ka pare bashke diten qe ka ndodhur vepra, vetem lloqe te cilat nuk e denojne qelbesiren.
Do ishte me e thjeshte qe gjate kohes se paraburgimit, kohes se vuajtjes se denimit per vepren tjeter, te gjendej dikush, diku, qe tja bente “respektin”…
Hajde ligje hajde. Denon njelloj njerzit me kafshet!!! Ky monstra eshte kafshe dhe familjaret e ketyre femijeve qenkan te forte qe nuk e zgjidhin vete kete pune me kete shtazen. Ky nuk meriton qe te rroje mè. Cdo dite tjeter e kaluar mbi kete toke, eshte per te na treguar ne te tjereve se ku jemi katandisur!
Shtet islamikesh ku qorrat merren me kishat dhe greqine po jo me kriminelet.
Eshte te paragrafi i dyte, vepra penale qe ka kryer ky monstra. “Me dhune”, dhe automatikisht hyn te denimi 15-25 vjet.
se kuptoni qe dy gjera jane te dukshme: ose policia per aresye “objektive” e ka detyruar ne forme bashkohore ta pranoje, ose ai eshte i semure dhe kenaqet me thenien qe e kam vrare, ai mund te jete pedofil por jo vrases, dicka tjeter fshihet pas gjithe ketyre sajesave dhe z.Cela di shume gjera ndaj le te shprehet dhe mos rrij ne heshtje….
O POPULL !NUK ESHTE ASGJE PER TE BESUAR NGA KY SKENAR I NGRITUR
VETEM PER TE HUMBUR GJURMET E ZHDUKJES SE JULIANIT. KY ESHTE VETEM NJE KOKE
TURKU QE DHE VETE KY NUK E DI SI JA FUTEN ATE FEMIJE NE SHTEPI . OSE ESHTE
BASHKEPUNETOR ME KETO QE ZHDUKEN JULIANIN . GJOJA E KAPEM NJ
keta gazetare duan ti sjellin ne pushtet pedofilet dhe denimin me 7 vjet eshte i dulles se ai qe pedofil por me nje ndryshim se ky i mbante per shume vjet pastaj i vriste tani ate e ka svendesuar rama se dhe ky ashtu eshte le te jape opinjon per pedofilet por ai eshte vete si prenjasi dhe prokurori dhe gjukatesja qe e kane denuar para disa vjeteve kane patur parasysh vijen e partise sepse dulla me keta mbajti pushtetin prandaj shqiperia e gjore sbehet sa te jene gjukates dhe prokurore mbi 45 vjet vendime te tilla do degjojme po ketyre gjukatesve dhe prokuroreve tja u maresh femijet tja u futesh nga nje hu ne bythe dhe krimineln ta denosh me 1000 dollare
te tregoje ku ka perfunduar Juljani i vogel.
Ky qelbesire genjen kur thote qe e ka vrare djalin dhe e ka hedhur ne plehra.Eshte nje dore tjeter qe rri fshehur mbas tij.A nuk e shikoni sa i qete rri monstra sikur te mos kete bere asnje faj.
Mendoj se eshte i mpleksur ne trafik femijesh ky fytyr zhgarravine..Sigurisht dikush “very important” ka gisht ne kete mesele.
Zhgarravines duhet me i bo tortura c’njerezore qe te nxjeri rrjetin.
Ky qelbesire genjen kur thote qe e ka vrare djalin dhe e ka hedhur ne plehra.Eshte nje dore tjeter qe rri fshehur mbas tij.A nuk e shikoni sa i qete rri monstra sikur te mos kete bere asnje faj.
Mendoj se eshte i mpleksur ne trafik femijesh ky fytyr zhgarravine..Sigurisht dikush “very important” ka gisht ne kete mesele.
Zhgarravines duhet me i bo tortura c’njerezore qe te nxjeri rrjetin.
Ka gjasa që Julian Çela nuk është vrarë. Duke qenë djali i një SHISH-asi, gjasat janë, gjithashtu, se agjenti është vënë në lëvizje persanale për ta gozhduar Prrenjasin. Madje, ky i fundit mund të jetë edhe i implikuar me ndonjë rrjet trafikimi fëmijësh për organe.
Ndryshe, nuk mund të spjegohet mos akuza për vrasje. Ajo mikesha e tij, e ka interpretuar çuditshëm reagimin e Prrenjasit kur është folur në TV për zhdukjen e fëmijës Çela.
Gjithësesi, unë seç kam një bindje se këtu nuk kemi të bëjmë thjesht me pedofili.
i pari qe duhet te denohet eshte S-halè kerma per kete shtet patatinash qe ka ndertuar.. po nuk u hoq kanceri, gjithe trupi do vuaje..
Po ca mut shteti jemi ne ? Ooo qeveri e dhjere, po 7 vjet sjan asigje mer, ai meriton me u var prej koqesh mu n mes t Tirones m, ca flisni?! Ate ta perdhunojn n burgje, ta rrjepin t gjaaaaall, tja hedhin pitbullave m, cjan kto 7 vjet? TURPPPPPP!!!!