Zogaj: Nëse Rama bashkohet me Metën, ky është fundi i opozitës së bashkuar

2 Prill 2013, 08:35Politika TEMA

Koordinatori i koalicionit opozitar, Preç Zogaj, në një intervistë për gazetën Panorama, thotë se akti i bashkimit të Metës me Ramën do digjte shansin e ndryshimit.

“Është kaq vonë sa edhe shprehja më mirë vonë se kurrë i rri ngushtë aktit të tij,” thotë Zogaj.

Sipas tij: “një vendim kurajoz si ky do të kompensonte shijen e keqe të ikjes vetëm pasi e shtrydhi deri në fund pushtetin e falur në tryezë nga Sali Berisha”.

Zogaj thotë se nëse Rama do të vendosë t’i drejtojë një ftesë LSI-së, ky akt do të shënonte automatikisht fundin e opozitës së bashkuar.

“Nëse kjo ndodh, mendoj se 21 janari e thërret të bëjë një ‘mea kulpa” publike për demonstratën, e theksoj për demonstratën, jo për të vrarët, pasi vrasjet kanë qenë dhe mbeten të pajustifikueshme,” shprehet Zogaj.

“Aleanca e PS me LSI do të fshinte motivet e fundit të qëndrimit tim si individ i lirë në tryezën e koalicionit”./ep

21 komente në “Zogaj: Nëse Rama bashkohet me Metën, ky është fundi i opozitës së bashkuar”

  1. AK says:

    ZOGAJ SQARO PSE DUHET TE FLESH ME BERISHEN KUR AI KA FJETUR ME METEN DHE NUK TE PELQEN TE BESH NJE TRESHE ME ILIR METEN DHE EDIN???

    ORE QE KUR JE BERE ME MORAL TI MORE PISANJOS??? POLITIKAN QE FLET PER MORAL… PTUUU….. FARE E KEQE TI DHE ATA TJERET…

    POLITIKA E VJETER KA MARRE FUND…NUK MUND TE BEJNE MORAL ATA QE SKANE MORAL.

    POSHTE POLITIKA E VJETER…

    1. herta says:

      AK me ne krye “atdhetarin e madh” Kreshnikun qe der dje ishte lodra me e preferuar i saliut, dhe ishte me i gatshmi per te realizuar cdo perversitet te saliut, kreshniku i KLD qe kur i ulen rrogen filloj te luaj me atdhetarizmin e ketij populli.

    2. gertjan says:

      Zogaj do ish me mire per ty qe te beje poezi!Shqiptaret e dine fort mire se kush eshte e keqja e ketij vendi1Ai quhet Sali i cili vret e pret,vjedh e le popullin ne mjerim!Po vetem nje i semure psiqik do votonte saliun ne 23 qershor!

  2. fl says:

    Llogjika ketu te con. Rama te kerkoj falje qe thirri demostraten. Meta te kerkoj falje qe i shau.

    Vete Sali Berisha qe i vrau nuk do kerkoj ndonjehere falje. Madje me llogjiken e gjyqit te Metes edhe 21 Janari quhet i mbyllur.

  3. agron says:

    Plotesisht e vertete,Z.Zogaj…dje paterice e Berishes, sot e Rames,pune kurvash…

    1. Shefqet Cela says:

      Zogaj ka jave qe nxier xhevahire, duke kerkuar pretekste per te bere kaperximin e radhes.
      Tani gjeti jo nje shkak por nje sebep per te ktheyr fleten.

  4. e says:

    Opozita e vertete eshte vetem AK…

    1. sahanlepirsat says:

      O POPULL KUR DO TE ARRINI TE KUPTONI QE RAMA ESHTE NJE MASHTRUES , NJE DALLAVEREXHI
      RAMA ESHTE GATI TE BASHKOHET ME KEDO QE E PRANON ,VETEM PER TE MOS DHENE DORHEQJE.
      RAMA E KA TE QARTE QE MBAS 23QERSHORIT PS E VETME HUMB DHE MBAS KESAJ RAMA DUHET TE JAPI DOREHEQJE , POR RAMA NUK E DO KETE PERFUNDIM TE HIDHUR ,PRANDAJ SI ZAGAR QE ESHTE PRANON TI ULET NE GJUNJE ILIRIT SEPSE E DIN QE VETEM ME KETE MUND TE HAJ BUKE .
      KY BASHKIM ESHTE DISKRETITUES . TE BASHKOHESH ME ILIRIN DO TE THOTE QE KE HYRE NE GJIRIN E BERISHES , SEPSE ATO JANE TE LIDHUR NJERI ME TJETRIN . POR KJO NUK I INTERESON ASPAK RAMES SI TRADHETAR QE ESHTE . ATIJ I INTERESON TE MASTROJE DERI DITEN E FUNDIT KETE POPULL QE ESHTE TEPER NAIV . RAMA KA KOHE QE I KA DHENE SINJALET E TIJ TE NJE POLITIKE TE NDYRE , POR KY POPULL NUK PO SHKUNDET AKOMA.
      O POPULL CDO PROPOZIM QE BEHET NGA NJERI OSE TJETRI BEHET VETEM NGA BERISHA
      AI PO I BEN LEMSH POLITIKEN ASHTU SI AI DON .

      O POPULL BINDUNI SE KJO TRESHE KA QENE DHE ESHTE GJITHMON BASHKE
      KJO ESHTE LOJA E BERISHES SI DJALL I NDYRE QE ESHTE PER TE. MBAJTUR PUDSHTETIN NE DORE . PD + PS + LSI = PPSH HAJT PRA NA RROFTE PARTI KOMUNISTE ME NE KRYE SHOKUN
      SALI BERISHIN .
      VAZHDONI VAZHDONI TE SHPRESONI TE RILINDJA E RE KOMUNISTE
      HA HA HA

  5. rolandb says:

    opozite kurvash, kurva opozitare.

  6. hugo says:

    zoti zogaj shum e drejte kjo qe thua ky do te jete koalicioni i turpite ne keto 100 vite pavarsi

  7. Ardiani says:

    Mjere populli. Duhet patjeter nje Grillo ne keto zgjedhje, qe t’u tregoje vendin edhe Metes, edhe Rames, qe e shkaterruan te majten. Paska qene lule Fatos Nano, para ketyre dy karagjozeve, qe shahen deri ne cfare u ze pragu i shtepise, pastaj si pa te keq thone do bejme koalicion. Socialistet e vertete s’duan t’ia degjojne emrin Metes, jo me ta kene ne gjirin e tyre, duke u marre serish 30 peqrind te pushtetit. Keta nuk do shkojne te votojne, jam i sigurte, ndaj serish del Berisha i fituar, se do luaje me karten e pastrimit te vetvetes nga e keqja qe ka stigmatizuar vete Edi Rama ne keto 4 vite. Cfare Rilindje mund te kesh kur qeveria e Berishes heq Haxhinaston nga Ministria e Ekonomise dhe qeveria e Rames “rilind” me Haxhinaston minister ekonomie? Po shendetesia ne pike te hallit, qe ka pasur per ministra ata te LSI-se, si do trumbetohet tani e tutje nga Rama? Po taksa progresive, e kundershtuar publikisht nga Meta deri dje, cfare fati do kete? Hajde sallate ruse, hajde. Vetem Rama di te beje vetevrasje te tilla. Shume zhgenjim mes socialisteve te vertete, ku bej pjese edhe une.

  8. Milano. says:

    “Pa kontributin financiar të emigrantëve Shqipëria nuk do kishte mbijetuar dot” thotë Rama që pasi u kërkon emigrantëve të shkojnë të votojnë në Shqipëri më 23 qershor u premton se më pas PS do të bëjë të mundur që emigrantët të kenë të drejtën ta shprehin vullnetin e tij përmes votës atje ku jetojnë

    Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i shoqëruar nga Sekretari për Rininë dhe Emigracionin, Erion Veliaj, kandidati për deputet Parid Cara si dhe Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, ka zhvilluar të shtunën më 30 mars një takim me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Milano. Në një sallë të mbushur plot të Cosmo Hotel Palace, kryetari socialist Rama ka folur për Programin për një Rilindje Shqiptare, duke u ndalur veçanërisht në ato pika që lidhen drejtpërdrejt me problematikat e shqiptarëve që cilët jetojnë jashtë Shqipërisë.

    “Sot janë të panumërta historitë e suksesit, historitë që tregojnë se shqiptarët në kushtet e lirisë dhe të konkurrencës janë në gjendje të bëjnë mrekulli, t’ia dalin mbanë, pavarësisht se nga vijnë, pavarësisht se si e kanë emrin, pavarësisht se nuk kanë asnjë lidhje me pushtetin apo me njerëz me influencë. Secili ia del mbanë sepse ka mundësinë t’i shprehë dhuntitë e veta, ka mundësinë që të gjejë përmes konkurrencës rrugën për të treguar se vlen dhe se atë çka kërkon përmes punës së ndershme e arrin. Unë kam qenë vetë në emigracion, unë e di shumë mirë se çfarë është emigracioni, e di shumë mirë se historitë e emigrantëve janë të gjitha të ndryshme, por ama të gjitha historitë kanë të përbashkët një gjë, kanë të përbashkët ambicien për t’ia dalë dhe kanë të përbashkët vështirësitë dhe pengesat në rrugën për t’ia dalë”, është shprehur Rama.

    Ai ka nënvizuar më pas kontributin e rëndësishëm të emigrantëve në ekonominë shqiptare: “Pa kontributin financiar të emigrantëve Shqipëria nuk do kishte mbijetuar dot. Ajo që kanë bërë emigrantët në gjithë këto vite ka qenë e pazëvendësueshme për ekonominë shqiptare”.

    “Por më besoni shumë më pak se aq nga pikëpamja financiare dhe shumë më tepër se sa ndihma financiare për familjen është udhëtimi për të ardhur dhe për të votuar në 23 qershor. – ka ftuar Rama emigrantët të shkojnë të votojnë. – Për të përcaktuar Shqipërinë siç e duam, për të projektuar Shqipërinë siç e duam, për t’i dhënë një mundësi Shqipërisë siç e duam dhe nuk është një votë, është një votë që bën diferencën”.

    Duke folur për të drejtën legjitime të emigrantëve për të votuar aty ku jetojnë, Rama i është referuar fillimisht propozimit ligjor të PS për këtë qëllim dhe refuzimit nga PD. “Ne kemi propozuar dy herë vendosjen e votës së emigrantëve dhe kemi synuar që të gjithë emigrantët të mund të votojnë aty ku jetojnë. Kjo nuk ka qenë e mundur. Nuk ka qenë e mundur sepse PD ka qenë plotësisht kundër dhe në fakt nuk ka sesi PD të ishte pro, kur mendon se kryeministri i sotëm i Shqipërisë nuk ka zhvilluar në 8 vjet asnjë takim me emigrantët asgjëkundi. Nuk ka shkuar asnjëherë t’i shikojë në sy, ta shohin në sy dhe t’i dëgjojë për çfarë kanë për të thënë emigrantët”, ka thënë kryesocialisti.

    Për kreun e PS-së janë dy arsyet kryesore pse vota e emigrantëve është e rëndësishme dhe e domosdoshme: “Duam të bëjmë të mundur votën e emigrantëve për zgjedhjet e mëpasme. Për ne është e rëndësishme dhe është një detyrim moral i shoqërisë shqiptare ndaj të gjithëve ju, që secili prej jush aty ku jeton të ketë të drejtën ta shprehë vullnetin e vet për atë dhe ata që duhet të qeverisin Shqipërinë me votë. Nga larg, nga Italia, nga Greqia, nga Amerika, apo nga kudo qoftë emigrantët jetojnë. Dhe ka dy arsye themelore për këtë: E para sepse ju jeni kontribuues të drejtpërdrejtë në ekonominë kombëtare të Shqipërisë, nuk jeni taksapagues shqiptarë, por jeni financues të drejtpërdrejtë të ekonomisë kombëtare të Shqipërisë dhe si të tillë ju keni jo vetëm të drejtën, por keni edhe detyrimin që të shpreheni me votën tuaj se si e mendoi ju qeverisjen dhe kush duhet ta qeverisë Shqipërinë dhe jo të kushtëzoheni që të vini patjetër në Shqipëri për të votuar. Së dyti vota juaj është shumë e rëndësishme dhe është e domosdoshme për të marrë një vendim të drejtë sovran kur Shqipëria bën zgjedhje sepse ju e ndiqni politikën shqiptare jo drejtpërdrejt të lidhur me interesa të ngushta dhe vota juaj, qëndrimi juaj është i pashantazhueshëm dhe i padeformueshëm për shkak të interesave që shantazhojnë apo deformojnë votën e shumëkujt në Shqipëri”.

    Lidhur me angazhimet e PS ndaj emigrantëve, Rama ka thënë: “Ne mendojmë se duhet të ndërtojmë një rrugë të përbashkët ku gjithsecili nga ju të ketë mundësi të investojë në Shqipëri në rast se do ta bëjë këtë, ku gjithsecili nga ju të ketë mundësi të kthehet në Shqipëri për pushime apo sa herë ka mundësi në rast se do ta bëjë këtë. Ku gjithsecili nga ju të ketë mundësi ta mendojë jo si një gjë të pamundur, por si një mundësi edhe ardhjen në Shqipëri përfundimisht, po edhe kthimin e fëmijëve që sot studiojnë këtu për të punuar në Shqipëri”.

    Duke folur për pjesëtarin më të ri të skuadrës së kandidatëve PS për zgjedhjet e ardhshme, kandidatin për deputet në zonën e Kavajës, Parid Cara, për vite emigrant në Itali, kreu i PS-së ka thënë se “është deputeti i parë në historinë e parlamentit shqiptar që zgjidhet si përfaqësues i emigrantëve dhe si një shembull për t’u marrë nga të gjithë për historinë e tij të suksesit për historinë e tij të sakrificave dhe të solidaritetit me emigrantët e tjerë”.

    1. rruko./ says:

      Akoma besoni ne Rama o student emigrant refugjat???!!!!

  9. Coelho says:

    Pershendetje Shkruajtesve te ketij Blogu!
    Une mendoj se ky ndryshim ne kete kohe duhet analizuar pa emocion politika me e mire eshte ajo e bere pa emocion. Cfare do te ndodhte qe te gjithe ju dhe ne, moralistet cfare do ndodhete qe te gjithe moralistet dhe njerezit me vlera te larta morale te votonin PS? asnje humbje perkundrazi do rrespektonin veten si dhe moralin. Dhe pjesa tjeter qe jane votuesit e LSI te vazhdojne me moral te thyer te votonin veten, cfare do ndodhi? Asgje pervec se nje mundesi me shume ne ndryshoj qeverisja ne rast se kete doni! Tjetra eshte qe vec te tjerave ka edhe laternativa Aleanca Kuq e Zi apo edhe partia e Topit qe as emrin nuk ja di po sikur te votohet parti te tjera te vogla e te behej e mundur qe ne te shperndajme pergjegjsine qe te jep pushteti e jo privilegjet e tij. Ne fund ne qytetaret brenda dhe jasht shqiperise duhet te jemi me aktiv per te vendosur per fatet tona dhe pse jo ti kundershtojme me force ato kur nuk jane ne te miren tone te perbashket.
    Ne kemi nevoje si popull qe te perfaqsohemi per ate cfare jemi e si duket jemi si keta qe na drejtojne, pra Rilindja, fjale e tepert ne kontekstin kohor kur perdoret te zevendesohet me zevendesim brezash e kjo duhet te jete sfida e shqiptareve me moral!

  10. tiku says:

    Po cfare flet mor Prec , po cflet ti per opozit qe pret vetem naj drejtori me ato 2 mij vota qe ke po qe ke ngelur duke bere gam gam gjith kohes e pale cte duket vetja e del e ben moralistin tani?

  11. leka says:

    Si frikacake i semure eshte gjithe kohen i ekspozuar Rama,por te bashkohet me Meten,(kriminel dhe hajdut,qe mbasi i futi thiken shqiptarit dhe ps-es,u bashkua me kufomen kriminale te Saliut dhe shkretuan kete vend per 4 vjet)tregon qe eshte nje maskara i paftyre dhe nje karrierist qe nuk i behet vone per asgje,vec per te ulur bythet e veta ne karrige e larta te pushtetit dhe partise.Keta funderina do te vazhdojne ta sundojne kete vend,qe duket si nje vend perfundimisht i denuar.

  12. Sandri says:

    Ky bashkim me shume do te sjelle humbje votash sesa ndonje perfitim. 4 vota PS i humb vetem nga familja ime. Bravo i qofte Erjon Braces. Ilir Meta eshte ordiner, nuk mund te kete rilindje me Meten. Turp per Edi Ramen. Cfare do te thote per degradimin e Ministrise se Ekonomise, ate te Shendetesise dhe Ministrise se Jashtme qe u bene lemsh nga LSI me largimet nga puna dhe punesimin e militanteve te LSI pa asnje lloj kriteri. A nuk eshte fajtor Ilir Meta per gjendjen ku eshte sot shteti.

    1. shqiponja says:

      Z. RAMA E HOQI MASKEN E TIJ KJO ESHTE TEPER DISKRETITUESE
      PER OPOZITEN . FANSAT E RAMES VAZHDOJNE TA BESOJNE DHE SI TE
      KERMA QE JANE BASHKOHDN ME KETE VENDIM TE ULET TE TIJ . SEPSE
      RAMA I KA BERE LAVAZH TRURIT .
      O SHQIPO ESHTE TURP TI SHKONI KETIJ DALLAVEREXHIU MBRAPA
      ME BINDJE TE PLOTE THEM QE KJO ESHTE LOJA E BERISHES . TE PRESIM
      CFARE PERFUNDIMI DO TE KETE KJO LOJE E BERISHES DHE METES QE JANE TE
      LIDHUR SI MISHI ME KOCKEN.

      E VETMJA FORCE POLITIKE QE ESHTE PER TU MBESHTETUR ESHTE AK.

  13. liri a vdekje says:

    ME KET BASHKIM DHE FITORJA E EDI RAMES DO RREZIKOHET NE TR ME LSI JE DESHTAK O KRYETAR

  14. djalli says:

    Te besh koalicion me meten do te thote te besh koalicion me djallin dhe berishen.
    Personalisht nuk do votoh

  15. Treviso says:

    Jamplotesisht dakort me Zogajn. Mafja mori fuqi. Kush te doje rrugen e ka çelur per tu larguar nga mafja e legalizuar nga Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje