Merr peng 18 vjeçaren:“Do të bëhesh e imja ose ndryshe të thera me thikë në fyt”

26 Mars 2013, 10:40Kronika TEMA

“Do të bëhesh e imja  ose ndryshe të thera me thikë në fyt”. Këto kanë qenë fjalët e rrëmbyesit Tatjar Kanaçi, 24 vjeç.

Ai ka rrëmbyer një vajzë 18 vjeçare  sapo ka dalë nga shkolla  nën kërcënimin e thikës  duke e mbajtur peng për pesë orë , derisa para saj ka kaluar një patrullë policie  dhe ajo ka kërkuar ndihmë për t’ju shpëtuar kërcënimeve  të pengmarrësit.

“Tatjar Kançi më ka marrë me forcë , si dhe nën kërcënimin e thikës  më ka kanosur për jetën, duke më detyruar të  lidhem me të. Ai ka disa kohë që më ngacmon , duke më ardhur nga pas me makinë. Sot, kur dola  nga shkolla, ai erdhi sërish  dhe më kërkoi të  hipja në makinë me të . Nuk pranova, kështu që ai më mori  me forcë dhe më futi në makinë . Madje që unë të mos bërtisja , ai më kërcënoi me thikë”- citohet deklarata e vajzës në gazetën “Shqip’’.

Gjatë arrestimit të 24 vjeçarit nga policia e Beratit janë sekuestruar dy thika, por ai ka kundërshtuar akuzën e vajzës  duke u shprehur se ajo kishte shkuar me dëshirë./A.XH

2 komente në “Merr peng 18 vjeçaren:“Do të bëhesh e imja ose ndryshe të thera me thikë në fyt””

  1. elinor says:

    Sa romantike qe jane korraket shqiptare: “te dua moj qelbesire e dreqit; do vish me mua ose …taaa cava fytin!” “Uaa mami, kjo eshte gjeja me e bukur qe me ka thene dikush deri me sot”!!

  2. Roberta says:

    I shkreti, c’fare deshtaku dhe sa I pa zoti!!!
    Te kish qene mashkull I vertet, do e kish bere vajzen te dashurohej me te sa hap e mbyll syte.
    Uroj qe keta lloj tipash qofshin vetem disa raste te izoluara, tek tuk…por veshtire me duket ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje