Koalicioni PS-LSI është “rotacion”. Por, mund të jetë “ndryshim” – nëse Edi Rama mëson që me Metën nuk duhet të qeverisë ashtu siç bëri Berisha
Nga Baton Haxhiu
Ilir Meta u dha fund të drejtave të papërsosura politike.
Të jesh historik në rotacion, siç e quan Andi Bushati ndryshimin në politikën shqiptare, ku Rilindja e PS-së është rotacion dhe jo ndryshim, paraqet pikën e ndryshimit në Shqipëri.
Një rotacion që vjen nga dështimi i parimeve, thotë Mero Baze.
Koalicioni Meta-Rama është dështim, sepse ai nuk paraqet ndryshim, por thjesht është ndryshim partneri, konstaton Armand Shkullaku.
Ilir Meta është përcaktuar qartë të mos jetë antihistorik, sepse, ndryshe, nëse do mbetej brenda një institucionalizimi regresiv do mbetej figura që e la Shqipërinë brenda moçalit. Dhe ky atribut për Shqipërinë e këtij shekulli nuk do mbahej me Doktorin, por do të ishte vulosur në lëkurën e Metës si një tattoo dështimi.
Por, të tre autorët e shumë shkrimeve kanë të drejtë dhe nuk mund t’i quash të huqura qëndrimet e tyre – kur ndryshimin apo rotacionin i quajnë si procese të papërsosura.
E qartë është se ajo që ka ndodhur me Ilir Metën dhe Edi Ramën – është larg nga e përsosura. Por, miratimi dhe vënia në fuqi e kësaj të drejte të Ilir Metës për ndryshim, që mund të quhet “ndryshim i papërsosur”, është e drejtë më e fortë, shumë më e fortë sesa ai, Meta, të jetë me të drejtën antihistorike.
Mbi të drejtën e papërsosur dhe të drejtën antihistorike, personalisht jam për të parën.
Ideali i kërkuar nga Bushati, Baze e Shkullaku, për një rregull të përsosur dhe të kërkuar nga shumica shqiptare, e pranoj se nuk është kërkesë utopi. Përkundrazi, tash kur po ndodhin ndryshimet e përcaktuara, kjo kërkesë e shumicës në Shqipëri mund të përkufizohet si një cak ideal.
Por, a mund të flasim për të lejueshmen e ndryshimit që po e bën Meta apo për të palejueshmen e një rendi juridik që po merr pjesë ai dhe po kontribuon në kultivimin e tij? Kjo përplasje e të dy koncepteve na stërmundon të gjithëve dhe ka plot të tillë që po hulumtojnë të gjejnë fillin e më të mirës për datën 23 qershor. Njëri pushtet, i Berishës dhe Metës, është i njohur dhe ka referencë. I dyti – i paprovuar dhe ka gjasë që mund të mos jetë rotacion, por ndryshim.
Meta mund të kalojë nga një pragmatizëm dhe rutinë e palejueshme për të arritur te ndryshimi, në një koncept politik që kap Rilindjen si fjalë dhe e shndërron në parim, dhe pastaj në cak ideal.
Berisha ishte arsye e besimit më 2005 dhe ishte vetë ndryshimi. Për shumëkënd, dukej e pabesueshme. Por, më vonë, vlerësimet morale, të ngritura nga Berisha, deri në pikën zero të korrupsionit, u deshën të shndërrohen në parime dhe në rregulla juridike.
Berisha humbi betejën kur vendosi të mos kalojë nga moralja tek e drejta. Habermas e ka një sentence te jashtëzakonshme mbi moralin dhe të drejtën, duke thënë se morali dhe lufta morale mbi të drejtën ka kuptim dhe është e dobishme nëse ka një rend juridik. Berisha e huqi me dorën e tij, dhe me këtë e humbi rastin të jetë historik në bërjen e Shqipërisë vend me rregulla dhe të drejtë.
Ne luftën politike në Shqipëri ka një armë që e përdorin dy partitë e mëdha: LSI-në. Analogjitë historike janë delikate. Dhe japin edhe mësime të ndryshme. Por, ato njëkohësisht ndihmojnë për të sqaruar idetë, ndonëse dallohen kohët për të cilat po flasim. Viti 2005 ishte vit i Ilir Metës dhe i ndryshimit të madh. Viti 2013 është vit i Ilir Metës dhe vit i ndryshimit të asaj që Ilir Meta i pat ndihmuar të jetë i rikthyer në pushtet për arsye parimore dhe historike për Shqipërinë. Ky rikthim ka qenë një fitore e të gjithëve, duke mohuar çdo të kaluar politike të Berishës. Kjo ndodhi sepse e keqja më e madhe ishte përjetim që ndodhte, që për të gjithë, dhe për Berishën vetë fitorja dhe kthimi ka qenë një përrallë e bukur politike.
Ndoshta pajtohem me nivelin parimor që Andi Bushati ka ngritur për konceptin e Rilindjes së PS-së. Ndoshta, mund të them se Armand Shkullaku edhe një herë ka bërë “mbrojtjen heroike” për Ilir Metën dhe LSI-në, duke i faktuar problemet që mund t’i ndodhin rrugës vizionit pragmatik të Ilir Metës, nëse do të hynte me Ramën dhe PS-në në koalicion. Por, ka një gjë që në të dyja rastet s’më mbushet mendja dhe mendoj se është krejt ndryshe, e gjithashtu na paraqitet si imanente për shoqërinë shqiptare: Që ndryshimi duhet të ndodhë dhe është i domosdoshëm.
Tek ky konstatim mund të jemi më shumë pragmatikë dhe më pak idealistë sesa caku ideal i Bushatit për formën e ndryshimit, dhe, natyrisht, edhe më pak vizionarë se sa Shkullaku, në dëshirën e ndryshimit, ku politikën pas 23 qershorit duhet ta vazhdojë koalicioni Berisha –Meta, si mënyrë e vetme për t‘i humbur të dy liderët politikë të ngatërruar në armiqësi.
Nuk mund të jetë idealizmi politik dhe i shkronjave të Bushatit, që për vite ka projektuar idenë e pastërtisë së funksionimit të shtetit shqiptar, duke refuzuar riciklimin e njerëzve dhe situatave politike, më i nevojshëm dhe më i domosdoshëm për Shqipërinë sesa e keqja e saj më e madhe – qeverisja e keqe e këtij Mandati të Z. Berisha.
Nuk mund të jetë vizioni i Shkullakut për LSI-në dhe të ardhmen e saj mbështetje për një mandat të ri për këtë qeverisje, duke mohuar dhe pamundësuar ndryshimin, për faktin se Edi Rama nuk është njeriu i duhur i së ardhmes.
Në jetën politike në Shqipëri, kemi të bëjmë me një të keqe dhe një të keqe më të madhe.
Dy miqtë e mi që pretendojnë të shkëputen njëherësh dhe përgjithmonë nga dy liderët politikë të dy kampeve, mund të pretendojnë se nuk duan të zgjedhin konceptin e jetës së tyre dhe qytetarëve të Shqipërisë mbi dy të këqija: Të madhes dhe asaj më të voglës.
Dhe kanë të drejtë. Por, mbi një situatë reale, duke hequr pastërtinë dhe idealizmin e Bushatit për një shoqëri të pastër evropiane në Shqipëri, dhe vizionin e Shkullakut për Shqipërinë e së tashmes – pa dy liderë të konsumuar, më duket se e keqja më e vogël që po shtrohet si domosdoshmëri ka një përparësi: Mund ta mohojmë faktin se politika e ndryshimit në Shqipëri më 2005 lindi për faktin se Nano ishte e keqja e madhe. Mund ta mohojmë faktin se Rama me gabimin e tij e çoi Metën në rrugën e ndërtimit të një hegjemonie politike. Dhe nuk mund ta refuzojmë dhe ta mohojmë faktin se Meta i detyrohet shqiptarëve e jo Ramës – ndryshimin. Pa të, Shqipëria do të jetë e pashpirt dhe Meta do të jetë antihistorik.
Doni të rrëmoni ndërgjegjen e Metës e ta pranoni këtë Shqipëri? Edhe kjo bën. Por, të gjithë jemi pjesë të gjykimit dhe historisë së gabuar.
Jam me ty Baton!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html
zotni Baton me argumentat tuaja ju degjeneroni demokracine.
Ju jua peshtirosni njerzve politiken.
LSI dhe Ilir Meta u votuan nga shqiptaret si te majte por ata u bashkuan me PD e Berishes.
LSI dhe Ilir Meta shfrytezuan dhe vodhen,duke lene dhe Berishen me co per te vjedhur dhe mashtruar.
Fol shqip zoti Baton.
Ilir Meta duhet denuar me voten e shqiptarve njesoj si Sali Berisha,qe per te mbajtur pushtetin dhe duke mbrojtur kualicionin me LSI vrau 4 njerez te pafajshem.
Mos na trillo ketu argumenta qe te bejne per te vjell o Baton.
Ne skenen shqiptare kane dale dhe dy parti te tjera,AKZ dhe FRD te cilat do te marrin me shume vota dhe do te qeverisin bashke po qe se Edi Rama ben koalicion me LSI.
Edi Rama po qe se ben koalicion me LSI do te vulosi vdekjen e tij politike,me TURP.
jam 100% me juve,bashkimi PS+Lsi eshte diçka qe nuk duhet te ndodhe.Po qe se ndodh atehere Shqipetaret duhet te votojne per AK,bile une behem akoma me ekstremiste duke deshiruar te fitoje antishqipetari Berisha dhe te tallet dhe ti pergojoje si Ps ashtu dhe Lsi.
POLITIKA SKA MORAL.
ATA QE MEREN ME POLITIKE JANE TE PAMORALSHEM.
POLITIKA SHIHET VETEM SI ELEMENT PER TE KRIJUAR PERFITIME PER VETE DHE PER BASHKEPUNUESIT.
POLITIKANET LUFTOJNE PER PUSHTET.
NESE PS DHE LSI BASHKOHEN PER TE HEQUR QAFE BERISHEN PSE JO?
MORALI I FABULES ESHTE ME APO PA BERISHEN… MENDOJENI MIRE EDHE 4 VJET TE TJERA ME NJE NJERI NE KRYE QE TALLET ME FATIN E NJEREZVE…
ME APO PA BERISHEN KJO ESHTE CESHTJA…
OSHT E VERTETE,POLITIKA NUK KA MORAL. ASHT ART PER TE ARRIT KOMPROMIS.
TE JESH POLITIKAN DO TE THOTE TE JESH “BIR KURVE”
TE JESH “BIR NONE” NUK VLEN SI POLITIKAN,SEPSE NUK MUND TA MARRESH PUSHTETIN E JO MA TA MBASH ATE.
POR AMBICJA PER TE QEVERIS DHE REALIZU QELLIMET, TE DETYRON TE BOHESH POLITIKAN,PRA TE BOHESH “BIR KURVE” KUNDRA DESHIRES.
NOSHTA KJO SHPJEGON DICKA.
Koalicion vlerash apo koalicion plehrash sepse asnje vlere dhe asnje plehre ..ne fund te fundit cfare pret nga nje piktor dhe nje djale oficeri ..po 21 Janarin ku e kane lene kaq shpejt e harruan plehrat me fal vlerat e politikes shqiptare ..jam dakort kete rradhe me Bazen qe pavaresisht se eshte nje qen sahani o llojit te vete ka te drejte gjithmone ne ato qe shkruan.Per fat te keq keshtu ka qene dhe do te jete persa kohe elitat keto jane ..
mua me vjen per te vjedh vetem kur e mendoj, lere pastaj te degjjme qe kane bere aleance parazgjedhore.
Po e beri kete
PS, ta harroje voten time e te familses time.
PS te levizi bazen e vete e te marri mendime ne baze se nuk ecet vetem me mnedjen e kryetarit per te gjitha gjerat.
Nuk ka gje me te rendesishme ne historin e kombeve se momentet kyce
te saj.
Shqiperia eshte ne nje moment te till. E keqja eshte ravijezuar qart, shum
qart biles. E ka emrin Sali +Ilir(rendi Salirizem).
Njesoj si me ’92-shin shqiptaret Jan gati te distancohen nga e keqja ne menyre
masive. Ky eshte momenti historik qe duhet te ndodh natyrshem.
Me Ilir Mutin ky moment historik zhbehet, tradhetohet dhe e shut vendin
ne nje periudhe tranzitive te pafund.
Sigurisht, do te ishte me mire te pritej edhe 4 vjet te tjera me Saliun ne
krye sesa nje rrotacion I pist qe nuk e con Shqiperine gjekundi.
Baton, korrigjo shenjestren dhe mundohu ta kuptosh kete pjes ketej te
Shqiperise.
Po pasojat ,shkaterrimi i mjedisit,shkaterrimi ekonomik,shkaterrimi moral a jane historti o Baton K…
Ky eshte Baton Haxhiu!
Gjithmone turbullon ujerat, duke qene ne anen e gabuar.
E ndriti ne Kosove. Tani po leqendis Shqiperine, me aq sa mundet.
Per fat i njihet mire karakteri.
Kurjoz jam: me se e kane ushqyer kete shushunje?
Une nuk po rrekem dhe te lodhem me shkrimin e Baton Haxhiut, por dua te theksoj se Ilir Meta dhe Edi Rama para se te nenshkruajne bashkepunimin duhet te gjene zgjidhje ligjore per 21 janarin.
Politika eshte ne vetvehte kompromis, por fatkeqsisht kompromiset jane gjithnje te rrezikshme per palen qe e pranon. Ne kete rast Rama mendoj qe del i djegur.
Kjo nuk eshte gje tjeter, veçse nje kurth i ngritur nga plaku Berisha, i cili i ka vene vehtes per detyre te mbaje pushtetin duke perçare opoziten.
Meta kerkon me çdo kusht te forcoje pushtetin e tij dhe nuk po le gur pa perdorur. Ate qe beri me 2009-ën tani mw 2013 e ka me te lehte per te vazhduar bashkepunimin me Berishen.
Europa qe e propozoj kete bashkim nqse eshte e interesuar qe e majta ne Shqiperi (Rama-Meta) te bashkohen para zgjedhjeve te qershorit, perse nuk ia mbylli deren Metes qysh para kater vjeteve? Ky propozim, thjesht vjen ere e keqe
Rama para se te jap fjalen te mbledhe dhe degjoje forumet e PS-së dhe bazën e saj. Ky duket nje kompromis shume i rrezikshem per Edi Ramen por sidomos per gjithe te majten.
Kemi njerez te shitur ne krye te shtetit.
Kemi te korruptuar,e te pa dinjitet,e TRADHETARE.
Nerrime po por,per benefite personale dhe klanore dhe jo per interese kombetare dhe shtetrore siç,bejne japonezet,izraelitet etj.Ne Shqiperi rotacionit i thone:boll u pasurove Ti,tani une e kam rendin!Kete rruge jane duke ndjekur edhe lideret e Kosoves.
Dhe nuk mund ta refuzojmë dhe ta mohojmë faktin se Meta i detyrohet shqiptarëve e jo Ramës – ndryshimin. Pa të, Shqipëria do të jetë e pashpirt dhe Meta do të jetë antihistorik.
Ke shkruar gjithe kete artikull o Baton per te na thene se Meta na paska borxh ne shqiptareve ndryshimin historik. Se ne shqiptaret kemi rene kaq poshte sa shpetimi po na vjen nga nje kriminel.Dhe meqe po vjen nga nje kriminel eshte i papersosur por duhet ta pranojme se te pakten nuk eshte anti-historik. Rama le te beje cfaredo marreveshje qe te doje por ta dije mire qe me 21 Janar kater njerez te mire dhane jeten jo per nje te drejte te papersosur apo anti-historike sic thua ti por per te drejten e vetme qe egziston.TE DREJTEn E VERTETE.
lsi do te thote vjedhje,korrupsion,me ze dhe figure.normalisht do ta njollos goxha ps.por besoj se ps eshte e njollosur vet nga brenda ,mjafton te shikosh krietraeret e bashkive se kush jane e ckane bere..un per mendimin tim,jam pro nje bashkimi,nqs kjo con ne rrezimin e sales me vote e jo me dhune.nese ju u duket e pamoralshme,hiqjani voten ps e jepjani ndonje ak a frd per tu dhene dhe nje mesazh ketyre llumrave te elites sone.eshte vote qe se mer ps,por qe rrezon salen.sa me pak te kene vota keta te majtet pastaj aq me mire eshte te pakten do jene te kontrolluar ne njefare menyre.te jemi pragmatistdhe idealista ne nje gje…te iki sala..gjerat zgjidhen hap pas hapi mendoj un..megjthate jane te drejta te gjithe zemerimet kunder meta..
Cudia me e madhe zgjat tri dite thote nje fjale urte.Dhe tek ne shqiptaret eshte realizuar me mijera here kjo thenie sepse ne jemi popull fodull,pa principe dhe ideale.
Shkrimi autorit perpiqet ne ate menyren e vet te percoje ate qe eshte realitet ne shoqerine shqiptare.
Kerkojme idealen tek EDI RAMA dhe megjithate nuk e sjellim ne pushtet vete ne pa na sforcuar askush duke votuar pikerisht ata qe i shajme cdo minute dhe ore.
Kur humbet Rama cirremi se duhej bashkuar me Meten per te larguar te keqen e madhe qe eshte Berisha.
Kur humbet Rama e quajme te paafte ne politike dhe se Berisha di te ofroje edhe djallin kur vjen puna per pushtet dhe ia quajme aftesi dhe jo vetem ne populli i thjeshte por edhe vete analistet dhe ketu perjashtoj vetem zotin Baze qe eshte i palekundur ne parimet e tija por qe e kupton shume me mire se te tjeret kete loje te piset qe luhet ne ambientin shqiptar.
Ketu thuhet se EDI RAMA ne koalicion me Meten do humbi simpatizantet e vet dhe se Meten nuk e voton njeri.
Mire se po themi Meta e mashtroj heren e pare elektoratin e majte,po ne zgjedhjet lokale qe u bene pas dy vjetesh pushtet Berisha-Meta dhe qe mbahet mend si periudha me e qelbur e qeverisjes ku pati edhe te vrare pse u votua me shume se dy vjet te shkuara dhe ku bashkia e Tiranes u humb po per shkak te votave te tij qe kaluan ne krahun e Lulit.
Ne duhet te jemi koshient dhe te flasim drejt se nuk na kane faj politikanet por ne si popull qe e shesim shpirtin per pese pare dhe lejojme te padrejtet te tallen me ne.
Mjaft u perpoq EDI RAMA te ndjek vec rrugen e drejte por po qendron plot 8 vjet ne opozite pikerisht se veproj ne kete menyre dhe nuk luajti maskaralleqe.
Gjithnje idealistet kane dale te zhgenjyer nga politika prandaj i them EDI RAMES neqoftese di ta lozesh mire lojen e felliqte mos hezito por vepro mjafton qe te heqesh qenin Berisha se me popullin qen shqiptar nuk ke rruge tjeter.
epo Veronika, te kerkoj ndjese, jam me ty sot. Jo vetem i ka pelqyer kurvelleku por i ka pelqyer gjithmone ta haje!
He he he Anonim…kerkoj une ndjese.
Kerkojme ndjese qe nuk i kemi mamate kurva dhe ne…do ishim ne krah te tyre.Megjithate ne debatin e fundit une jua kisha shkruar haleancen me ngjalen…thjesht nuk doja ti besoja…por me kishin lajmeruar ….vete LSI me lajmerrrrroiiiii.Me thane qe do pendohem qe nuk jam bij kurve…ashtu qe nuk dua te angazhohem per ta.
Rrofte Berrrrrisha…Anonim!
LSI ne se del nga qeveria nuk duhet te garoj me PS-en,per aresye se i krijon shume te cara dhe shume firo kesaj,prandaj te mari ne zgjedhje ate qe do i japin shqiptaretr dhe mbas zgjedhjeve te bashkohewt me kualicionin e PS-es mein e saJ.
Artikull kot. Faktorizon hajdutin meta
E MAJTA SHQIPTARE U DEMTUA PER HIRE TE NJE RROTACIONI TE PAMUNDUR.!
Europa dhe SHBA-te po kerkojne qe ne shqiperi te instalohet nje rrotacion i pranueshem ku dy kampet te majte dhe te djathte te konkurojn dhe ndershm,erishte te arrihet nje 8-vjecar me 8-vjeqare per sejcilin kasmpe. Natyrishte kjo eshte e drejta pasi vetem me nje mandat prfej Katar vjetesh eshte e pa mundur qe te realizohet programi i nje force politike.
Pore fatkeqsishte kjo nuk po ngjhet ne shqiperi , eshte perse u bene 20 vjet pluralizem politike krahu i djethte stonon madje dhe eshte penges serioze e ketij rotación politike.
Duke qene penges serioze ndaje dhe une them qe ne shqiperi behet nje rrotacion i pa mundur pasi krahu i djathte nuk eshte ne gjendje te konkuroje dhe te shface alternativa dhe ase ti zbatoji ato ndersa krahu i majte teper i fuqishem dhe me pergjegjesi historike do te rrezikonte qe ne shqiperi te mos kete asnjeher rrotacion per shume arsye.
1.Arsyeja e pare “ Krahu i djathte vjen me nje origjine teper te dyshimte madje dhe te pa mundur per te qeverisur. Ka munges eksperience dhe i mungojne kuadri drejtues.
2. Krahu i djathte vjen nga shterast e perbysura te cilet gjateliftes antifashiste ato icen ne bishte te fashizmit, per pasoje tek ato mbizotron ligji i xhungles ku perdite kerkojne hakmarrje ne vende te alternativave te zhvillimit.demokratike te vendit.
3. Si rezultat i nje orugjine te diskretituar ato nuk arriojen asnjeher te marrin minimumin e votave te elektoratit shqiptare .
4. Ájate ketyre viteve u eshte dhuruar pushtet dhe jo se kane situar pushtet e pikrishte ájate ketyre mandateve dhe vecanrishte ky mandati 2005-2013, nuk dhane ase minimalen e ngritjes se tyre na lertesin e kerkesave demokratike ,
Keshtu tek ato u manifestuan:
– Krimi ngriti shtetin e vete
– Vjedhja e votave.
– Grabitja e votes.
– Pushtimi i votave me dhune.
– Korrupsioni u ngrite ne sistem.
– Pasurimi me cdo cmim qoje ne disfata te turpshme si ngjartje e Gerdecit, 21 Janari, dhe dhenja e detit greqise..
Te gjith keto vertetojen se krahu i djathte edhe i pa mundur te qeverise vendin aqe me teper ne rrugen e demokracise.
BE-ja duke nuhatur keto pa mundesi me sa duket dhe porosi qe e majta te ndahet dhe nje pjes te shkoj ne ndihme te krahut te djathte me qellim qe ky kha politike te ngrihet ne nivele te pranueshme.
Pore ase kjo nuk ndodhi. Pore ndodhen keto qe thame me larte.
Me qe krahu i djathte ne shqiperi e mbylli 8-vjete ne qeverisje tani ata bejen thirrje qe nje pjes e se majtes te kthehet ne bazen e nisje.
Keto konkluzione jan shume te sakte se keta personalitet nuk i ben thirrje Ilir Metes kur Iliri u nda nga e Majta ose te merrnin mas qe ajo te mos jete pjes e organisates socialiste ne BE, pore heshte se vet e kishin rrekomanduar.
Megjith kete mbeshtetje qe i dhan krahut te djathte nga BE dhe SHBA-te p[erseri krahu i djathte i thelloi akoma me shume difecitet politike ne drejtim realizimit te demokracise ne shqiperi. Madje beri edhe perlyrjen e se pjese se majte ne korrupsion dhe ne veprime te tjera antikombetare sice eshte dhenja e detit Graqise.
Edy Rama i peshtire Sali Berisha i urryer Mijere Shqiperia
Budalliqe me thes ke shkruajtur or mik…Njerez me bisht ngelet…
Aleanca PS+LSI do te sjelle Qeverine Teknike per zgjedhjet; pastaj fillon fushata. Pa zgjedhjeve do te kete aleanca te reja.
SHANS HISTORIK PER NJE FAQE TE RE NE HISTORINE SHQIPTARE
– Pa largimin e Berishes dhe Nanos nga lidershipi, ceshtja e demokracise nuk
mund te fitoje, Shqiperia nuk mund te behet
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Marreveshja Rama- Meta per nje koalicion parazgjedhor , nese ekziston, eshte nje shans historik per te spastruar skenen politike nga fosilet e dinosaureve ish- komuniste. Ajo do te sillte ne krye te politikes shqiptare nje brez te ri te painfektuar nga virusi komunist.
Edhe me teper: ndersa Edi Rama ishte disidenti, per aq sa mund te mbijetonte ne ate diktature disidenca, Ilir Meta ishte pjestar aktiv e lider i levizjes studentore kunder katrahures komuniste.
Marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik per ti dhene fund politikes se konfliktit si mjet per uzurpimin e te gjitha pushteteve ne baze te parimit despotik bolshevik ” Te gjitha pushtetet sovjeteve”.
Marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik per te pastruar vendimarrjen politike shqiptare nga dy lidere qe kane sunduar duke percare dhe qe percajne edhe sot per te sunduar “per aq kohe sa do te na jape ai lart”, pra perjetesisht njesoj si babai i tyre shpirteror e ideologjik, Enver Hoxha apo “Baba Stalini”.
Marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik per te nxjerre ne pension historik dy lidere qe kane ricikluar dhe orvaten te riciklojne njeri- tjetrin ne nje xhiron pafund marreveshjesh e pazaresh okulte tipike per Mafian.
Marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik per fitoren e kauzes se demokracise ne Shqiperi, qe per njezet vjet askush nuk e ka minuar si Berisha dhe Nano, duke e lene vendin dhe popullin me proamerikan e me pro-perendimor ne Bote, popullin qe permbysi komunizmin me kushtrimin ” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa”… ” E duam Shqiperine si Amerika demokratike” po aq ne mos edhe me larg se me 22 mars 1992.
Marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik per ti dhene fund mamutho- korrupsionit Berisha- Nano qe fillon nga vjedhja e votave e perfundon ne qindra miliona dollare mund e djerse, pasuri e gjak te taksapaguesve shqiptare, te bere rrush e kumbulla nga Arsidi e deri tek buzuqet e Asfalise greke, nga pazarlleqet atdheshitese me Athinen e Beogradin … e deri tek Autostrada e Mega- Hajnise kombetare.
Marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik qe do ta lironte historine e politikes shqiptare nga dy injorante jo vetem te politikes por edhe te ekonomise shqiptare ku njeri mesonte Reganomics duke urdheruar zboristet e mjekesise shqiptare per te qelluar silueten e Reganit, ndersa tjetri doktoronte per shkenca ekonomike duke fshikulluar “kater modernizimet” e Ten Hsiao Pinit qe e kthyen Kinen ne nje superfuqi boterore…
Marreveshja Rama – Meta eshte nje shans historik qe qe do te hiqte nga kreu i politikes shqiptare dy kokat e “Derrit Mac” Berisha- Nano, qe i ka mbetur ne dore Shqiperise ne menyre jo demokratike, por me vota te manipuluara, te vjedhura fshehurazi e haptazi, e gjithnje te kontestuara pervec atyre te 22 marsit 1992, kur nuk fitoi Sali Berisha, por shpirti demokratik e properendimor i shqiptareve ” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa” ndersa ai po e con drejt stepave bjelloruse e putiniste.
Marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik per ta integruar Shqiperine dhe shqiptaret ne vendin e tyre natyror e krejt te natyrshem, ne Bashkimin Evropian, duke lene mbrapa historise emrat e bemat e tyre qe kaq shume e vonuan kete proces sa natyror edhe te merituar per Shqiperine ne zemer te Evropes.
Pa largimin e Berishes dhe Nanos nga kreu i kesaj skene politike, nga lidershipi i saj, sic e deshmojne nje det faktesh e deshmish pa fund te ketyre 20 vjeteve te fundit , shteti shqiptar nuk mund te behet , ceshtja e demokracise nuk mund te triumfoje.
Aresyeja eshte fare e thjeshte: nuk mund te triumfoje kauza e demokracise me nje mentalitet tipik komunist.
Shqiptaret jane tejngopur me rrenat, me mashtrimet, me pallavrat komuniste dhe neo- komuniste edhe te Berishes dhe te Nanos…
Ka vdekur pergjithmone koha kur “shqiptaret hane edhe bar… “, ndersa dinosauret e politikes shqiptare hane pasurine e begatine, mundin e djersen e shqiptareve, te sotmen e ardhmerine e tyre.
Ndaj marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik per ti dhene fund historise 20 vjecare te shanseve te humbura per shkak te politikes se gabuar e krejt te deshtuar Berisha – Nano.
Askush nuk duhet te kete brejtje ndergjegje per gjoja besen e prere, per shkeljen e “word of honor” apo marreveshjen e xhentelmeneve me ata qe me mijera here e kane deshmuar ne sy te shqiptareve e te nderkombetareve, se nuk kane bese e aq me pak jane xhentelmene.
Nuk ka bese me te pabesin, thote sovrani.
Aq me pak ka bese e ” word of honor” ne politike. Nese behet fjale per bese ajo ekziston vetem me popullin e kombin tend.
E ne kete pikepamje nje marreveshje Rama- Meta eshte shume me e natyrshme se pazari Berisha -Meta… A nuk i perkasin si Rama edhe Meta te njejtit krah politik, te njejtes shtrese sociale, se majtes.
Si e tille nje marrveshje Rama – Meta eshte nje shans per te ndrequr edhe nje anomali politike e sociale ku e djathta e Berisha sundon me vota te vjedhura e trafikuara e po orvatet te akaparoje te gjitha pushtetet edhe me votat e se majtes e te Ilir Metes!
A nuk deshmon per kete edhe gjendja kaotike e fqinjit tone jugor Greqise me nje histori mijeravjecare demokracie, ku lindi vete kjo fjale magjike! Aq me teper qe po vazhdoi ky kaos duhet te pergatitemi qe te presim edhe refugjate greke !
Marreveshja Rama- Meta, nese ekziston, eshte nje shans historik per nje politike ndryshe, per nje politike te popullit, me popullin e per popullin, qe eshte shpirti i demokracise!
Marreveshja Rama – Meta eshte nje shans historik per nje faqe te re ne historine e politikes, te shtetit dhe te demokracise shqiptare!
o Dega me sa lexova komentin tend ti e paske punen me dyshen Berisha-Nano se paske problem qe populli vidhet, mashtrohet e prozvalet nga pjella e ketyre Ilir hajduti . Do te thote te semurin po e kurojme po kurre sdo e shpetojme se mikrobin ja le brenda.
Ilir Meta brez i ri ne politike?! Ky eshte me i vjetri dhe me i thekuri komunisto-bolshevik! Zyren e Xhemal Dinit ka frekuentuar gjithe kohes sa ishte student! Kane qene me kokrra komunistet-studente ne vitet para ’90! Dhe si rrufjane qe ishin e perdornin angazhimin ne parti per te marre nga nje cope 5 me rekomandim nga organizata baze e partise! I din te gjitha ky poppull! Problemi eshte se nuk e pyet kush! keta karagjoze na imponohen dhunshem nga zyrat ku vendoset fati i shqiptareve! E vetmja “kishe” ku falen keta palaco,ku rrefehen per mekatet e tyre dhe te njeri-tjetrit eshte zyra e ambasades amerikane ne Tirane! Aty “falen” dhe prej aty marrin edhe bekimin!…..
qelimi justifikon mjetin…dhe qellimi eshte rrezimi i saliut ky maskara ia ariti qellimit te trembe kete popull mbas 21 janarit….se nuk mund ta kuptoj qe dhe kur na marin femijet,na i vrasin dhe perdhunojne…..te mos ngrihet njeri.ju vete qe komentoni,pyeteni veten,sa here kini dale….pra…kjo eshte e keqja me e vogel
-Edi Rama eshte nje “ferishte “ne politike .
-Po krijohet poli i “Bermundes”
[partite e vogla nuk pranuan krijimin e polit te 3-te per te ruajtur pastertine e partise.]
Baton edhe pse kam respekt per ty mekete artikull ke gatuar nje corbe qe se di se kush mund ta shijoje se se dime se cka brenda dhe i vime rotull si ti ketyre gazetarve dhe politikaneve tane . Baton fol si burat ne kuvend e bjeri ne koke se deri do plumb e jo purteka.
Aforizmat e sofistikuar te ketij hyzmeqarit mediatik vecse e shtojne edhe me shume aromen kuterbuese te ketij maskaralleku! Ky tip ,i blere e i sterblere nga Meta (e kemi pare qe ka sherbyer si ushtar i bindur edhe neper mitingje)mysafir i “nderuar” i “Klan” -it,po ben sherbimin e radhes ndaj padronit!….Kjo lloj sjellje e ketij “kozmopoliti” dhe e te ngjashmeve te tij,thelle-thelle buron nga “bindja” e tyre se shqiptaret meritojne te shkelen dhe dhunohen! Kushedi sa lote ka derdhur ky horr kur Serbia u shporr nga trojet shqiptare! I bekuar qofte perjete gjaku i Adem Jasharit dhe i martireve te ketij kombi te rene per liri,se me aforizmat e ketij palacos&co do kishim mbetur pa atdhe!…
Me kot je lodhur te postosh kete pacavure o ngateres..haxhi. Mjafton qe lexuesi te shohe se sa emra individesh ke permendur dhe do te krijoje menjehere bindjen se ke dashur ti besh lajka ose te perdhosesh figuren e ndonjerit prej tyre. Qe ta dish ti edhe zanati i bithlepirjes kerkon mjeshteri. Kush nuk di ta beje mire ate shkon ne te shumten e rasteve per lesh. Kur te kapesh lapsin here tjeter duhet te jesh pastruar nga ky ves i peshtire.
O Baton mercenari! Kjo “ngjarje”,ky “lajm” s’eshte tjeter vecse corba e rradhes qe gatuhet ne kuzhinen e “Klan”-it ku edhe ti kontribuon me receta gatimi me “ereza” dhe aromaike per ta bere sa me te asimilueshme corben per milein.Nuk ka zgjedhje sic nuk ka patur mor gospodin! ka vetem tender drejtoresh! Drejtore doganash,tatimesh,drejtore policie,drejtore zyrash licensimi….etj. nje rishperndarje e tortes se…ABUZIMIT me PUSHTETIN!!! Ky eshte shkaku i gjithe maskarallekut permanent ne kete vend! TORTA E ABUZIMIT ME PUSHTETIN! Eshte me kuptim krejt tjeter torta e pushtetit sic perdoret rendom kudo ne bote si shprehje figurative ndarje e pushtetit mes forcave dhe aktoreve politike! Abuzimi me pushtetin eshte qellimi i “larte” per te cilin behet kurban gjithcka ne kete vend! Abuzim qe ndodh hapur fare,pa asnje skrupull!
Une jam njehere…per cilendo parti jam gati te votoj, por jo per keto plehra qe tallen me njerezit, i nxjerrin per tu vrare me njeri tjetrin dhe pastaj ikin e hane darke bashke e ndajne plaçken e vjedhur. C’peshtirosje!
Mero Baze dhe cilido qe ka fuqi intelektuale dhe morale per ti dale kunder ketij pazari duhet te jene themeli i opozitarizmit ne kete vend. Mos shihni me PS, AJO KA VDEKUR ME KOHE, ngelet veç ti hapim gropen te gjithe bashke e ti hedhim siper nga nje lopate dhe’, sic e meriton. Opozita e vertete do te ringjallet pas 23 Qershorit, ose ky vend te te shkoje ne te s’emes, atje ku dine ta cojne Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta. Jane bashke o njerez, jane bashke per te na e hypur me rradhe dhe per tu tallur me ne, a nuk e kuptoni?
Baton: Une e kuptoj qe ti ke nevoje te shkruash sa me gjate, sepse mbase paguhesh me rrjeshta. Por per tere kte histori do te mjaftonte vetem nje fjale ” PROSTITUCION”.
Shkrim i mire nga,Baton Haxhiu.
Kush eshte Ilir Meta dhe LSI? E ka thene Fatos Nano: levizja e Skrapallinjve te inatosur, por sot do te thoja dhe lidhja e hajdutave dhe burgaxhinjve dhe maskarenjve. Turp turp turp. PS duhet te llogaris mir ndikimin, Lsi nuk e favorizon per mua duke analizuar situaten te vete lsi.?