Arkëtarja e Njësisë 5 bashkëpunon në vjedhjen e 105 milonë lekëve të personave me aftësi të kufizuara. Gjenden vetëm 25 milionë

25 Mars 2013, 12:06Kronika TEMA

Pas raportimit të vjedhjes me dhunë  të kasafortës  së njësisë  bashkiake nr.5 Tiranë , në prangat  e policisë  ka rënë  Dorian Leci, 37 vjeç  nga Tirana, inxhinier ndërtimi në minibashkinë nr.10, si dhe Orion Midha, 34 vjeç, ish-shofer në minibashkinë nr.10.

“Rreth orës 19:30 , shkuam në Njësinë Nr.5, sepse kishim informacion se në atë orë ,present ishte vetëm roja, klodian terziu.. Dy prej nesh u futë Brenda  murit rrethues  të njësisë  dhe në dorë  mbanim një armë zjarri. E kishim marrë për të trembur Kledjanin. Nuk patëm si qëllim që tavrisnim. Po prisnim që roja të hapte derën kryesore, sepse nuk dispononim çelës. Roja u ngrit dhe në dorë mbante  një bidon me ujë . hapi derën kryesore dhe ky ishte moment që ne prisnim, për ta sulmuar. Ai tentoi të na gjuante pavarësisht se ishim dy persona. Njëri prej nesh vazhdonte  që t’i gjunte , ndërsa tjetri u fut brenda në zyrën e financës . Ermonela Hekuri  na kishte siguruar një kopje  të çelësit të kësaj zyre. Prej andej arritëm të siguronim shumën prej 100 milionë lekëve. Pasi i morëm të gjitha ikëm me shpëjtësi dhe u futëm në makinë që na priste jashtë. Kishim bërë një marrëveshje  që paratë do t’i ndanim në mënyrë të barabartë”—është shprehur i penduari E.XH në polici, i cili citohet në gazetën “Shqip”

Paratë sipas hetuesve të policisë janë gjetur të paketuara nën siglën e Thesarit të Shtetit dhe të një banke të nivelit të dytë në Tiranë, ku edhe dyshohet se është tërhequr shuma e parave nga  arkëtarja e njësisë nr. 5 Tiranë, Ermonela Hekuri.

Pas arrestimit të tre personave policia tha se ishte gjetur një sasi prej 25 milionë lekësh të vjetra nga shuma e grabitur, ndërsa dyshohet se në grabitje janë përfshirë edhe persona të tjerë./A.XH

6 komente në “Arkëtarja e Njësisë 5 bashkëpunon në vjedhjen e 105 milonë lekëve të personave me aftësi të kufizuara. Gjenden vetëm 25 milionë”

  1. alban4eva says:

    Amerika e sherifave dhe e kaubojve e viteve ‘800…!!!!

  2. Horri i Bulevardit says:

    Besoj se me nje investigim do te shohim se kusherire e kujt politikani berishian eshte kjo arketare.

    1. Ibrahim says:

      Per habi te gjith socialist jan.Horri i bulevardit dhe i gjith shqiperise.Arketare e punesuar nga gomari rama,.rames i jane sosur parat tash duhet 21 janarshat te vjedhin per te.e pate e zune babain e tahirit-pritet arrestimi i drogagjiut rama,,lindes,ruqit,yllit,ruqit,leskajt,doshit,shalsit,kodhelit.

  3. ismeti says:

    ket edhe gomart e tropojes e din qe kto lek jan nda me naj shef policije , shtet se jo mahi

  4. Teta says:

    Ska si te jete kusherire e ndonje politikani PD-ist sepse Minibashkine 5 e kane socialistet.Dhe Ermonela ka mbi 7-8 vjet qe punonte aty.Une kam patur shpesh pune me te dhe nuk arrij ta kuptoj se si e ka bere.Ju nuk e besoni por mbas dates 20 te cdo muaji kur dilnin fondet per asistencen,kujdesin, invaliditetin dhe behej shperndarja e lekeve edhe pse merrnin nga 7000-12000 leke, edhe pse fukarenj ,pjesa me e madhe linin nga 100*-200 leke bakshish per arketaren.te gjithe jane te shokuar ne kete minibashki dhe nuk arrijne ta besojne dhe justifikojne veprimin e arketares.

  5. ana says:

    Kryetari i njësisë bashkiake numër 5 është Jeta Seitaj (PS)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje