Babai që vrau vajzën për nder shprehet i penduar dhe kërkon mëshirë

3 Prill 2013, 08:43Politika TEMA

“Vrava vajzën, vrava edhe veten. Nuk desha ta qëlloj Valentinën. Me të isha grindur shumë herë, por në një moment humba kontrollin  e vetes dhe shkrepa armën. Jam penduar për krimin që bëra dhe e vetmja gjë që i kërkoj gjykatës është mëshirë”.

Kështu është shprehur në sallën e gjyqit Nikollë Begu, i cili vrau vajzën 19 vjeçare për nder.

“Kam qenë në emigracion në Itali dhe u detyrova të lë punën e të kthehem në Shqipëri. Bashkëshortja ime më kishte vënë në dijeni  se Valentina ishte larguar nga shtëpia dhe nuk i dihej adresa. Veprim, të cilin e kishte bërë edhe më parë. Erdha të kërkoj vajzën, por kur u përballa me të, në vend që të më kërkonte falje, mu përgjigj shumë keq. Më tha se nuk i jepte kujt llogari dhe se me jetën e saj mund të bënte çfarë të donte. Ishte një moment dobësie, dola jashtë kontrollit dhe e qëllova”, citohet ai në GSH.

Babai shprehet se gjendja në familje ishte rënduar pas divorcit të vajzës dhe tashmë e vetmja gjë që kërkon është mëshira nga drejtësia./A.XH

11 komente në “Babai që vrau vajzën për nder shprehet i penduar dhe kërkon mëshirë”

  1. Dean says:

    Shum von je kujtu per tu penduar.Vajza nuk jeton me dhe ty te duhet te kalosh pjesen e mbetur te jetes tate me peshen e krimit qe vet e konsumove.Por ti nuk je i vetmi fajtor ne kete histori.FAJTOR eshte edhe OPINIONI,njerzit dhe miqte e aferm,qe te kan fry ne vesh ne emer te ”Nderit”.Edhe ata KOKTRASH e kan terhequr kembezen bashke me ty,por ndryshimi eshte se ata do verdallosen te lire duke helmuar shpirtra te tjere me propoganden e tyre perreth ”Nderit”,ndersa ti do dergjesh ne burg.
    Askush nuk mund te te fal ty,pasi problemi yt eshte me Ndergjegjen tate dhe ti ke per te luftuar gjith jeten.
    Dhe ke per t’a humb ket lufte. Tani ehte koha te paguah cmimin.

  2. VERONIKA says:

    Kerkon meshire mor i gjore…por nuk te vlen,nuk te duhet me.
    Nuk do shpetosh me kurre nga hija e saj.
    Mjere ti,mjere gruaja jote..mjere te gjithe ata qe rrine pas gardheve,mjere ne .Personalisht mendoj se duhesh derguar me pune vullnetare ne varreza…te gjithe ata te *ndershmit* e mos varrimit.
    Mah,ik se na i shpife,jeto jeten tende prej kermilli pa shtepiz.
    Bravo Dean bravo.

  3. Denisi says:

    Po pse more qen ,ti i jep kujt llogari per jeten tende??Ke edhe goje edhe kerkon meshire,dhe per ke per vajzen tende,ti per mendimin tend nuk je penduar,por ti je nje frikacak dhe asgje me teper,aty te kalbesh,per gjithe jeten.Me mire te ishte tretur per vajzen dhe ajo te ishte gjalle sepse ishte ne lule te moshes mor idjot….kam shume mllef per ty e per tipa si ty,askush nuk ka te drejte ti mari jeten tjetrit,pervec natyres.NXIRNI NE REFERENDUM RIKTHIMIN E LIGJIT ME VDEKJE, se po behet KASAPANA!

  4. LOLA says:

    ju komentuesit me lart jeni te gjithe dele me tere mend nuk justifikohet akti qe ka bere ky po moskerkesa e llogarise ne shtepi i ka shpene femrat shqiptare aty ku jane sot qe shkojne me cdo lloj plehre kesaj i thone rrite gjarprin te te haje koken i jati punon ne kurbet dhe e bija shkon me kollovare me mire ta kishe perzene nga shtepia se mbylle dhe jeten tende dhe ate te familjes tende

    1. hithri says:

      Eh moj Lola,

      Ke te drejte por mos te rente ne shtepi, se ketyre femrave ju del dhe goja pasi flejne disa here jasht shtepise, e kur te pergjigjet ashtu evlati, ti s’e do veten. Nuk e di ne se komentuesit me lart kane femije , djem e vajza qofshin te kesaj moshe, por komentin e bejne pak si pasneser. Nuk i lexuat cfare thane komshinjte. Problemi s’ishte i vetem nje nate. Lagja kishte pare shume qe arriti te shprehet ne ate menyre, dhe eshte nje fjale goje te thuash qe pse s’e nxorri nga shtepia. Natyrusht qe ai gabim ka bere, por edhe njeriu duron deri aty ku s’mban me. Une, kur kam pasur situata me vajze apo me djalin kur ishin ne kete moshe ku me kthenin fjalen kur une s’i lejoja te shkonin diku apo per veshje te caktuara, apo kur i thosha se s’duhet te dalesh me aksh djale apo vajze, i hipja makines dhe shkoja per nje te ecur te forte ne breg te plazhitte qetesoja nervat se perndryshe do te beja skandal qe ta degjonte tere pallati. Nuk e di c’do te kisha bere ne ato momente po te kisha pasur arme ne shtepi. Problemi i sotem ne shqiperi eshte se te gjithe kane arme qe eshte lehte te shkrepet ne moment gjaknxehje. Statistikat boterore kane treguar se armembajtja ne shtepi eshte perdorur me shume per vrasje te anetareve te familjes se sa per mbrojtje. Je perse ligjet per mbajtjen e armeve duhet te forcohen, se eshte bere Shqiperia, nje fjale e nxirr patllaken si ne ambientin familiar ashtu edhe neper klube dhe rruge. Kriminele te vertete jane ata qe vrasin me thika apo me sopata. Denojeni veprimin e tij, por gjithashtu vini veten ne poziten e tij.
      Tung!

  5. tironci says:

    Sume vobne per meshire i more jeten vajzes tende 19 vjecare , ne lulen e rinise
    vuaj tani ti bashke me tet shoqe e krejt ato qe mbrojn nderin ne kete fare menyre

    1. fierakia says:

      SHUM MIR JA KA BER ,DHE KY ESHTE NJE MESIM I MIR PER TE GJITHA ATO VAJZA QE BEJN SIPAS KOKES VET,PO TE MENDOJN QE PRINDI KUR TE FLET NUK TA DO ASNJEHER TE KEQEN FEMIJES VET,DHE KUR SE DEGJON KESHTU PERFUNDON ,EDHE SIKUR MOS TA KISHTE VRAR BABAI ASHTU DO KISHTE IKUR PER LESH ,NGA NDONJE TJETER PO BRODHE ASHTU DO PERFUNDOSH,PO GJYNA FAMILJA E SHKRET ,KOT STHON QE CTE BEN FEMIJA STA BEN PERENDIA ,KESHTU VAJZAT TI VEN GISHTIN KOKES SE NUK ESHTE JETA SI E KAN MARR NE SHQIPRI ,SHIKOJN FILMA DHE E DIN SE JETA ESHTESHESH ME LULE .

  6. uau says:

    do meshire qe te mos vuaj ne burg kur vajza kalbet ne dhe?!

    dhe per ty idioten lola, provo te disiplinosh femijet kur je i detyruar te punosh ne kurbet- tani na je bere dhe psikologe femijesh…

  7. LOLA says:

    uau
    ik bej cicin ti lere femijen tend me lloj lloj zorre qe kalon ne rruge dhe do ta shofesh sa llogjike do kesh po per te dhene mendje jeni te paret juve i zoti i di ku i pikon catia une nuk justifikova xhestin qe ka bere ky por duke pare se cfare po behet nuk guxon ti flasesh femijes se kam jeten time thote qe ne moshe te vogel

  8. ARUSHA LEZHE says:

    Te lumte pushka e kurr mos kerko meshire se nuk ka gja me te keqe qe te rrisish femijen me njemij halle e te marri ftyren kush e perkrah sjelljen e kesaj vajze i bjen shpejt te shpia e tyre, njeriu jeton per ftyre e eshte shume kollaj me e diskutuar per tjetrin,

  9. Black Bar says:

    Cfare i bete ketij populli o osmanllinj me bishte. Injoranca nuk ka brire! Shikoni se c’shkruan kjo anadollakja black bar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje