Fryma e Re Demokratike ka zgjedhur 1 prillin, Ditën e Gënjeshtrave, për të organizuar tryezën e titulluar “Shqipëria, vend i zhvilluar”, për të ironizuar deklaratat e qeverisë se Shqipëria ka standarde si të Gjermanisë.
Nënkryetari i FRD, Daut Gumeni, tha se Shqipëria është shndërruar në “sulltanatin e sulltanit të madhërishëm”, duke iu referuar kryeministrit dhe qeverisë së tij.
Ai akuzoi kryeministrin për sulmin ndaj Top Channel, duke thënë se një gjë e tillë ndodh në komunizmin liberal dhe jo në demokracinë funksionale.
“FRD do të mbështete mediat dhe rolin e tyre në një shoqëri demokratike,” tha Gumeni.
Për sa i përket gjendjes së ekonomisë në vend, Gumeni ironizoi duke thënë se: “Jemi 1 ndër 4 vendet më të zhvilluara në botë për shtëpitë e pushtetarëve dhe rroga si të Mongolisë e çmimet e Zvicrës për shtëpitë e qytetarëve”.
Përsa i përket arsimit në Shqipëri, nënkryetari i FRD-së tha se qeveria pretendon se ka ndërtuar 2500 shkolla brenda 1 viti, ndërkohë që ne shohim shkolla që u rrëzohet tavani apo nxënës që zgjedhin shtëpi për të mësuar në mungesë të shkollave.
Duke iu referuar suksesit të quajtur nga qeveria për të çuar mësues në shtëpitë e të ngujuarve, ai tha se kjo qeveri është e dështuar që nuk zgjidh dot problemin e të ngujuarve, sepse ata fëmijë duan të arsimohen në ambiente sociale dhe jo të rriten me trauma.
Ndërsa për 3 ligjet e integrimit, Gumeni ironizoi nismën për referendum duke thënë se të pyesësh popullin për rregulloren e kuvendit, e bëjnë vetëm ata që duan të tallen me popullin.
Ndërsa analisti i njohur, Mustafa Nano, i pranishëm në tryezë, vlerësoi nismën e FRD për ditën e 1 prillit, duke thënë se FRD ka bërë atë që duhet të bëjë media sot./ep
Kur nje parti teresisht e djathte u largua nga thundrat e Saliut dhe i ben opozite, duhet konsideruar shume me teper se cdo fjale qe mund te thoshte nje opozitar i majte.
Saliu e ka veteshpallur veten sulltan dhe Shqiperine Sulltanat, sepse keshtu sic ben ai, qe vete flet, vete qesh, vete vendos, vete perfiton, vete dhunon, vete gjykon, vete pasurohet, nuk mund t’i japesh emer tjeter.
Hajt te themi me 1 Prill genjeshtren me te bukur qe ka thene Saliu ne keto 8 vite. Jane aq shume dhe do te duheshin 8 vite kohe!
Te flasim per pushtetet qe i ka zaptuar ai?
Te flasim per vendimet gjyqesore qe jane marre sipas interesave te tij personale?
Te flasim per dhunen qe ka ushtruar ne media, Gazeten Tema dhe Top Channel, apo per median qe oshetin vetem fjalet e tij Klanin?
Te flasim per krimet e panumerta ndaj forcave te Policise?
ka shume per te folur ndaj ketij diktatori komunist, por ajo qe mbetet t’i themi, qe te dale te pakten sot, diten e genjeshtrave te thote qofte nje te vertete ne keto 8 vite qeverisje, qe do te quhet genjeshter per hir te 1 Prillit!
Nuk i pershtatet fjala sulltan Saliut, se nuk e ka Shqiperine prone te veten dhe po ben me te c’te doje. I pershtaten fjala diktator se e ka bere Shqiperine prone te veten me dhune dhe e sundon duke shtypur te gjithe te tjeret.
sulltani pushtonte tokat e te tjereve,
saliu fal detin grekerve per pushtet
Berisha nuk fiton zgjedhjet por i thote amerika nepermjet ambasades,pastaj me ndihmen e aleksanderit ne numrim i fiton kjo eshte amerika e demokracis.
Ky Gumeni pse nuk permend qe vete organizimi i FRD eshte bere mbi nje genjeshter. Shikoni cv-te e kryesuesve te departamenteve te saj. Disa prej tyre njihen shume mire dhe as shkollat qe kane bere nuk i kane shkruajtur tamam.
Psh Kliton |Zguri qe ka bere psikologjine nuk ka permendur qe ka qene stazhist per vite me radhe hahaha
dhe ky Gumeni qe ka qene nje nga ata remujaxhinjte e 97 qe sa here ndjen rrezik ndron partite.
Ky Gumeni nuk e permend edhe mbesen te tij, te tmerrshmen Gerta Gumeni, hajduten e tatimeve dhe te shendetesise.
Hajde Bamke, hajde, cfare corbe te prishur ke mbledhur.