Atë ditë Julianin e thirrën nga jashtë ,por nuk e fiksova se kush ishte” . Kështu ka pohuar pronarja e qendrës së internetit ku 11 vjeçari është parë për herë të fundit.
“Atë ditë ka dalë rreth orës 15:00. Kishte shumë fëmijë në atë orar dhe Julianin e thirrën jashtë . Nuk e pashë se kush e thirri, sepse isha brenda. Dëgjova vetëm Julianin që i tha “erdha’. Më pas erdhën babai dhe nëna e tij në qendrën e internetit dhe më pyetën nëse e kisha parë Julianin sepse nuk kishte shkuar në shtëpi të hante darkë.”
Ajo tregon se kohët e fundit ai kishte filluar të shkonte shpesh në internet.
“Vinte ,por kohët e fundit kishte filluar të vinte më shpesh. Këtu vijnë shumë fëmijë dhe unë nuk i fiksoj dot të gjithë, por atë ditë e fiksova Julianin sepse donte të më jepte një flamuar sepse sapo kishin kaluar festat. “Tani që kaluan festat ma jep?’’- thashë. Kaq, dhe pastaj e pashë që u çua, e futi flamurin në xhep dhe iku.”- rrëfen pronarja e internetit.
Ajo tregon se nuk e ka parë ndonjëherë pedofilin Ardian Prenjasi, megjithatë dyshon se mund të ketë qenë ai pasi Julianin e kanë thirrur për një paketë cigaresh.
“Kur e mora vesh më vonë që vazhdonte të kërkohej nga policia dhe kur pashë atë kriminel që e kishte vrarë, nuk e besoja dot. Më ka ardhur shumë keq sepse une e njihja Julianin.”
Para dista ditësh në media u shkrua se është tentuar të digjet qendra e internetit , ku Juliani është parë për herë të fundit , mirpo pronarja mohon që kjo ka lidhje me çështjen e tij .
“Nuk e besoj se ka lidhje me çështjen e Julianit, sepse unë nuk jam përfshirë në atë histori. Kam thënë vetëm ato që kam parë. Nuk ka pse të ketë lidhje ajo tentativë me zhdukjen e tij. Unë kam pasur një problem me qiraxhiun tim, por nuk e kam të sigurt dhe nuk e di se kush e ka bërë atë gjë “-sqaron ajo për “GSH”-në.
Kërkimet për trupin e Julianit nuk janë konkretizuar ende , ndërkohë që familjarët e monstrës së Prrenjasit janë shprehur se ndihen të pambrojtur dhe kërkojnë që të largohen jashtë vendit./A.Xh