Qyteti i Vlorës kryeson listën në rritje të theksueshme të numrit të të droguarve për vitin 2013. Aktualisht në Shqipëri trajtohen rreth 500 persona në muaj, ku 200 prej tyre ndodhen në terapi. Rreth 16-17 % të totalit të të droguarve e zë komuniteti rom.
“Shumica e rasteve që paraqiten në qendër vijnë me rekomadim. Po ashtu ka edhe raste tipike kur prindër të dëshpëruar sjellin fëmijët e tyre për t’i trajtuar . Një nga problematikat kryesore është rikthimi tek droga. Pjesa më e madhe e personave që dalin prej këtu rikthehen pas njëfarë kohe. Prandaj duhet shumë punë e madhe për sa i përket parandalimit të kësaj situate’’, shprehet Genci Muçollari , Drejtor i Shoqatës “Aksion Plus”.
Ai tregon:“Kemi pasur raste që tre javë rresht metadoni nuk erdhi në kohë, dhe njëri prej ryre tentoi të vriste veten duke prerë damarët. Duke përdorur injektimin në vena për një kohë të gjatë , ata digjen me kalimin e kohës dhe vena merr fund. Në këtë rast personat e droguar fillojnë të injektojnë drogën në qafë apo zona të tjera shumë të rrezikshme. Kemi dy tre raste të personave të të tjerë që duke tentuar të injektonin drogë në zona të rrezikshme kanë kaluat në paralizë.”
Muçollarri thekson se mosha dominate e përdouesve është 22-30 vjeç,por mbeten problematike edhe moshat më të reja. Për sa i përket shpërndarjes nëpër qytete ai tregon: “Të dhënat e fundit nga Vloa thonë që janë shtuar së fundmi përdoruesit e drogës. Nga 80 kanë shkuar në 107 përdorues droge. Edhe Korça po ashtu është goxha problematike. Durrësi ka qenë dhe do të jetë problematik gjatë gjithë kohës. Ka pasur pacientë nga Durrësi që vinin çdo ditë në Tiranë për të marrë metadonin, ndaj u detyruam të hapim një qendër në Durrës.Shkodra dhe Elbasani nuk mbeten prapa”-tregon ai për “Shekullin”.
Muçollari shprehet se qendrën e frekuentojnë të gjitha shtresat, duke filluar nga romët e deri tek njerëzit e njohur./A.XH
PERVECSE SHQIPTAR TE AFTE….
^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
Mjerane nder shekuj
e varefer edhe tani
pas njeqind vjet shtet
ke fajson ti Shqiperi?
jam fatkeqe jam e mjere
s’ngeli shtet pa me mjele
brez pas brezi shqiptaret
i percane e na ndane
thiken thelle ne zemer
ma nguli turqia
me gangrene se komunizmi
ngelen plaget e tija
njera me shtrige se tjetra
me xhavaliten me kthetra
me shqyen me varefruan
qindra vite me mjeruan
dhe me tej shqiptaret
ne krye s’kane ditur
te vene shqiptar te ndritur
qe te gjithe deri sot
per vete kane menduar
pasurine ma vodhen
jo me dy por me gjashte duar
ndaj kam ngelur kocke lekure
si nje lope e semure
s’ngeli shtet pa me garbitur
kleptokrat pa me cfilitur
kur me vjedhin ata ne maje
keta poshte i imitojne
si majmunet veprojne
une e shkreta Shqiperi
si mundem te perballoj
jane shekuj s’jane dite
qe me vodhen me grabiten
qaj se shtohen drogamanet
lengoj shume se s’ka pune
djemte e mi vashat e mia
mi syrgjynosen neper bote
psene askush, s’ma thote
jam e lodhur e drobitur
asgje s’ka se c’tu kerkoje
pervecse shqiptar te afte
pergjidheni te me drejtoje.