Preç Zogaj i njofton Edi Ramës largimin nga koalicioni i ri i Partisë Socialiste (LETRA)

2 Prill 2013, 20:09Politika TEMA

Siç kishte paralajmëruar, Preç Zogaj njoftoi mbrëmë se i kishte komunikuar Edi Ramës përmes një letre largimin nga koalicioni i ri i PS-së.

“Në vjeshtën e vitit 2009”, i shkruan Zogajt kryesocialistit Rama, “rrugët tona politike u takuan në shqetësimin e mospërmbushjes së standardeve zgjedhore në zgjedhjet e atij viti. Aty mori jetë lëvizja ndërpartiake për transparencën e zgjedhjeve dhe, më tej, një opozitë gjithnjë e më e bashkuar,  që kishte për qëllim të qëndronte fort përballë qeverisë së  tavolinës Berisha-Meta dhe të përgatiste alternativën e fitores në përballjen elektorale me të.

Kemi ecur së bashku në udhëtimin që kanë parë gjithë shqiptarët. Në ditët e saj më të mira Opozita e Bashkuar ka qenë për vendin fuqia dhe shpresa. Falë saj vëmendja dhe ndjeshmëria  ndërkombëtare për zgjedhjet u ngritën në nivelet më të larta; mori jetë një alternativë fitimtare, e aftë për të mundur qeverinë Berisha-Meta me frymë, me program, me etikë, me moral, me numra.

Përkrah jush dhe kolegëve të tjerë të nderuar opozitarë kam dhënë edhe unë kontributin tim në aulat e opozitarizmit dhe në  media për këto qëllime. Kjo ka qenë dhe mbetet një periudhë e vyer për angazhimet e mia politiko-qytetare. Unë ju falenderoj nga zemra për respektin që keni treguar ndaj meje, edhe pse kam pasur statusin e një individi të lirë në këtë tryezë.

Kam qenë i bindur se duke ruajtur kohezionin e brendshëm të partive përbërëse dhe duke u zgjeruar me forca të reja opozitare, që kanë spikatur ndërkohë në skenën politike, Opozita  e Bashkuar i kishte të gjitha letrat dhe numrat për të fituar zgjedhjet e vitit 2013, pa qenë nevoja t’i zgjaste paraprakisht dorën një partie qeveritare. Unë e kam zhvilluar e mbrojtur gjatë këtë pikëpamje pranë jush, tashmë pa sukses. Fitorja e zgjedhjeve si opozitë pushoi së qëni bindja juaj. Me argumentin e bashkimit për fitoren, ju i keni drejtuar sot një ftesë për koalicion parazgjedhor LSI-së. Personalisht, duke përshëndetur largimin e LSI-së nga qeveria, do të kisha preferuar votimin veç e veç të kësaj force politike dhe të Opozitës së Bashkuar.  Publikut nuk i duhet hequr mundësia të gjykojë me votë, drejtpërsëdrejti, histori politike të rralla si kjo e LSI-së gjatë këtyre katër viteve. Është e drejta juaj të mendoni  ndryshe. Është e drejta juaj të ndërtoni koalicionet që i mendoni me të efektshme në funksion të marrjes së pushtetit.

Por ftesa që i keni drejtuar një partie qeveritare në fund te mandatit qeverisës prodhon në rrafshin politik efekte të tjera, që nuk mund të mos mbahen shënim.

Me koalicionin PS-LSI bie koncepti i Opozitës së Bashkuar ashtu siç e kemi konceptuar e siç ka funksionuar deri tani; bie në pjesë të tëra të strukturës së saj Rilindja si emri i alternativës së PS-së; bie opsioni i aleancës antiregjim, bie opsioni i tejkalimit të Berishës si mendësi qeverisëse, bie kuptimi i garës elektorale si një përballje midis opozitës dhe qeverisë. Fushata dhe termat e saj mbeten për t’u përcaktuar nga e para. E vetmja gjë logjike në këtë zhvillim është bashkimi  pragmatist i dy të majtave.

Në këto kushte, me historinë politike që kam dhe për shkak të qëndrimeve publike që kam mbajtur për shumë ngjarje të këtyre katër viteve, e konsideroj të përfunduar angazhimin tim në  koalicionin tuaj të derisotëm dhe të parinovueshëm vazhdimin në koalicionin tuaj të ri.

Ju uroj punë të mbarë dhe suksese”, përfundon letra e Zogajt.

77 komente në “Preç Zogaj i njofton Edi Ramës largimin nga koalicioni i ri i Partisë Socialiste (LETRA)”

  1. Bravo Zogaj! Ke thene as me shume e as me pak ate qe mendon i gjithe populli opozitar. Turp per Edin.

    1. andia says:

      prec zogaj ti nuk je larguar prej ilir metes po je larguar prej intereseva te tuaja qe nuk mund te plotesoheshin !

      ke gjith kohes qe beni gjiro sa majta e djathtas per i cik pushtet me keq se Noka!!

      dhe sa per turpin e edi rames

      A MUND TE MA THONI ARSYEN PERSE E PS E KA VENDOSUR??

      E KA VENDOSUR SEPSE VOTAT TONA I NUMERON BERISHA! DHE DUKE SHKUAR ILIR META TE PS KOMISIONERET NUK KORRUPTOHEN, ILIR META ME GJITH ATE ELEKTORAT QE KA NUK DO KORRUPTOJ NJEREZIT ME NJE THAS ME MIELL!!

      KY ESHT SISTEMI QE BERISHA KA IMPLEMENTUAR DHE TANI THOJN TURP PER RAMEN NDERKOH QE BERISHA I KA DHEN GJITH FUQIT METES!!!1

      1. raimondi says:

        Dmth sipas teje o Prec USA te mos bashkohej ne Aleance me Stalinin per te rezuar Hitelrin , se do prishej Aleanca e perbashket midis USA dhe France , Angli dhe gjithe popujve te shtypur ?

        –APo se duke u bashkuar me Stalinin qe ishte nje ditkator mizor ,
        do binte koncepti i Luftes se shteteve demokratike kunder atyre totalitare …?

        __Je komplet gabim o Prec kesaj radhe ..Ti mund te ishe larguar nga Koalicioni per cdo asye tjeter , por jo per kete arsye se zgjerohet Koalcioni me parti qevreritare,
        –sepse kete argument tendin e hedh poshte United States kur beri koalicion me Stalinin.
        .dhe nuk besoj se ti apo ndonje tjeter keni respekt ndaj vlerave te Lirise dhe demorkacise me shume se perfaqsuesit e Kongresit Amerikan….

        _Me vjen keq Prec se kam repsekt te vecante per ty , si per asnje politkan tjeter ne Shqiperi , por kjo ikje qe ben ti dhe arsyet qe shpreh tregojne mungese civilizimi…..

        Une e kam ndjekur kritiken qe ti i ke bere Edit , dhe ke pasur Plotesisht te drejte
        –Atehere edhe mund te ikje , sepse ato qe thoshje t9i ishin shume te verteta dhe te moralshme,
        ndaj atehere e drejta ishte ne anen tende ___

        Ndersa ne kete rast e drejta nuk eshte ne anen tende , eshte ne anen e Edit ,
        dhe ti po vepron si te gjithe keta te tjeret qe ne emer te moralit dhe te egos se tyre te plagosur nga pushteti , kerkojne te lene Shqiperine penge te nje gjendje te tille krize

        –Shume keq per ty qe e rezaton qe larg ndershmerine , dhe per gjithe te tjeret qe jane kunder kesaj aleance
        qe shpeton Shqiperine dhe e ben te nise nje faze tjeter ne ndertimin e zhvillimit ekonomik te saj,
        ne luften ndaj krimit, ne hapjen e nje perespektive te re edhe per ne qe jemi ketej jashte

        _-Shqiperia ne zgjedhjet qe vijne duhet patjeter, patjeter te beje Ndryshimin e pushtetit , me cdo cmim, se ndryshe gjendja do duket e pashprese ne Shqiperi

        1. 7 Prill pa Berishen says:

          Prec zogaj sapo njoftoj se do behet pjese e protestes se 7 Prillit per rrezimin e berishes. Te gjithe bo i bashkohen ortekut aleances KuqeZi

        2. Aldo says:

          Raimondi Rama kurrsesi nuk duhej te hynte ne zgjedhje bashke me Ilir Meten,duhej te futej vetem e vetem atehere qe nqs nuk behej qeveria atehere mund te bente koalicion
          Rama kete e beri si zgjidhje te pare e jo te fundit

        3. Kruja says:

          Drjet krahasimi, por mendon ti se qeveria e ardheshme me apo pa Berishen do te jete ndryshe nga qeveria e Berishes?

          Rilindja, pra Kauza e Qytetarit, mendon ti se do te realizohet? Meta, Berisha etj do te dalin perpara drejtesise se shtetit te se drejtes?

          Nese forcohet demokracia atehere krahasimi yt eshte me vend. Por koha do provoje dicka krejt tjeter ne Shqiperi. Edhe ti e di kete gje. Futja e Metes tregon moralin qeverises i cili nuk ndryshon tashme aspak nga ai i qeverisjes se Berishes.

          Edhe qeverisja e Berishes ne 4 vitet e para solli risi por e degradoi demokracine. Kesaj rruge i hyri PS-ja sot dhe fundi i kasaj rruge eshte realiteti i sotem por qe do te ciklohet per 4 apo 8 vitet e ardheshme.

          Shume keq!

      2. aqifi says:

        Paska kenduar mire “çiftelia” kesaj here…

      3. artiles says:

        Kesaj qe thua ti moj Goce i thone ti varresh ujkut melcite ne qafe, me shprese se do ti ruaj.

        Dhe ai do ti ruaj vertet nga Berisha, por mos harro se do dyfishoje te tijat ne kuriz te PS dhe aleatee te tjere. Kur ai i mori Berishes 20 perqind te pushtetit me 4 deputete, imagjino se cfare do ti bej Rames me 10-12 (ne mos edhe me me shume) deputete?

      4. Turi says:

        Ju qe mbroni kete pisllek te bere nga edi, dhe e beni kete nderkohe qe muti akoma nuk eshte thare, duhet te jeni nga njerzit me te degjeneruar, ju jeni arsyeja e kesaj situate, ju jeni ata qe ia fusni plakave tuaja per pak pushtet, jeni llumi i shoqeris, nuk keni asnje ndryshim nga ilir meta!!!

        1. patrioti says:

          BRAVO TURI ! KJO ESHTE E VERTETA QE NE KEMI FELLIQESIRA
          TE CILET MBROJNE KETA BURRACAK , DHE PIKERISHT KETA JANE ATA QE
          PENGOJNE ZHVILLIMIN E SHOQERISE TONE . SOT ESHTE KOHA PER TE MBROJTUR
          INTERESAT E KOMBIT E JO TE DISA INDIVIDEVE QE JANE ME TE FELLIQUR SE SA KETA.

      5. Robespier says:

        Komentet ndaj qendrimit te Prec Zogajt,jane pergjithesisht pro tij,por,ajo qe me ben pershtypje jane reagimet negative dhe te mbushura me mllef,dhe ca me shume akoma,ngaqe keto komente fyrmezohen nga shkrimet e disa analisteve te mllefosur qe ne menyre perfide i nxisin lexuesit te komentojne ne kete menyre!
        I pari,qe foli per nje ikje te Zogajt nga koalicioni ishte Mustafa Nano,i cili me mllefin e tij karakteristik e sulmoi ashper zotin Zogaj per nje gje qe ,ne fakt,nuk kishte ndodhur,pra per largimin e tij nga Opozita e Bashkuar.Vete P.Zogaj e mohoi publikisht kete.
        Mirepo,Prec Zogaj u largua vertete dje,por pas levizjes se Rames…
        Nga ana tjeter,zoti Zogaj nuk ka thene ,apo nuk ka lene te nenkuptohet qe do shkoje tek Berisha ,e megjithate ,rrugecerit e forumeve,te yshtur tinezisht nga rrufjane-analiste si Mustafa Nano,e akuzojne pikerisht per kete levizje imagjinare,te pandodhur,por qe si skuther e te ligj ne shpirt e bejne si fakt te kryer!
        Te gjithe ketyre rrugecerve shpirtzinj qe shajne Precin,dua t’ju bej ca pyetje:
        -Kush e perfaqesoi me mire se kushdo tjeter kauzen e Opozites keto kater vjet sesa Prec Zogaj??
        -Kush mund ta imagjinoje betejen politike,mediatike,ne debate dhe polemika te opozites pa Prec Zogajn??
        -A mos valle mendoni se analiste opozitare Mustafa Nano dhe Lorenc Vangjeli,pra keta qyryke qe munden perhere ne debate,do te mund te zevendesonin Prec Zogajn?!( Ka shume mundesi qe analiste si Muci e sulmojne Precin ,pikerisht ngaqe i ka lene ne hije me opozitarizmin e tij brilant;zili pse jo…).
        Pothuaj te gjithe analistet me te mire te vendit,jane te mendimit se Prec Zogaj e ka mbrojtur kauzen e opozites keto kater vjet,ne menyre te shkelqyer dhe me mire se te gjithe keta palo analistet qyryke si Mustafa Nano &co.!
        Prandaj, o njerez para se te flisni e te ofendoni mendjelehtesisht Prec Zogajn,duhet t’i thirrni pak kujteses!

    2. Alb-Germani says:

      Kjo gje do te ndiqet dhe nga forcat e tjera qe ishin bashkuar me PS.
      Lereni Edi Ramen te “ngjaloset” me Ilirin.

      1. ELA says:

        e gjith forca opozitare duhet te bashkohen me shum se kurr per te hequr kancerin e shqiperi: SALI BERISHA

        DHE SA PER ILIR METEN RAMA NUK FITONTE DOT I VETEM! SEPSE VOTAT JA NUMERONTE SALIU DHE ILIR META!!

        E VETMJA GJE QE DUHET TE BEJM NESE DUAM TE ZHDUKIM BERISHEN DHE ILIR METEN DUHET TE VOTJM MASIVISHT PER NJE FORC POLITIKE

        ME VOTEN TON ESHT E VETMJA MUNDESI SI ILIR META DHE SALIU TE ZHDUKEN!!!

        JEMI NE QE VENDOSIM!!! PER TE ARDHEMN TON POR DUHET TE JEMI TE BASHKUAR DHE REALIST!!

    3. Mark Doda says:

      Po ti deri dje ishe bashkpuntor i krykriminelit degjenrusit te shqiperise sali berishes ,cmund te pritet me shume nga ty kaqol malok pirdhu shkoni ne te semes te gjithe ,politikan kurva ,te gjithe ju jeni fajtor ,qe ai vend eshte shndruar ne afganistan e qe urreht shqiperia ne bote sepse isherbyet gjarprit te zi berisha . Legena muti

      1. Uarda says:

        E sigurte qe ti Mark je rrefugjat….

    4. aqifi says:

      Me ne fund edhe Preci u be burre…

    5. Robespier says:

      Analisti Mustafa Nano,para ca ditesh.ka shkruar disa artikuj rrjesht,ku villte vrer ndaj Prec Zogaj dhe, ku e akuzonte se po flirtonte me Berishen,pa pasur asnje prove apo fakt.
      Ketyre aludimeve te mllefosura te ketij analisti te cilir mllefi ia ka errur gjykimin e shendoshe,iu pergjigj vete Zogaj,ku thoshte se nuk kishte ndermend nje gje te tille,perkundrazi ishte i perkushtuar ndaj kauzes se Opozites se Bashkuar.-Kjo para dy tre ditesh….
      Sot zoti Prec Zogaj eshte larguar me te vertete,por jo per ato arsye qe thoshte fshataro-analisti nga skerkat e Skraparit ,Mustafa Nano,pra jo per faj te tij,por per ate procken e Edi Rames,i cili ,mesa duket e paska degjuar keshillen e fshataro-analistit skraparli qe te beje aleance me te gjithe plehrat e vendit!!
      Nje pyetje kam per fshataro-analistin Mustafa Nano: Po tani,zoti Muci ,c’fare ke per te thene per Prec Zogajn??!!
      Ptuu fare e keqe,qelbesira qe po helmoni shoqerine shqiptare me felliqesite tuaja….

    6. Pilo Lala says:

      Prec Zogaj, ti je disident i PD, po ashtu sic eshte edhe Edi Rama.
      Te dy per shkak te Berishes.
      Edi Rama ka nje strategji si do behet Kryeminister. Te zhduket Berisha njehere.
      Me vone shohim…..

      1. ardenicari says:

        Ik o Pilo bej ndonje pace, lere politiken

      2. arberi says:

        O PILO LALA ! DUKESH QE E PASKE KOMPLET TRURIN TE SHPLARE
        CFARE FLET MORE DJALOSH PO KU KA FUQI RAMUSHI TE HEQI BERISHEN
        A NUK PO E KUPTON QE KJO ESHTE LOJE E BERISHES DHE JO E EDVINIT.
        A NUK PO E KUPTON SE ESHTE RAMUSHI AI QE NDIHET I PASIGURTE DHE JO BERISHS
        O DJALOSH NUK MER VESH TI NGA POLITIKA
        .SHKO DHE SHETIT NDONJE QEN QE KA MBETUR PA TE ZOT.

    7. Pilo Lala says:

      Prec ti kujton se Edi Rama do te mbante si keshilltar. Mos valle Edi ndryshoi strategjine? Jo Edi kerkon te rrezoje Berishen, dhe kerkon Garanci 100%.
      Ti je ku e ku me Edi Ramen. Edi kerkon te zhduki Berishen, dhe te hakmerret per ate qe e rrahu ne 1993.
      Ti mund te behesh gazetar i mire, prandaj ka ardhur koha ta lesh politiken ne fushe.

    8. bbb says:

      Bravo Zogaj. Shpresojme nje hap te tille ta marri edhe Gjinuhsi, Milo, Koci…dhe Ed Kokeboshi te ngelet ne kolacion me Ilir Koklopen

    9. Gole Durrsaku says:

      O Prec, po a e harron se ti ke qene e akoma je ne aleance me PD kur na mbahesh me pare nga Sander Frangaj. A te paguan Sander Frangaj me 2.5 milion leke ne muaj dhe ty te pelqen kjo e nuk e quan piruete politike tenden? Po cfare i bie te majtes ti o Prec, sa votues, sa mendim, sa vlera? A harrove kur ke qene me Saliun ne mitingje, ne parlament, e kudo qe te deshte bytha, e pastaj na kalove me Nanon si minister, e me tej me Majkon, e te tjeret.

  2. Ke te drejte zoti zogaj sepse ilir meta meriton burgimin e perjetshem dhe jo koalicionin me PS.vota ime do shkoje per spahiun pas 22 vitesh vote per PS sepse un nuk mund te votoj meten sepse ai qelloi me plumba kundrej socialisteve ne 21 janar.kryehajduti meta do zhduket nga politika se nuk do i kaloje 1000 votat ne zgjedhje.ps ne koalicion me ak fitonte mbi 90 deputete por legeni rama zgjodhi ilir floririn dhe meqe zgjodhi ilirin meriton ndeshkimin me vote dhe nje humbje te thelle.te majtet qe nga dita e djeshme kur PS u be me lsi Kane vershuar masivisht ne zyrat e ak per te ndeshkuar koalicionin e turpit dhe te tradhtareve

    1. realistja!!! says:

      Un personalisht kam qen jam dhe do jem gjthm me edi ramen deri sa te shoh si do qeveris vendin! jam me te sepse pash tiranen se si ndryshoi! kur doli AKZ isha dhe me te sepse urrente sali berishen kishte nje gje qe na bashkonte! por me kalimin e kohes kur pash vizionin e PS ndryshova drejtim nga AKZ ne PS! Me then te drejten AKZ gjitmon shan berishen por nuk ka nje vizion per te ardhmen e popullit si do qeveris ajo vendin! sot me levizjen e PS kualicion me Ilir Meten qe urrehet nga te gjith jam e merzitur sepse Ilir Meta meriton vetem burgun! Por fuqin e ilir metes qe me shum gjasa do ket 6 deputet nuk ja ka dhen rama por berisha! Ilir Meta do vendos kush do qeveris vendin! ka gjith administraten normal qe do votojn Ilir Meten! Tani ca do behet a do pranojm berishen me ilir meten qe e dim se cfar kan ber me shqiperin! apo do pranojm edi ramen me ilir meten qe nuk e dim se cfar do bejn me shqiperin! NE VOTOJM POR VOTAT I NUMERON BERISHA! ATEHER BERISHA VETEM PA ILIR METEN NUK I NUMERON SI DO VET POR SI DO POPULLI NUK E DI CFAR TE THEM JEMI NE NJE UDHEKRYQ QE VETEM POPULLI DO DI TA ZGJIDHI KET UDHEKRYQ ME VOTEN E TYRE! SOT EDI RAMA NA KA DHEN GARANCI, ME RRUGEN E TURPIT, QE VOTAT TONA DO MBROHEN! JEMI NE QE DO VENDOSIM NJE EDI RAM ME ILIR METEN APO PA ILIR METEN!!

      1. Albndoj says:

        Realista meqe ke emrin realiste edhe une thashe te jem real me ty! Per ato votat qe i numeron Berisha eshte sepse keshtu e beri Edi vete ligjin e zgjedhjeve. Eshte po ky Edi qe ndryshoj kushtetuten duke menduar se do behet vete kryeminister ne 2009 dhe donte ti kishte ne dore te gjitha pushtetet. Por Salu u tregua i zgjuar dhe duke ditur se shqipetaret jane komb qe shiten i bleu komisioneret e se majtes. Tani te gjithe e dime se kush eshte Saliu dhe Ilir meta ,por shpresoj se populli kuptoj tani se kush eshte Edi Rama gjithashtu. Vertete shqiperia ka nevoje di largoje keto kelyshe nje here e mire nga politika por a i mbushet mendja popullit Shqipetar?

  3. fl says:

    Me duket krejtesisht normale dhe e llogjikshme ky qendrim qe mbani ju Z.Zogaj, mjafton qe mos shkoni tek Berisha pastaj

  4. futja kot says:

    Ku ishte LSI kur u moren te gjitha institucionet.Vetem shante PS.Pyetja e nje gazetarje per ngjalat eshte e drejte

  5. liri a vdekje says:

    SHUME MIRE JA BERE O ZOTERI AI I GJATI ESHT NJE FRIKACAK PO LIDER SMUND TE JET KURRE TE JESH LIDER DO THOTE TE JESH TRIM O GJE E GJATE

  6. Teknokrati says:

    Bravo Z.Zogaj.Se bashku me Kaçin dhe Dogjanin jeni ne rrugen e duhur te “sakrificave” opozitare.
    Kjo ishte letra derguar Rames ku flitet shume por aspak per pozicionin tuaj te ardhshem. Tani duhet te publikosh edhe letren drejtuar Berishes …..

  7. arber says:

    Shume mire e ke bo o Prec. Robi duhet ta kete nje fije burrnie dhe jo si ky Rama i gjate. Sipas llogjikes qe ka vepruar Rama sot, i bie se nuk eshte burre me i mire se Berisha, i cili ka deklaruar se e kishte share Nanon me gjasme,thjesht per politike e per ti mush kaplloqen ketij populli qe gjithmone e ka ngrene i shkreti.

  8. iliri uk says:

    Me Lsi KQZ behet 4-3 ne favor te opozites qe do te thote cdo vote do numerohet dhe kontrollohet, mbasi te heqim saliun qe kontrollon cdo gje shteti ligjor do te hetoje te gjithe ata qe kane bere korrupsion sidomos ata te Lsi dhe me e rendesishmja per interesat e secilit shqiptar mbas marrjes se pushtetit dhe zhdukjes se saliut, njerezit do fillojne te jetojne e te marrin fryme lirisht. Kuptojeni juve qe doni te beheni te gjithe politikan, marrja e pushtetit nga saliu me cdo kusht dhe me cdo menyre eshte gjeja kryesore dhe cdo idiot qe mendon te votoje kunder opozites nuk do beje gje tjeter por do mbaje saliun dhe ilirin ne politike. Une e urrej Lsi por ne qofte se do isha politikan do beja te njejten gje dhe me pas do hapja sipas ligjit te gjitha dosjet e korrupsionit edhe sikur te rrezohej qeveria. PS i ka deputetet per te bere qeveri pa LSi por duhet ajo vota e katert ne KQZ qe opozita te garantoj voten dhe te fitoj dhe une them qe eshte levizja me e zgjuar qe Rama ka bere ne keto vite. Mos u merzisni se do ta kuptoni kur te ndodhe ne kohe reale sepse tani nuk keni vizionin per ta pare me qetesi.

    1. Aspirantja says:

      “Iliri UK”
      ju jap ploteshisht te drejte ne arsyetimin tend. Aleanca PS LSi nuk do te thote qe ne ti japim voten Lsi. aty eshte zgjethja jote Jepja PS dhe iliri te mbetet me gisht ne goje pamvarsisht aleances. Ne mos gabohem.

  9. Mali says:

    Ata që kërkonin të besonin tek ëndrra, do të vazhdojnë të mbeten të zhgënjyer. Do të vazhdojnë të derdhin dufin e tyre në rrjetet sociale si idiotët e dobishëm të një kauze që nuk ishte. Dhe kjo sipas meje, jo për faj të Ramës që arriti të bëjë atë që di të bëjë më mirë. Ndoshta për vetë fajin e tyre, që i shtyu të besonin me kokëfortësi dhe deri në fund, tek dikush që në fakt nuk ekzistonte. – thote Bushati ne editorialin e “Tema”. Besoj se kete Bushati e ka thene per popullin e thjeshte, por juve Z. Prec, nje politikan i sprovuar, nuk lejohet te besonit te nje “dikush qe ne fakt nuk ekzistonte”

  10. Realisti says:

    Zoti Preç eshte njeri i thjeshte dhe luftetar qe ne natyren e tij zgjedhe vazhdimisht koalicionet qe qendrojne ne opozite. Ai eshte njeri i sfidave dhe i thjeshte, e urren pushtetin por e vendos veten gjithmone ne anen e skalionit luftarak , tek opozitat.

  11. enea says:

    Shpresojme te mos shkosh tek Berisha ?

  12. Vera Ikonomi says:

    Me kujtohet Preci kur denonconte Gerdecin. Bile dha dhe doreheqjen si deputet ne mes te mandatit.

  13. Kola i Mishit te Thiut says:

    Komentuesi iliri uk i vë kapak zallamahise komentuese:

    “…une them qe eshte levizja me e zgjuar qe Rama ka bere ne keto vite. Mos u merzisni se do ta kuptoni kur te ndodhe ne kohe reale sepse tani nuk keni vizionin per ta pare me qetesi.”

    S’e luan topi (jo i heshtjes)!

  14. analist says:

    O Preç-o, ti momentin po pritshe or taj,ti gjithsesi te Berisha e ke pase dhe e ke vendin.

  15. I nderuar z.Zogaj…mbetesh një figurë e respektuar pas këtij veprimi…!Me këtë akt,firmoset dorëzimi i pushtetit përsëri atyre që e kanë edhe tani që po shkruhen këto radhë…!Një vlerësim i pamerituar që i bën popullit opozitar lideri i saj Edi Rama…Prandaj,edhe do humbasë në zgjedhje..Por,humbet populli shqiptar dhe jo Rama…!

  16. Meleku says:

    Me ne fund nje reflektim i pergjegjshem dhe qytetar!

  17. beni says:

    Bravo Prec,njeriu vertet duhet te jete pragmatist por jo qe te shkeli cdo parim moral,Edi Rama po ben nje gabim te rende me aleancen me Meten e korruptuar dhe LSI nje parti shushunje.nuk shkelet gjaku i 4 Deshmoreve te 21 Janarit.Ed Rama mos u bashko me te pabesin Meta sepse nuk na ke me ne krah ne asnje proteste.

  18. Treviso says:

    Te pershendes zoti Preçper nismen qe ke marre. Lereni Edin qe te çmallet me Ilirin.

  19. arjani says:

    Te dashur miq. Une si nje nga antaret e ketij forumi kam shume respekt per mendimet tuaja dhe e kuptoj indinjaten. Por ne keto momente duhet te kuptojme se ne rradhe te pare per Shqiperine eshte e rendesishme largimi i strumbullarit te te gjitha problemeve te popullit per 23 vjet qe eshte Sali Berisha.Te largojme te keqen me te madhe njehere. Ajo eshte e ngulur kaq thelle ne kete vend sa nuk mund te shkulet pa kosto. Ne vitin 97 kostoja ishte e tmershme. Ekonomike dhe me mijra jete te humbura. Dhe megjithate Shqiperia nuk shpetoi. Le te tregohemi te arsyeshem dhe te mos marrim prap nje kosto te tille qe Berisha do ta donte per ta quajtur veten si “nje udheheqes qe e hoqen nga pushteti me dhune”.Mos e percani voten!Kjo do jete ndihma me e madhe per Berishen. E vetmja shprese per te.
    Dua tu kujtoj se: Cercilli ishte antikomunisti me i madh ne Evrope, por per te mposhtur Gjermanine e Hitlerit veshi kepucet e shkoi ne Moske dhe beri koalicin me KOMUNISTET, me Stalinin,kunder nje te keqe te madhe.
    Do kemi kohe pas fitores te merremi edhe me batakcinjte e tjere. Te fitojme njehere.
    Jini gjakftohte!

    1. teuta says:

      ARJAN DJALI CURCILLI NUK ISHTE KOMUNIST ME ZEMER ,
      VETEM KEPUCET I VESHI TE TILLA , POE PERSERI ATO KEPUCE NUK I MBAJTI.
      KURSE KETA JANE KOMUNISTE TE LINDUR DHE TE RRITUR TE REGJUR MIRE.
      RAMA BEN PERPJEKJE PER TE KAPUR ATE KARRIKE ,POR
      NE KETE RAST DO TE DALI ME GISHT NE GOJE . JANE ME TE ZGJUAR BERISHA
      DHE META . KUSH TE LEN MORE DJALE TE FITOJ RAMA ?
      A MOS VALLE TE GJITHA PERPJEKJET QE BEN BERISHA I BEN PER RAMEN ??????
      HARROJENI KETE . SHUME SHPEJT DO TI DALI ZERI I LOJES
      BERISHA +META PERSE E KANE BERE KETE OFERTE .

  20. info says:

    Edo,nga sot u fute tek vatha e politikaneve tipik albanistanas.Ndoshta nga sot e tutje ne popull,nuk do jesh ai qe ishe.Ky veprim ka qene nje nga gafat me te medha te tuat.Njerzit kishin shpresa tek ju,por cdo gje mori fund.Pac fatin e Ilir Metes ne grumbullimin e pareve.

  21. Herry says:

    Prec Zogaj
    Largimi yt nga Opozita, nderkohe qe je opozitar nuk i sherben asaj per te cilen ke menduar dhe punuar ne keto vite. Per fat te keq ky veprim paksa i nxituar, nuk i sherben kauzes tende dhe as atyre qe mendojne si opozitar.

  22. misionari says:

    Bravo Prec! Me fiksimin qe ka per postin e Kryeministrit te Shqiperise, Edi Rama i beri puç Kartes se Kushtetutes Demokratike te Shqiperise, me 21 Prill 2008; e prishi koalicionin parazgjedhor me Ilir Meten dhe partine e tij LSI me 2009 dhe tani, me 2013, perseri i kapur nga mankthi i postitte Kryeministrit, kerkon te korrigjoje gabimin strategjik te vitit 2009 duke bere aleance me Ilir Meten, i cili tashme shte shderruar koke e kembe ne Kale Troje i Diktatorit Postkomunist Sali Berisha.

    Edi Rama duhet t’i vere kusht Ilir Metes qe te bejne se bashku Mocion Mosbesimi per Kryeministrin Berisha ne favor te nje Qeverie Teknike per Zgjedhjet. Vetem ky veprim e justifikon bashkepunimin, ne te kundert, Edi Rama do te mbetet me njollen e tradhtarit te idealeve demokratike te mbare popullit shqiptar.

  23. spiro janaqi says:

    faleminderit qe ike

  24. me ka çu nona me la gojen says:

    EDI RAMA e dime qe te duhen para per fushate qe duket se nuk i ke, dmth ti kujton qe nuk behesh dot kryeminister.
    Mafia shqiptare pjese e mafies se rajonit ti ofron keto para me kushtin qe te shpetosh, dhe ti japesh pushtet Kryehajdutit te Lsi ne menyre qe ky te kontrolloje me humbje te shumices ne rastin kur ti Edi Rama do ti dalesh nga fjala, dmth te nxjerr si kryeminister te perkohshem dhe te dobet
    Edi Rama djali i Kristaqit mos gabo. Ti u trembe nga fakti qe mafia arriti te vendose Besnik Imerajn ne Gjykaten Kushtetuese, duke harruar se e verteta rreth misterit te Fermes se Sukthit shume shpejt do te dale (do ja nxjerre vete Berisha qe rrezikon me gjithe familje pra shume me teper se ty )dhe ky gjyqtar do te perballet shpejt me ate qe ka bere gjate periudhes si gjyqtar ne Gjykaten e Larte.
    Edi ti llogarit me mire faktin se Shqiperia ka nje president te dobet, dhe ti do te jesh Kryeministri i Forte.Ti je shpresa e fundit perballe monarkise qe ofron pushteti i Berishes.
    Berisha luajti keq dhe i zbuloi guret e 71 votave, dhe kjo ne fakt eshte ndihme e drejtperdrejte qe te mos dorezohesh para mafies.
    I ke akoma te gjitha mundesite per kete, mjafton qe kur LSI te pranoje oferten gjoja ne Konvente e qe shenon mos kthim te Berisha, ti duhet te terhiqesh nga aleanca para zgjedhore duke nxjerre Partine perpara, Asamblene e Ps.
    Kjo do te jepte me shume popullaritet ne Parti dhe ne popull, te cileve ti iu degjon fjalen, te jep te drejte para nderkombetareve, dhe do ta deskreditonte perfundimisht qelbesiren e LSI.
    Ata mafioze pastaj te mafies shqiptare qe te kane ofruar para me kusht, nuk kane rruge tjeter vec se te pranojne se ato para nuk jane vlera e Edi Rames por jane nje kest i dhene per qetesine e tyre te cilen do ta paguajne me keste te tjera keto vjet shume shtrenjte. Kurajo Edi, kurajo djali i Kristaqit…

    1. Nostalgjia Majtas says:

      PD (si e Majte e Fshehur) beri koalicionin e pare me te Majten, LSI.

      U thye miti i Te Kundertave ne politiken shqiptare: E Djathta (gjoja) beri koalicion me Meten.
      Tani Meta kthehet ne Shtepine e vete, por me mesazh nga Berisha:

      Ose: Merreni pushtetin dhe s’keni pune me Berishen
      ose: E mbaj prape une, dhe heqim Edi Ramen
      ose: Bashkohet PD e PS+LSI kunder Partive te tjera.

      Te djathtet e vertete, te burgosurit, ish pronaret, ruajne statusin qe kane: ish te burgosur te perjetshem!

      Mostalgjia mban gjalle politiken shqiptare.

  25. asterix says:

    dhe meqe rama mori numrin dy te qeverise ne koalicion, preci do te shkoje me vrap te perqafoje numrin nje te qeverise! tamam si nard ndoka, i cili kritikoi opoziten se u tregua e qullet me berishen dhe vajti e u be zevendes i flamur nokes. mesa duket qenka veti themelore e lezhjaneve kjo sjellje, bravo ju qofte!

  26. xhaferri says:

    Ky pushti gjat qe esht si tit xhani e mori me qaf PSne,o socialista votoni te gjith kreshnik spahiun,lejeni kte pederastin e gjat ne mutin e vet se esht frikacak dhe pusht i ulet,zhdukeni nga PSja po te doni me fitu, njiqind her me mir BRAçEN kryetar te PSse, se kte kurven e ulet.

  27. tomorri says:

    dihet qe politika ish kurve,dihej iliri kurve,po nuk dihej edi kurve

  28. Agimi , Detroit, MI. says:

    Koha therret ;
    PROLETARE TE TE GJITHA VENDEVE -kunder shpellarit-BASHKOHUNI !!!

    Cdo fjale tjera jane PORDHA.

  29. zef berdicnjani says:

    bravo z prec gjithemon te kam ndjek me simpati jemi shum te zhegenjyer ju lutemi na orjentoni nga ta cojme voten a nuk do te ishte mir sikur te shikonim ne radhet e akz e te jep kontributin tuaj edhe ne do te na forcohej besim ju lutemi shikojen kete mund mos na shkuraroni te gjith bani qe te kem diku besim respekte zefi nga berdica

  30. alim says:

    UNE MENDOJ QE ILIRI JA FUTI SA KRAHU RAMES,DON TE SHPETOJ KOKEN SE E DINTE MIR QE SALA NUK MUND TA MBRONTE ME KESHTUQE U BASHKU ME RAMEN,TANI MENDOJ QE I TAKON PERSERI TE JET NE QEVERI DHE TA MROJ EDI

  31. @Shqip says:

    Bravo Prec Zogaj, te rrofte qe u rropate ne opozite kunder mostres se vicidolit dhe shtanges prej skrapi, por kto imoral e zgjebarak nuk do ta meritonin qe ne fillim angazhimin tend si politikan por mbi te gjitha si intelektual e njeri me dinjitet.

  32. argita says:

    O popull dakort jemi se preci eshte I nderuar .a mund te me thoni se cfare do na sjelli preci ne keto zgjedhje sa do ndikoje rezultati me precin .a ndikon vota e precit si djathtas apo majtas beni llogarite pastaj dilni ne konkluzion na u be vota e precit me e madhe se vet ps

  33. stavri says:

    turp zoti RAMA DO TA PGUASH ME 23 qershor

  34. hajdarmozi says:

    @te gjithe komentuesit

    paskeni qene te gjithe legena. pa shtylle kurrizore.
    Edi Rama kete here e ka lli dhe e ka lli keq fare. Le te marri votat e Metes se votat historike te te majtes ti qaje.

  35. ARUSHA LEZHE says:

    Jam demokrat per nje demokraci te vertet, kurr ne jeten time nuk kam marr pjese ne mbledhje komunistash, para vitit 1990 nuk u lejojsha as ne mbledhje rinie pa lere ma mbledhje te tjera, kurr ndojher nuk jam ba pishman, e vetmja here ne jeten time mora pjese ne takimin e Edi Rames ne Milano, ku mund ta shihni fare qarte pjesmarrjen Time ne ket takim, duke mos u pajtuar me sistemin,me pazaret,me mashtrimet,qe po i ban Berisha si dhe matrapazi me i rrezikshem, njeriu me negativ ne politiken shqipetare Ilir Meta popullit dhe elktoratit shqipetar, por per te patur nje demokraci te vertet Sali Berisha duhet larguar nga politika por po me aq bindje them qe dhe Edi duhet qe te terhiqet nga e majta sepse me marrveshjen qe po mundohet me ba me Ilir matrapazin nuk mund te ndertoje nje te majte solide e te forte, siq jam zhgenjyer Une si demokrat dhe shume e shume te tjere te majte apo qfardo partie ti perkasin, perkrah vendimin dhe qendrimin e Z.Zogaj, z.Dogjani, qendrimin e Gjinushit, Blushit e si ne jam i bindur shume e shume te tjere, pra perfundimisht Z.Rama konfirmon qe nuk mund te jet nje derigjent i se majtes, ju pershendes nga milano Arusha.

  36. Fakt says:

    Jam absolutisht dakord me reaksionin kunder aleances meta – rama sepse jam edhe vete i shokuar, por mos u nxitoni me vote te nxehte pro AKZ sepse ju nuk e keni idene se cfare kllouni eshte Kreshnik Spahiu dhe cfare perfaqeson ai. Nuk e keni idene se cfare vote e shkuar kot eshte ajo. Mendoni e analizoni ftohte por bejeni pasi te kete kaluar pak kohe:)

  37. peci luku says:

    po qenka psikopat edi rama tall bythen i lir hajduti ai e pranoi ajde loqe

  38. çlirim uça says:

    Si gjithnje deri me tash, edhe kesaj here, z. Zogaj dha shembullin e nje vlere morale, qe me shume burreri ndjeke vijen parimore.

  39. Marku says:

    Perse gjithe kjo zhurme per koalicionin parazgjedhor ? Ku eshte e keqja ketu ? Partite ne baze te kodit zgjedhor jane te ndara,kane programet e tyre,bejne propagande dhe kerkojne votat per veten e tyre ! Sado pak vota te kete LSI-ja pse qenka me mire ti kalojne Saliut sesa PS-se ? A nuk doli kryetar bashkie L.Basha me votat e komunisteve te Milloshit ? Dhe nuk ishin pak, por nja 1500 ! Nese P.Zogaj do kishte parime,do kishte marre me shume se 46 vota,sic mori ne 2009 !Po,po 46 vota,asnje me shume !Por ketu nuk behet fjale per parime,por per perfitime dhe Edi Rama ka qene i prere :ne baze te numrit te votave,privilegjet partiake ! Asnjeri nga aleatet ne listat e PS! Keshtu qe z.Zogaj e di qe nuk ka cfare pret nga ato 46 vota,prandaj mendoi se eshte me mire te largohet duke ja lene vetes “trimerine”!

  40. toni says:

    Nuk e kuptoje, jane cuar te gjithe si uqer kunder ketije kualicioni natyral. Po e shikoni qe po ju hik pushteti, dhe oburra. Rendesi ka qe IKEN Berisha, te tjerat rregullohen rruges..

  41. Elton says:

    Ska Gje te keqe qe per te hequr berishen, te beje aleance me meten. Po si kusht duet te vihet qe meta te Dali nga qeveria, dhe kjo qeveri te bjer. Kam nje dyshim se Meta mas zgjedhjeve te bashkohet me salehun.pra duet me votu PS ose nje parti teeter ( Jo PD, Jo LSI) dhe kshu qe po fitoi zgjedhjet PS , LSI me aq pak vota sa do marre mos imponohet dot. Personalisht nuk me pelqen aleance me LSI, per shkak se ata ishin arsyeja e 21 janarit dhe vjedhjeve te shumta ne pasurin kombetare.ka nje tendence qe vjedhjet ja faturojne komplet Metes, kur dihet qe berisha eshte ujku vjedhjeve dhe meta esht cakalli. Megjithat ka alternative te tjera qe duhen provuar (AKZ) ose FRD. Ndoshta kjo esht koha me e more per nje pol te tret. Te fitoi kush te don, vetem sala Jo.

  42. anticensurë says:

    bravo preç!
    përgjigje më të mirë nu kmund ti jepet langaraqit që e quajnë “çun tirone” gjasme i “civilizuar”!!!

  43. Unë jam,ti ku je sot? says:

    Amerikanët u fytën në kualicion me Stalinin vetëm kur nuk kishte rrugë tjetër dhe Europa tërësisht po digjej!…Rama,kam thënë,kualicion me të korruptuarin dhe patrricën e Saliut,Meten,mund të bënte vetëm pas zgjedhjeve,duke ftuar antarët e LSI të ktheheshin në shtëpinë e tyre PS!Meta duhej të ishte larguar nga Berisha,një vit më parë,a më tej,largimi tani rrezon tmerresisht PS!Politika del tërësisht e pamoralshme,Edi Rama një politikan miop,që nuk sheh më larg se gjatsia e vet!Tërësisht e gabuar lëvizja e Ramës dhe pse dihet këshilla e drejtuesve të PSE!Zogaj,natyrisht ka kontributin e vet,por rishkuarja me Berishën,si deklaroi më parë,e përkeqson figurën e tij opozitare!Mundet krijimi i Levizjes Shqiptare 5 Yjet(LSH 5 yjet,osé MA5S,italisht,do e piziciononte mirë,më në fund,Prec Zogaj;për të zhdukur partitë politike si shkaktare të tragjedisë shqiptare(jane të gjithe të njejtë,të pështirë,gjer në pabesi e vrasje qytetaresh)Një pozicion i ri i z.Zogaj,për të zhdukur nga Shqiperia këtë moral të partive politike,mund të ishte interesant dhe i dobishëm!Nën shembullin e Beppe Grillo,në Itali,të krijojmë dhe në Shqipëri,si në Gjermani,Francë,Spanjë,jo parti,por zhduksen e partive politike,Levizjen Shqiptare(Albanese)5 yjet!Atëherë,Sali Berisha,Ilir Meta,Edi Rama,etj do përballen me forcën e qytetarëve të vërtet,si Italia që zhduku me M5S,Beppe Grillo,polin e tretë dhe nuk lejon të krijohet qeveri me shkaktaret politikë të tragjedive dhe krizave!Nuk ka rrugë tjeter,zhdukja e partive politike dhe në Shqipëri do lartësoi qytetarin dhe ndryshojë vendin!Të kontribuojmë këtu,për të mos qënë përherë të fundit dhe në mjerim total!

    1. shqiponja says:

      ESHTE E PABESUESHME QE META TE KETE NEVOJE PER RAMEN.
      AI ESHTE SHUME ME I SIGURTE ME BERISHEN ,ATO E KANE DHE
      GURIN DHE ARREN ,KURSE RAMA ESHTE NE ETHE PO TE JERE VETEM
      KJO BEN MUUUU QE META DHE BERUSHA SE ATO NUK NDAHEN KURRE NGA NJERU
      TJETRI . E KAN ME HILE KETE OFERTE . MENDOJ SE KJO OFERTE KA
      PER TU PRUSHUR PUNE RAMES ,PER ARSYE SE DO TE ZHGENJEHEN PERSERU
      FANSAT DHE DO TE DALI ME HUMBJE. ATO KETE DUAN.
      SHERRI I MIJVE QARI I DACAVE

      RAMA NUK FITON 100%

  44. fatmiri says:

    Ja po shkruaj dhe une dy rreshta ne mes te ketij deti komentesh. Koha kerkon largimin perfundimtar te Berishes. Moral, nder, respekt dhe dinjitet nuk ka me ne Shqiperi. Prandaj lufta behet per pushtet. Duke rrezuar nje njeri plotesisht te degjeneruar qe ja hoqi te gjitha keto vyrtyte ketij populli, do filloje zgjimi, kerkesa dhe shpresa te cilat ishin te shtypura e te rrenuara. Prandaj duhet çfrytezuar largimi Ilir Metes ne interes te ketyre gjera, pastaj behet pastrimi. Mbeshteteni te çlirohemi nga diktatura, pastaj bejme llogarite.Preçi e ka gabim shume.

  45. LALI says:

    http://www.top-channel.tv/video.php?id=25043 ps=pd+lsi= nje m.. i madh…
    Politik pa parime nuk ka per kete duhet te ndahet shapi nga sheqeri.

    Reshtohuni mbas AK te bejme Shqiperin e Shqiptareve siç e meritojme

    E KETO NUK JAN VETEM FJALE POR DO JENE VEPRA.
    . FORCA AKZ KA NJE DETYRE..

  46. ARUSHA LEZHE says:

    Cilido qe mundet e komentoje per Preqin qe gabon qe mori ket vendim nuk njeh fare qfare do te thote demokraci, por po te sqaroj ty o Mark komunisti qe Preqi ne 2009 nuk pranoj me kaindidue i pesti ne puke sepse ishte loja e Berishes me Topallin sepse kishin hanger leket nga ujqerit e lezhes Ulededajt qe jane me komunista se ti or Mark burri prandaj nese nuk kupton poshtersin e Ilir Metes do e kuptojsh ma vone te rikujtoj takimin E Iririt me Ramen e Nanon ne gjirin e lajsit e pastaj kupton ftesat qe ban tani Ilir matrapazi, gjithsecili ka mendimin e vet e pikpamjet e veta politike por te tilla takime jane shume te damshme per vendin, sepse populli votoj majtas e pushteti shkoj djathtas vetem nga poshtersia e Ilir matrapazit, ju kujtoj se elektorati italian populli italian i dha voten Grillos ne shenje proteste kundra te djathtes e te majtes pra kesaj here elektorati duhet tju tregoje se ne politike nuk duhet te drejtojne me Sali diktatori e Ilir matrapzi por duhet te drejtoje koalicion i bindshem me nje program te serioz per ket vend qe u shkatrrue nga keto UJQER.

  47. Marku says:

    Or “arusha Lezhe”,dukesh qe nuk ke lidhje me realitetin qysh kur thua se “…Preqin(???!!!) e caktuan i pesti ne Puke…”,pasi me kodin e zgjedhor Puka nuk ekziston si zone zgjedhore,por behet fjale vetem per qarkun Shkoder ! E dyta,meqe do te me sqarosh,atehere me thuaj sa vota mori,se une qe kam qene numerues aq kam pare,46 vota ! Si thua ti,te votojne per Luvigjin,Manushin e Daven lezhjanet ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje