Të gjitë ata që e njohin “monstrën” Ardian Prenjasi shprehen se devijime në sjelljen e tij kanë ndodhur pas kthimit të tjj nga ushtria.
“Pasi u kthye nga ushtria , ai nuk ishe më Ardiani i mëparshëm. Ishte tjetër njeri. Ne nuk mound të përcaktonim dot problemin që ai kishte. Vazhdonte të punonte me furgon edhe në atë kohë. Asaj kohe familja e tij mendoi që më e mira do të ishte fejesa e tij. Kështu, me shkuesi i gjetën një vajzë nga Prrenjasi dhe e fejuan. Gjithçka dukej sikur po shkonte mirë, por ja që nuk doli kështu.Ardiani kishte marrë atë ditë nipin tim dhe shokun e këtij të fundit në furgon dhe kishte shkuar për të marrë mall. Por babai i fëmjës tjetër,iI cili ishte edhe fqinji i tij , e denoncoi në polici për rrëmbim. Aty u çoroditëm të gjithë ,pasi nuk e prisnim. Policia e prokuroria nisën hetimet ,por në mungesë provash e mbyllën çështjen.Pas kësaj mori fund edhe fejesa e Ardianit. Nga ky moment ai u largua nga shtëpia e tij në Prrenjas dhe nuk morëm më vesh gjë për të”– rrëfen kushëriri i tij Gëzim Demiraj,për “GSH”-në.
Ai tregon se , “në fillim nëna e tij nga turpi, i justifikoi sjelljet e tij me një aksident automobilistik që kishte bërë më herët”– tregon Kushëriri.
Demiraj shpreht se familja e tij janë në një gjendje të rënduar psikologjike nga kjo që ka ndodhur.
Edhe pse dje Prenjasi është dërguar , sërish në Sharrë , akoma nuk është gjetur asnjë gjurmë nga Juliani./A.XH
e paska ngrene “sapunin’ dopjo ne ushtri ardiani.