Berisha komenton largimin e LSI: Çdo parti bën zgjedhjen që dëshiron. Qeveria, e vendosur për zgjedhje të lira

2 Prill 2013, 09:02Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha ka komentuar lajmet e përhapura se Lëvizja Socialiste për Integrim do të largohet nga koalicioni qeverisës. Berisha shkruan në Facebook se është e drejta e kësaj partie të bëjë çdo lëvizje që dëshiron.

Berisha garantoi se kjo nuk do pengojë mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme nga kjo qeveri.

“Një debat i gjerë ka shpërthyer lidhur me njoftimet se LSI do të vendosë të lërë qeverinë. Qëndrimi im ka qenë dhe mbetet i pandryshuar se çdo force politike bën zgjedhjen që dëshiron. Natyrisht për mua, qeveria dhe qeverisja janë përgjegjësi që bëhen edhe më të madha në periudhë elektorale.

Me këtë rast dua të siguroj zgjedhësit se asgjë nuk do të cenojë vendosmërinë e qeverisë për organizimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën e vendit.

Së dyti, dua të garantoj qytetaret se Kushtetuta e vendit ka të gjitha përcaktimet e qarta për zgjidhje plotësisht kushtetuese të çdo problemi institucional dhe se ajo do të respektohet me rigorozitet në frymën dhe germën e saj. Unë mbetem totalisht i përkushtuar të punoj me të gjithë energjitë e mia, në interesin më të mirë të qytetarëve dhe të vendit,” shkruan Berisha./ep

36 komente në “Berisha komenton largimin e LSI: Çdo parti bën zgjedhjen që dëshiron. Qeveria, e vendosur për zgjedhje të lira”

  1. Dule Bisha says:

    Normal se i keni bo mire planet ju… Hyn Iliri te e majta, i prish pune Edit se do i ikin shume votues, dhe Iliri kthehet prap me Salin… e thjesht fare.

    1. gjyshja says:

      Humbja e pashmangshme per ty Sali!Me apo pa Ilirin kjo qeveri ky regjim do bjere njehere e mire me 23 qershor!Sa per zgjedhesit as mos i zer me goje sepse ato ndjehen te tradhetuar nga premtimet e pambajtuara tuajat!

      1. Vlora says:

        saliu nuk ka vota, por nuk eshte as i humbur.

        i humburi i vetem ne kete rast eshte populli shqiptar,qe do te jete nen zgjedhen e ketyre hajdut -krimineleve edhe per shum vite te tjera.

        dhe kete shanc po ja jep edi rama.

        ne hale vaft edhe rama, se shpresuam me kote tek ai.

        1. VERONIKA says:

          Epo kam thene une :Ne nga Vlora …jemi te zgjuar.
          Berisha ,gjithmone Berisha…fiton dhe ne Vlore ksaj radhe!

      2. EMI says:

        e verteta eshte qe saliu duhet te largohet njehere e pergjithmone! te tjerat skane me rendesi, ketu e ka cuar ky popull gjendjen, kete do paguaj tani si kosto morale.

    2. N.VJOSA says:

      Bravo Sali Gomari që na e sqarove kete situate….
      Kjo deklarate e Barbarit më le te kuptoje q a r t a z i :
      Qeveria e tij e korruptuar deri ne kocke nuk do te prishet, EDHE PSE LARGOHET KOKELOPA, L A M A S H I…
      ( Me fjalë te tjera Barbari do te kontrolloje Zgjedhjet !….)
      K O D O S H I S A L I
      D E L
      H A P U R ….( zbulon keshtu perseri planin e djallit…)

      I thashe Djallit, djall o djall
      Pse nuk vjen ne Shqiperi?
      Më th Djalli mos u tall
      Ju keni shokun Sali!…

      TASHME DUKET MË SE E QARTE QË
      L a m a s h i do dale nga Qeveria, por Deputetete e tij te pjerdhur do bejne sikur nuk e degjojne Lamashin dhe do votojne Barbarin!….
      Me fjale te tjera kompromisi PS – LSI është një
      B L L O F !!!!!!!!!!!!!!!!……….

    3. lushnjari is back says:

      Po do na shporresh njehere e mire me 23 qershor!Nuk ka me shqiptar qe te voton ty mor kriminel!Ti e ke shkelur me kohe paktin me shqiptaret sepse ne vend qe te qeverisje me duar te pastra ti i lyeve duart keq me gjak!Vrave ne Gerdec e vrave me 21 janar!Vodhe sa e ke lene kete popull ne mjerim!23 qershori do jete dhe dita e rrezimit te kesaj monstre qe na ka katandisur simos me keq!

    4. gertjan says:

      Gjeja e pare dhe me e rendesishme eshte rrezimi i Saliut me cdo kusht!Keqqverisja qe i ka bere ky njeri popullit keto 8 vite e kane zhytur vendin ne kolaps total dhe per kete jemi koshiente te gjithe!Ilir Meta duhet me patjeter te distancohet nga ky regjim i cili sa vjen e behet me mbytes per popullin!

    5. shoku taras says:

      Ilir Meta paterica e kesaj qeverie te fashuar duhet me patjeter te ike nga sqetullat e saliut me qellim qe ky i fundit te bjere,te bjere keq madje!Nuk e meriton ky popull kete qeverisje jo!Ndaj Iliri duhet te marre te pakten pozicionin e opozitarit,ne fund te fundit edhe Meta vete e di se Saliu e ka te sigurt fundin pasi i ka bere mjaft te liga ketij vendi e gjithe shqiptareve!

    6. Pilo Lala says:

      Besoj se tani e ke kuptuar o Sali qe ta kane hapur varrin edhe Amerika.

    7. AK says:

      BERISHA JE NE MINORANCE… QEVERIA NUK BEN ZGJEDHJE BEN KQZ DHE PARLAMENTI

  2. Fredi says:

    Sa here garanton… e siguron… Ky qen e ka me te futme. E ka bo lakun. Ishalla nuk i ecen garantimi e sigurimi kesaj rralle

  3. BERISHA LARGOHU. SHQIPTARET TE VOTOJNE AK-NE SI SHPRESEN E FUNDIT PER TU RILINDUR SI SHQIPTAR! says:

    Per Berishen, ke 20 vjet qe thua garantoj zgjedhje te lira dhe e ke shkerdhyer kete popull fukara sipas deshires duke i vjedhur voten e se ardhmes per nje Shqiperi Europiane. Meta te largohet nga qeveria tani. Pres edhe 7 prillin!

    1. kelmendasi says:

      Ik ti more budalla qe ke me te gjate nikun se komentin me gjithe faqezinjt e Akz.

  4. j says:

    Pa ndihmen tende do te ishte harruar kokelopa Z. Berisha .

  5. kameniku says:

    sali berisha eshte mashtrus mos e besoni
    ilir meta eshte i lidhur si breka me b….. me berishen
    qe te dy jane kriminel

  6. Dule Bisha says:

    minimumi i kesaj levijzje eshte shpetimi i bythes se Ilirit… maksimumi shkatrrimi i opozites… kjo e dyta ka me shume mundesi…

  7. nastradini says:

    ME MIRE ME BERISHEN E NGINJUR SE PINK-at E URRITUR SOCIALISTE.

    Nje mik ne TEMA para do kohe bente papushim nje pyetje per nastradinin dhe kishte kesheri te mesonte: “Kush ishte me i keq Sali Berisha apo Edi Rama?” Te gjithe komentuesit ne gazeten me popullore TEMA padyshim pergjigjeshin: “E keqja me e vogel per shqyptaret eshte Edi Rama Artisti, se Saliu eshte nje DEMON kurse Edi duket si nje QINGJ.” keshtu mendonte edhe nastradini, megjithe rezervat e tij, por koha tregoi se punet jane fare ndryshe dhe RILINDJA e Edi Rames ka gjasa te transformohet si nje RILINDJE per Ilir Meten me gjylpona jetedhenese nderkombetaresh per te falur “GJYNAHET E VJETRA” dhe te per vazhduar “AVAZIN” berishist. Mundet qe t’i kene premtuar Saliut edhe ndonje ishull te vetmuar ne oqean ku te kaloje ne lumturi vitet qe i kane mbetur bashke me familjen. Kujt i plas per ZULLUMET e tij albaneze? Po te jete keshtu dhe ka shume gjasa te jete keshtu duke gjykuar nga qetesia e ciditeshme e Sali Agresorit dhe Sali Dhunuesit kur ndjen qe po humb pushtetin, atehere pse shqyptaret dallkauke duhet te flakin nje BARKDERR te nginjur nga pushteti per ta zevendesuar me nje BARKTHARRE te urritur nga opozita e tejzgjatur? Prandaj o shqyptare dallkauke degjoni nastradinin se ne kete TEATER elektoral qe po na ofrojne nderkombetaret e pashpirt dhe pa piken e MORALIT:

    ME MIRE ME BERISHEN E NGINJUR SE PINK-at E URRITUR SOCIALISTE.

    1. Shefqet Cela says:

      Nastradin! Je proverbial per zgjuarsi, por kesaj radhe i paske hipur gamarit se prapi.
      Si more, besoke se eshte ngopur hajduti?
      Apo “nuk ke çi ben gomarit dhe i bie samarit”.
      S’ta ka fajin samari Nastradin efendi.
      Selam!

  8. Genjeshtari says:

    Futja e rradhes. Hahaha

  9. Baro Corrogjafi says:

    Sado i pakenaqur te jete Berisha nga kjo levizje e Metes,perseri i thote :-
    _- Ma ruaj patericen, neqofte se do te kem nevoje. Dua une , s’dua une me 23Qershor do te jem ne hall, prandaj mos me ler ne balte ! Meta , i keputi nje te qeshur dhe ja ktheu : Mos ki merak Zoti Berisha ,une do te shoh edhe eren nga do te fryje !
    Por a qetesoi kjo Berishen !? Si cdo here ne keto 20 vite, deklaron se do te beje zgjedhje te ndershme,kur asnjehere nuk i ka bere ato te tilla.

  10. Aleksandër Matrënga says:

    qetësia dhe deklaratat parimore të salës tregojnë qartë se lëvizja e kokëlopës është për të shkatërruar të majtën dhe humbjen e zgjedhjeve prej opozitës,mos harroni se dje në kryeministri ka shkuar në takim edhe kaçi ,po ky çpati që shkoi në takim me salën pas atij me lilon?
    Kjo është lojë.Do ta haj rama ,kjo është çështja.Po e honri ta gëzoj.
    tung

  11. dymi says:

    A eshte levizja e duhur aleanca PS – LSI? Shikoni kush eshte merzitur dhe kush e kundershton.Jane merzitur idealistet qe kane menduar se me LSI nuk duhet te bashkohemi sepse,u be paterica e Sa-lehit.Kane shume te drejte, por kur behet fjale per politike duhet te marrim parasysh qe idealistet kurre nuk kane qene ne pushtet.Dihet qe politikan eshte nje person qe lufton per pushtet. Jane merzitur gjithashtu kampi i Sa-lehit(shikoni analistet Cili,Artan Hoxha,Qim Peka etj) sa te revoltuar ishin mbreme tek Fantomas-Fevziu.Do te shikoni sot e neser zagaret e Sa-lehit( Mesila palma, Ajatollah Alibehaj,etj) kur te dalin ne foltore(nevojtore) dhe te vjellin vrrer kunder ketij bashkimi.Pavarsisht se ne fakt ne kete aleance mungon morali nje gje eshte e sigurte: Sa-lehi del ne pension.Nuk ka moral? Po mire po flasim per politike dhe sic dihet politika eshte kurve dhe nuk mund t’i kerkosh kurves te behet e vyrtytshme.

    1. nastradini says:

      Ik dhe bej shurren me idealistet e tu, se ne, komentuesit ne TEMA jemi shume materialiste dhe e masim politiken me frigoriferin ne shtepi. Hape qe ta shikosh se e ke bosh fare. Si do ta mbushe Edi Rama dhe Ilir Meta me tefteret e tij te rushfetit dhe korrupsionit? A i ke thirrur trunit filozofik idealist o MIKU dymi qe flet si TYMI?

  12. nicky says:

    Komenti i Berishes tregon se partise se tij po i vjen FUNDI i pashmangshem

  13. Opozitari says:

    Mos e ha sapunin per djath o Rama. Lere Meten te mbytet me PD, ashtu e meriton ai.

    Ishte 1 Prill dje. Me rrene e bukur sbehet.

  14. adi n.y says:

    Thoni ç’të doni, por më burrë e më i ekuilibruar në politikë mbetet Sali Berisha! Të tjerët i janë afruar e larguar sipas qejfit të tyre (dhe të tijit ç’është e vërteta) ndërsa ai ku ka qenë është. Ose, nëse e përkufizojmë me fjalorin e sotëm, “nuk e ha ngjalën kollaj”

  15. Ceni nga fushekruja says:

    O popull shpresojme qe Kjo lidhje PS-LS te mos ndodhe.
    I bie sikut te bashkohet qielli me token qe dote thote
    “te jete fundi i EDI Rames si lider PS”.
    Uroj te gjithe Socilistet qe te mos e pranojne kete lidhje.
    Poshte ilir qeni se keto peshqeshe qe kemi sot i kemi nga kjo LSI e qelliqur,hajdute, kusare qe la ne qeveri sali qenin.
    Po te jete per mua te qeverisi dhe keto 2 muaj ky sali qeni,se ne vete do ta marrim fitoren pa nevojen e LSI,por me kualicioni e 21 janarit.
    me mend ne koke z.Edi mos i beso atij qe e pa nje bote e tere duke vjedhur hapur nga video e famshme e MONTUAR (sipas tyre).
    Ec perpara me kualicionin tend se fitorja po vjen.

  16. marjo says:

    Berisha largohet nga politika mbas 23 qershorit, PD, FRD dhe AK bejne qeverine e re. Persa kohe Topi pranon kualicion me PD po te mos jete Berisha dhe AK do i bashkohet ketij kualicioni per te miren e shqiperise, se dihet se keta vetem per te miren e shqiperise mendojne.

  17. arber says:

    Humbja e PS e sigurte /Rama ti bej pyetje Metes se cfar i ka premtuar Berishes . Meta te kerkoje falje per 21Janarin e per amoralitetin e tije politik Turp.

  18. eva says:

    Tani qe e pa veten keq Iliri po kthehet prape te Edi… Keta te 2, se bashku me Saliun ne krye po tallen me popullin e shkrete…me 23 qershor populli duhet te beje zgjedhjen e duhur, duhet te votoje AK, duhet te votoje KUQeZI

  19. Koz Dynjaja says:

    – Gjithe keto sondazhe ,gjith keto debate – E cili eshte shqetesimi ?
    – NUK ME SHQETESON AI QE PO IKEN ! – ME SHQETESON KUSH PO VJEN ?? tung

    1. LANA says:

      KUSH VALLE NGA SHQIPOT E HAN KETE LOJE TE ZGJUAR
      TE BERUSHES ????????
      HA HA HA NA LARGOHET META NGA BERISHA !!!!!!!!!!!!!!!!
      iSHUME SHPEJT DO TI DALI ZERI I KESAJ LOJE

      PD MERITON NJE X PS X LSI X
      KY QUHET BASHKIMI I DJAJEVE . TALLNI BYTHEN ME KETE POPULL TALLENI

  20. Lenini says:

    Je i pa pam.Je i madh.Ja fute edhe njere socialisteve.Si trapa qe jane e hengen karemin.Do udheheqesh deri sa te kesh frymen.Po me duket se ke rene ne ujdi me Edvinin,se nuk ka mundesi qe ai te te fale kaq here sa ke bere zullume.Diçka ke ne dore qe ai po luan kaq bukur per pushtetin tend.Je i MADH zoti Sali Berisha.HALLALL.

  21. verriacaku says:

    e bere prape gabimin rama zona e jone voton gjithmone majtas ne qofte se ben kualicion me meten me mire te votojme salen se ty turpe te keni qe po na lini perseri ne rruge vetem si ne 21 janar per here te pare fiton sala fierin sivjet ta dish mire

  22. albatros says:

    nuk e ka fajin saliu por te huajt, saliu thjesht zbaton urdherat e eproreve amerikane se na hengri prapanica ne qe u lidhem me perendimin, nuk u ngopem me perendimin ne tere keto vite qe na zhyti ne borxhe dhe ne copetoi dhe prape nuk vume mend?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje