Sabit Brokaj: Meta po lëviz me dijeninë e Berishës. Qeveria nuk do bjerë

2 Prill 2013, 08:57Politika TEMA

Dikur Sabit Brokaj ishte një eksponent i lartë i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Por u largua prej andej kur kryetari Meta vendosi të bëjë aleancë me Sali Berishën.

Tani gjërat kanë ndryshuar. Meta kërkon të kthehet tek e majta, por Brokaj thotë për gazetën Dita se Meta po lëviz sipas urdhrave të Berishës.

Ai madje shton se as qeveria nuk do bjerë, edhe pse një qeveri teknike do ishte e mirë për zgjedhjet e qershorit.

“Unë e kam të vështirë ta besoj se do të kemi një marrëveshje xhentëlmenësh midis Ramës dhe Metës. Këtë e them se Meta e ka braktisur prej kohësh të majtën dhe është zhytur në inkriminim gjatë bashkëjetesës katërvjeçare me Berishën. Para se të besoj në një marrëveshje midis Ramës dhe Metës, besoj në një marrëveshje mes Berishës dhe Metës. Kjo është marrëveshja e interesave që ata i mban të lidhur fort me njëri-tjetrin prej katër vjetësh. Pyetet me të drejtë: A do të bjerë qeveria e Berishës pas marrëveshjes Rama-Meta dhe a do të kemi krijimin e një qeverie teknike? Nuk besoj se do të bjerë qeveria e Berishës, edhe pse këtë e dëshiron shumica e shqiptarëve,” thotë Brokaj.

“Një qeveri teknike për zgjedhjet e 23 qershorit do të ishte më e mira e mundshme për këtë kohë që ka mbetur, por unë nuk e besoj. Berisha do ta lejojë Metën që të bëjë këtë lëvizje të fundit që po flitet, pra të afrimit me Ramën para këtyre zgjedhjeve, pasi ka siguruar 71 vota për qeverinë e tij, në mënyrë që ta kthejë prapë Metën në stanin e tij pas zgjedhjeve. Unë mendoj se Meta i ka humbur shanset për t’u rikthyer tek e majta. Qysh në vitin 2009 unë i kam bërë thirrje Metës që të mos bashkohej me Berishën dhe të shkonim drejt një qeverie teknike. Tani më duket tepër vonë që Meta ta ndërmarrë një hap të tillë… Ai mund të ikë nga koalicioni me Berishën, por qeveria e Berishës nuk do të bjerë. Ky është mendimi im,” vijon Brokaj./ep

22 komente në “Sabit Brokaj: Meta po lëviz me dijeninë e Berishës. Qeveria nuk do bjerë”

  1. Dule Bisha says:

    plotesisht dakort… po e hongri rama te iki me vrap pastaj…

    1. gertjan says:

      Gjerat nuk duhen pare vetem bardh e zi o do shkoje me kete o me ate? Po sikur Meta te mos nxjerre aq deputete sa ne 2009 dhe opozita te sigoroje e vetme mazhorancen ne parlament?..E rendesishme per te gjithe ne per situaten aktuale eshte dhe duhet rrezimi i Saliut si e keqja me e madhe e ketij vendi!te votojme masivisht me 23 qershor!

      1. Vlora says:

        brokaj eshte me i sakti si politikan.

        nuk mund ta lere berisha meten aq te lire, sa te ike meta nga koaliciomi, dhe berisha ta prese me krahe hapur rrezimin e tij.

        keto jane te gjitha brockulla per ti ngrene injorantet, (ashtu si beson meta-berisha se eshte ky popull).

        rama me kete levizje po i ben gropen vetes.

    2. shoku taras says:

      Populli mbi te gjitha!Pakenaqesia qe ka populli nga kjo paloqeveri e Saliut e deri diku edhe Metes pavaresisht se nuk eshte se ka ndonje influence ne qeverisje,do vendosin rrezimin e Saliut dhe fitoren e opozites e Partise Socialiste qoftë edhe vetem!Nuk duron me populli jo!

      1. Thana says:

        Fjalet e Brokajt jane te sakta por gjysmake.
        Skenaret e parashikuar qendrojne, por nuk shprehet ne se ky kualicion eshte dobiprures apo jo?
        Zoti Brokaj ka gjynahe ne perçarjen e PS dhe humbjen ne vitin 2005.
        Duhet te beje diçka konkrete dhe jo te flase si “orakull” kur dobiçi i tyre na ka ngelur ne dere.
        Te perpiqemi te gjithe se bashku. Te bashkuar.

    3. janaqi says:

      Detyra e secilit prej nesh popullit eshte te shkojme e te votojme!Analistet e pseudoanalistet nuk jane orakuj apo fallxhore qe te parashikojne te ardhmen!Shqiptaret e kane mese te qarte se Partia Socialiste dhe programi i saj e perfaqesojne me se miri popullin!Nuk gabojne me shqiptaret si ne 2009!Pastaj edhe vjedhja e zgjedhjeve nuk ka gjasa te perseritet!

    4. lini says:

      Po sali krimbi ben gjithcka pervec asaj qe duhet te beje,te jete i drejt te qeveris me drejtesi, eshte i afte per cdo pakt,mund tja shes dhe gocen e vet grekut po vetem mos ta luajn nga karrikja,skizofren i vertet.

  2. permeti says:

    Nuk e kuptoj, fitorja nuk ka kuptim kur je i dhjer ne brek, se po erdhi Mete te gjithr ne Ps do jen te dhjer ne brek, dhe ta herojn votat e atyre qe kane qen me 21 janar se ata plumba mund te kishin zene kedo nga ne qe ndodheshim ne shesh, o shoku Rama te ditem se ishe si Prometeu po na dole kali Trojes, dhe si thone italjanet piu Troja ce altro.

  3. Ben Chicago says:

    edhe une keshtu si sabiti mendoj qe do te ndodhe

  4. parma says:

    jam plotesisht dakort me Permetin dhe nuk i ndryshoj asnje presje….dhe Brokaj e ka thene aq shqeto sa Rama duhet ti therrasi llogjikes qe po i humb kohet e fundit dhe bashke me te do i humbi me shume se gjysma e elektoratit…i bej thirrje te gjithe stafit ne PS qe te mos e lejojne Edin per marrveshje qelbesirash,populli i majte do njerez te ndershem!

  5. Skrap Halldup says:

    Mos flisni dhe as mos beni aluzione te kota para kohe. Le njehere qe asnjera nga shtyllat kryesore nuk kane vendosur perfundimisht se me ke do te bejne aleanca si para dhe pas zgjedhjeve. Keto qe perfliten jane thjesht maramendje te qellimshme qe vijne nga disa individe qe me sa duket u ha miza nen kesule.

    Mendimi i zotit Brokaj sillet verdalle ne kokat e qindra e qindra votuesve dhe ketu nuk mund te shihet ndonje gje te vecante. Lexuesi eshte ne gjendje vete per te vleresuar nese theniet e tij jane spekullime apo shprehje ku fshihet ndoshta nje vertete sado e vogel qofte ajo.

    Ne rast se ato do te zhvillohen ndryshe nga heret e tjera, gje per te cilen shume nga votuesit eshte veshtire se besojne, atehere rotacioni do te ishte i pa shmangshem. Ketu qendron dhe thelbi i gjithe maramendjeve dhe polemikave qe behen.

    Tek socialistet eshte krijuar nje fare mosbesimi nga zhgenjimi dhe disfata e plote qe pesuan pas pabesise se dikurshme te skrapallinjve. Ata kurrsesi nuk e kane harruar zborin qe u beri atyre “levizja per interes” para kater viteve, keshtu qe kjo ka shkaktuar dhe pengesa per nje preokupim serioz per krijimin e aleancave te mundshme ndoshta edhe me grupimet e reja sic jane akz dhe frd. Dhe kjo nuk ka ndodhur ende ndonese shihet fare mire qe temat dhe qellimet e tyre perngjasojne shume me njera-tjetren.

    Lind pyetja: Sa e dobishme do te rezultonte krijimi i ndonje koalicioni me ndonje grupim te pa vene ne prove ne kushtet e krijuara? Apo ai do te ishte krejt i pa nevojshem per te mos thene i demshem!?

    Nje gje eshte me se e sigurte. Loja e pokerit ka kohe qe filluar kurse fundi i tij do behet i ditur vetem pas zgjedhjeve. Duhet vetem shpresuar qe fundi i tij te mos lere me goje hapur shume nga ata qe mendojne se pas saj mund te kete ndonje ndryshim rrenjesor. Nuk duhet nxituar me thenie te tepruara pavarsisht se edhe kesaj here per fat te keq nuk po duken mire bathet.

  6. rilinda says:

    PS i ka fituar zgjedhjet ne te gjitha qytetet e medha te Shqiperise .Perse na duhet kjo qelbesire tani? Efekti i ketij bashkimi do te jete zhgenjimi i njerezve te majte nga Edi Rama.Iliri eshte me i peshtire se Berisha.Largimi i tij ne kete kohe nuk i prish fare pune Berishes.Dhe tjetra,a mund ta besoje njeri Ilir Meten sot,kur ai dhe vetem ai, e mbajti Sali kriminelin ne kembe per vjet,vodhi sa deshi dhe iken tani pa i prishur pune Saliut.E sigurt qe ka bere mareveshje me Saliun qe pas zgjedhjeve te bashkohet prape me te.Si mund ta haje kete kokerr ulliri ky Rama.Do votoje dhe ligjet per ti bere qejfin deri ne fund Kokelopes dhe UJKUT SALI

  7. Plaku nga VLORA says:

    Mos eshani Meten,se kudo qe te shkoje,si me Ramen si me Berishen i shkon koalicioni…A e kuptoni se si majtas dhe djathtas nuk mund te gjesh dot nje komandant?….Ne te tjera rryma duhet te kerkojme…Jane te molepsur keq.Nuk eshifni qe Hajduti shan Hajdutin dhe anasjelltas,dhe asnjerit s’ja mban te hap nje padi?…

  8. Skrap Halldup says:

    Absolutisht rilinda por faktikisht me duket se nuk eshte vendosur akoma dicka me saktesi. Edhe sikur skrapalliu te kete bere mareveshje me te djathtet kesaj here ndryshon puna. Kjo sepse atij i jane larguar shume nga perkrahesit duke u rikthyer ne bazen e vjeter.

    Po te me lejosh kisha dhe nje sugjerim te vogel. A nuk do te ishte me e dobishme qe te hiqet dore nga sharjet e panevojshme, qe te mos behemi me keq se ata qe shqyejne gojen nga te qeshurit ne pjerdhament?

  9. ROLAND says:

    Shume drejt.nese LSI ka pak cipe , i takon te largohet nga Berisha qofte dhe per keto dy muaj

  10. rago says:

    Rama ban mire qe ben kualicjon me LSI pasi elektorati i ksaj force eshte i majte,ky elektorat u largua sepse Nano beri te njejten gje qe beri Meta kto vite,PS sduhet ti zej bes metes duhet te punoj shume me kualicjonin qe ka per te marre sa me shum deputet ,qe nesr pra pas 23 qershorit te mose ket nevojen e metes ,besoj se shumica e elektoratit te LSI jan te knaqur me kte aleanc e do votojn per PS

  11. O Zabit

    Leri filozofite se je i siperfaqshem. Filozofia mesohet ne rini. Ti ne rini ke qene kapter ushtrie.

    I dime mire ne punet tona. Vazhdo merru me Rexhep Qosen dhe Mehmet Shehun.

    A ke ndonje vend tek klinika private per Dine Abazin ?

  12. Delli USA says:

    Meta e dyfishon numurin e deputeteve ne kualicion me PS-en,dhe behet faktor kyc per formimin e qeverise se ardhshme,ku me e mundshmja eshte te bashkohet me Saliun dhe ta leri Ramen me gisht ne goje.Mendoj se eshte bere nje skenar i detajuar midis Saliut-Nanos dhe Metes kunder Rames,por ky i fundit po tregohet perseri koqe si ne kohen kur ndryshoj kushtetuten.

  13. VJOSA VL says:

    JAM DAKORT ME MENDIMIN E ZOTIT DELLI U S A.

    Mendimi qe ai shfaq eshte plotesisht i mundshem e duket nga qendrimi i BESRISHES, NDAJ :” VOTONI ,VOTONI PER NJE SHQIPERI PA ILIR E SALI, PA PD E LSI”. VOTONI PS,PSD,PDS.E TE TJERA,PA LSI. TE DJATHT VORONI FRD. VOTONI DHE KZ.

  14. Meleku says:

    Me keto qe ka thene Brokaj ai do te shporret nga dyshja Rama-Meta.

  15. Arthmeria Shqiptare says:

    Shpetimi i Shqiperise eshte FRD-ke,votojeni te shpetojme nga kucedrat.

  16. Treviso says:

    Zoti Sabit te jap plotesisht te drejte.
    Cdo gje eshte bere per te shpetuar familjen kryeministrore dhe mafjozin Ilir. Qeveria do behet me e forte se ç’ka qene me mafjozet e L.S.I.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje