Policia që i mëson vendimet e Gjykatës nga media (dhe “republika” e largët e Përrenjasit)

22 Mars 2013, 11:42Kronika TEMA

Shefi i Seksioneve të Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, Luan Hamzollari është intervistuar nga gazetari Roland Qafoku lidhur me rastin ‘Përrenjasi’. Gazetari ka këmbëngulur gjatë gjithë intervistës për të kuptuar pse policia nuk ka mbajtur nën vëzhgim një person me precedentë të qartë pedofilie dhe përse as nuk ka dyshuar tek ky person 4 muaj rresht pas denoncimit të zhdukjes së një fëmije pikërisht në zonën ku ky banonte. Zyrtari i lartë i policisë i shmanget vazhdimisht kësaj përgjigjeje, madje ai pohon se vendimin e gjykatës për Përrenjasin e kanë marrë vesh këto ditë nga media. Edhe për precedentët në Përrenjas ai lë të kuptohet se meqë kanë ndodhur në Përrenjas, Tirana nuk ka se si t’i dijë.

Po si ka mundësi që nuk është nuk është i bërë i njohur për policinë ky person? – është pyetja. Dhe zyrtari përgjigjet:

“Ardian Përrenjasi nuk ka qenë i njohur nga strukturat tonë të Tiranës si person pedofil apo si banor i Tiranës. Ai ka qenë një banor i qytetit të Përrenjasit dhe nga hetimet ka rezultuar se ai ka qenë banues i Tiranës që prej vitit 2008. Në fillim ka qenë në Ali Dem, më pas në Don Bosko dhe më pas në Laprakë. Banesat e tij kanë qenë me qira, dhe ka qenë i njohur me banorët përreth dhe jo i evidentuar si një person me këtë lloj tendence nga ana jonë. Megjithëse ka pasur një vendim gjykate për të cilin ne jemi njohur kohët e fundit nga media”.

 

http://respublica.al/artikuj/2013/03/22/policia-qe-i-meson-vendimet-e-gjykates-nga-media-dhe-republika-e-larget-e

8 komente në “Policia që i mëson vendimet e Gjykatës nga media (dhe “republika” e largët e Përrenjasit)”

  1. anticensurë says:

    dixhitalizimi berishjan!interneti ka”hyrë në çdo shtëpi”,por akoma në shtetin shqiptar!
    o pika na rëntë që rrimë e dëgjojmë gomarllëqe të tilla!
    robelli dje fliste për “skllavin e lumtur”kurse ne jemi “skllevër të lumtur me tym lazarati”!!

    1. lini says:

      Ky eshte turp per shtetin,nje polici qe nuk eshte ne gjendje te ruaj veten e saj e jo me qytetaret.

    2. herta says:

      Sa mir qe kemi nje shtet qe rakordohet kaq mir institucionet me njeri tjetrin,prokurori polici gjykat,sikur punojn bashk duhket sikur jan grupet nje polic nje gjykates nje prokuror.

  2. alban4eva says:

    dmth, pordhicia e Tirones “njeh” dhe “evidenton” vetem kriminelet e Tirones, ata te rretheve te tjera nuk i di se cilet jane dhe po erdhen keta te bejne kerdine ne Tirane, policia s’ka faj, sepse merret vetem me kriminelet “denbabadem” Tirone…
    hajde shtet hajde, shtet shpellaresh, shtet patatinash… !! ky vend ka mbaruar..!!

  3. Kalivaci says:

    Kur te kaloje nga Kalivaci (fshati i ketij hamzallarit) atehere do e marresh vesh ti qe ka erdhur nje pedofil ne tirane… mjere policia ne c’fare duarsh ka rene….

  4. selxhuk says:

    Ky eshte polic me shtepi 220 meter katror te Blloku ,ka qene shef pasaportash ne Korce ne kohen e lekut dhe tani drejton Krimet e Renda te Tiranes !!!!!!!

  5. arjanita says:

    Njerez.Mos u indinjoni.Keta s’jane police.
    Edhe nje profan nuk do ta nxirrte aq zbuluar mafien blu
    shqiptare.PTUHH.
    Nje hetim rutine nga Tominaj do ta nxirrte surratin e
    vertete te monstres.Por po ta bente nuk do merrte leket
    e kredise se monstres.
    Nje verifikim te bente policia monstra do zbulohej me
    kohe.Por surreterit si puna e shefave te Llarit kane te
    tjera pune e probleme
    Njerez mos jeni indiferente ndaj ketyre legenave qe
    shef kane Mulin.Neser mund te jete rradha juaj.Prandaj
    duhet shkulur kjo rrace bastardesh.

  6. Treviso says:

    Eshte per te vure duart ne koke, per keto kuadro qe drejtojne policine dhe shtetin. Keto pergjigje nuk do ti ndigjonim as nga nxenesit e shkollave fillore ku krimineli sali bente vizita. Eshte turp qe te thuash se populli ka qeveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje