Mark Marku: Votova kundër dekreteve amorale të Presidentit Nishani

2 Prill 2013, 08:52Politika TEMA

Deputeti demokrat, Mark Marku, votoi kundër dy dekreteve të presidentit Bujar Nishani për Gjykatën Kushtetuese.

Në një intervistë për Panoramën, ai ka shpjeguar votën kundër Gani Dizdarit dhe Besnik Imerajt, duke thënë se ishte votë kundër dekreteve amorale.

“Votova kundër kandidaturave të paraqitura nga zoti Nishani, përkatësisht për faktin e thjeshtë se në CV-ja e tyre e paraqitur në Kuvend, të dy rezultonin të kishin qenë ish- funksionarë të lartë të sistemit represiv të Enver Hoxhës. Mendova se zgjedhja e tyre do të ishte një fyerje për kujtimin e mijëra viktimave të regjimit komunist si dhe një fyer për një institucion të lartë si Gjykata Kushtetuese. Votimi im kundër ishte protestë ndaj propozimeve amorale, fyese dhe banale të Presidentit Nishani dhe të atyre që ia kanë servirur atij këto dy kandidatura,” tha Marku.

Deputeti demokrat thotë se është e patolerueshme që pas 20 vitesh të rënies së komunizmit, një maxhorancë e djathtë bën një zgjedhje të tillë.

“Nuk e kuptoj një qëndrim të tillë, nuk e pranoj një imoralitet të tillë dhe as kam për ta pranuar dhe kuptuar kurrë,” thotë Marku./ep

12 komente në “Mark Marku: Votova kundër dekreteve amorale të Presidentit Nishani”

  1. lavirja e kuvendit says:

    Shume dakort zoti Mark, por sa vlere ka kur ata u miratuan dhe do vazhdojne punen te qete.
    Amoraliteti qendron qe kur u zgjodh president Nishani.
    Amoraliteti qendron qe kur ju nuk kundershtoni kriminelin Berisha.

    1. fl says:

      Booo edhe Marku na doli opozitar sot. Marku voton kunder Shumices, por vetem athere kur vota e tij nuk eshte percaktuse.

    2. gjergji says:

      Bravo “lavirja e kuvendit”, e ke thënë shkurt dhe saktë !

  2. dritani says:

    Dhe te eshte dukur morale te votoje per Ilir Meten ne qeveri?!

  3. BERISHA LARGOHU. SHQIPTARET TE VOTOJNE AK-NE SI SHPRESEN E FUNDIT PER TU RILINDUR SI SHQIPTAR! says:

    Mark, je debil dhe nuk te pyet kush ne PD, prandaj mos mbush shtypin sepse nuk te lexon njeri.

    1. Reflection says:

      @BERISHA LARGOHU…: Ta kam dhene pergjigjen tek artikulli i Meros, s’e ke lexuar akoma, me duket…..;-)

  4. nen toger dubi says:

    mark ke te drejt qe fyesh ste ka futur ne list barbari ndaj del e llap o mark neqotese je vertet i indinjur pse nuk e ngrite zerin kur te persekutuarit i vun flaken vetes per nje te drejt qe e kishin me ligj per kompesin per vitet e burgut dhe tani del dhe na shet pordh mark ndero syzet meri dy numra me lart ju jeni te ter jashqitja e ketij kombi ptu rac shpellaresh

  5. Ben Chicago says:

    megjithate marku ja beri bam
    cdo fjale kunder diktatorit eshte ne favor te demokracise

  6. Gjergj Simaku says:

    Pse habitesh me Nishanin o Mark. Pyete njehere Bujar Nishanin se ku ka qene ne shkurt te vitit 1991 kur studentet e shkolles bashkuar donin te rivendosnin bustin e qelbesires perseri ne shesh, ndersa Ti dhe te tjere ishit ne greven e urise se studenteve?

  7. Reflection says:

    O Mark, nese ke votuar kundra, ASNJE VLERE s’ka, perderisa ulesh ne nje tavoline me vrases e ‘Mister 700-mijesha’ perseri mbetesh i pa-moral (si te tjeret)apo kur ke leverdi, imorali nuk te prek ne seder.. ? ?

  8. Koz Dynjaja says:

    (Perseritje ):
    Z. Marku je gabim – I ke lexuar publikimet e gjygjeve te Kadri Hazbiut , Beqir Ballukut , Mehmet Shehut , Fecor Shehut e grupeve armiqesore tjera – Kush i ka ndjekur e hetuar ? kush e ka goditur Fecor Shehun ne hetuesi qe thonte ne ballafaqim – Patjeter qe nje ish ballist nuk mund te ishte hetues -(le qe balliste nuk kishte qe me 1955 ) -Pra jane kategoria e komunisteve qe kane denuar njeri tjetrin pa mbarim – “shkunde Voten “

  9. lol says:

    z.Mark,eshte e drejta jote te votosh si te duket ty me drejte,por justifikimi”votova kunder se ishin nomeklature e E.Hoxhes”nok qendron.Rreth 90% e funsionareve te sotm (perfshij edhe juve)kane qene nomeklature e sistemit te E.Hoxhes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje