Fqinji i pedofilit të Ardian Përrenjasit, Leonard Xhengo, rrëfen për GSH se si e njeh fqinjin e tij.
“E mbaj mend mjaft mirë qëkur ka qenë fëmijë, ai ishte një djalë i urtë pa llafe dhe kurrë nuk na shkonte ndërmend ndonjëherë që ai do të transformohej në një njeri të tillë, që na duket i pështirë”.
Ai tregon se Përrenjasi ka qenë gjithnjë njeri vetmitar, në botën e tij dhe tregon se: “është përfshirë në një skandal që tashmë ne e quajmë pedofili dhe ka qenë në burg për dy- tri vite rreth viteve 1993-1994. Më pas doli dhe emigroi në Greqi, ku e mori i vëllai, Alberti. Por edhe atje me sa dimë u përfshi në një tjetër skandal. Nuk zgjati shumë dhe prapë bëri këtë, që aktualisht na ka tronditur dhe shokuar të gjithëve”.
Pas kësaj ai thotë që s’e kanë parë më fytyrën e tij, pasi familjarët e dëbuan.
“Po, kështu e dimë ne fqinjët, por edhe qyteti ynë. Ardian Përrenjasin që atëherë familja e tij e dëboi. Më kujtohet se pas këtyre skandaleve të padëgjuara më parë në jetën e qytetit të Përrenjasit, babai i tij u sëmur mjaft rëndë dhe vdiq shumë shpejt. Ai ishte një burrë me sedër dhe me karakter shumë të fortë”.
Leonardi tregon se kishte pyetur familjarët, të cilët i kishin pohuar se tashmë ishte sistemuar në Tiranë.
“Kemi folur me Fabianin, vëllain e tij, dhe ai më pati treguar që së fundmi ishte martuar apo po bashkëjetonte me një femër, që ishte goxha zonja. Para disa muajsh pata pyetur dhe më tregoi se Ardiani kishte filluar punë në një firmë pastrimi pranë Bashkisë së Tiranës. Mu bë qejfi kur mora vesh që ai kishte ndërtuar jetën e vet dhe pas gjithë këtyre historive të mbushura me skandale, ishte martuar”, rrëfen fqinji.
Leonardi tregon se familjarët i kanë përjetuar mjaft keq historitë e tij banale dhe apelon se as nënën e as vëllezërit e motrat e tij nuk duhet të persekutohen prej veprimeve të tij.
nuk eshte hera e pare qe vertetohet qe ky moster ne ne femijeri kishte shume pak shoqeri dhe shoqerohej rrale me moshatare.. keto jane shenja c’eikulibrimi dhe skizofrenie, qe sjellin me vone si pasoje gjera te tilla dhe makabritete..
por natyrisht, ne ne Albanistan nuk kemi institucione te tilla qe monitorojne gjendjen shpirterore dhe mendore te qytetareve..
ne Zvicer, pas nje aksidenti automobilistik, qofte edhe te lehte dhe pa viktima, pervec ambulance, zjarrfikes, polici, e dreqi e shejtan, te vjen edhe psikologu per tu interesuar per gjendjen e te aksidentuarve, edhe pse te aksidentuarit mund te mos kene pesuar as edhe nje gervishtje.
ose, kur femija mbush 18 vjec, i shkon psikologu ne shtepi dhe pas nje perballimi per jeten e femijes, si ndihet, si ia kalon me familjen, me shoqerine, etj etj, e pyet ne fund, nese 18 vjecari eshte ne gjendje te jetoje vetem, nese ndihet se mund te jete autonom, te filloje nje jete te vecuar nga familja, apo nese do qe ta mbaje shteti, apo nese do qe te vazhdoje te qendroje me familjen, etj etj etj..
e jo me, qe te jete i vetmuar femija kur eshte i vogel, te rrije vetem, te kete pak shoke, shteti ndergyn menjehere, sepse qe aty fillojne shenjat e para te ndryshimit mendor dhe shpirteror te njeriut..
imagjinoni pak tani ne Shqiperi.. keto gjera jane krejt te huaja per ne, albanistanezet me “ekonomi” te zhvilluar..
po mire, neve pervec Gjermanise, a nuk ia kishim kaluar edhe Zvicres??? cfare thote S-haleja mbi kete teme???
Familjes bravo i qofte,pavaresisht se ky monster ka dale nga trungu i tyre…
Them bravo sepse ata e bene te tyren kur u mbush kupa…
Po shteti,cfare beri shteti??????…
Ka nje rregull ne gjithe Boten e qyteteruar qe pedofilet mbahen ne evidence dhe vigjelohet ne drejtim te tyre…
Mirepo policia jone as qe e njihte dhe as qe kishte idene…
Sigurisht per faj te vet,per mungese organizimi e kordinimi te luftes per te parandaluar krimet,DETYRE KRYESORE KJO E POLICISE…
Po te kishim vertet polici te rregullt,qe te zbatonte keto ligje,do te kishim patjeter SUKSESE NE LUFTEN KUNDER KRIMIT…
Po te njihej Ardian Perrenjasi si pedofil dhe te mbahej nen vezhgim,te pakten qe diten e pare kur u njoftua humbja e Julianit te gjore ai do te thirrej,do te pyetej dhe do te deshmonte ne polici…
Dhe do te kishim nje tjeter situate,NDOFTA DO TE SHPETOHEJ NJE JETE…
ANAalIZE : Pse nuk foli ky fqinji me perpara ?
Kishte frike nga Ardian Prrenjasi qe nuk ka takat me u marre vetem me femi ?
Apo nga frika e presionet qe po i bejne rrjetet kriminale po flet ???
Po flet per te humbur gjurmet ?
Po ndonje shok tjeter si puna e Prrenjasit a njeh ky person ?
Prrenjasi figuron me pune, me shpi, me gru, e komshij qe hyjne e dalin !!!
Po ndonje pedofil tjeter nuk pinte kafe me Ardianin ??
Policia po fsheh gjerat.