TemA TV/ Topi në UMB: Të gjitha qeveritë kanë prekur zgjedhjet. Rama ngushëlloi Berishën për Gërdecin (VIDEO)

3 Prill 2013, 18:02Sociale TEMA

Kryetari i FRD-së, Bamir Topi mbajti një leksion me temë “Bipolarizmi politik dhe Poli i Tretë” me studentët e Universitetit Marin Barleti. Ai u prit nga profesor Mariglen Spiri, dr.Zamira çavo dhe Adriana Berberi, administratore e UMB.

Z.Topi e nisi diskutimin me zhvillimet më të fundit politike në vend. Ai theksoi se politika shqiptare i ngjan një terreni sizmik me lëkundje të f orta,me të cilat shoqëria shqiptare nuk është e përgatitur.

Duke iu referuar bipolarizmit dhe ndryshimeve kushtetuese të 21 prillit, ai tha se ky bipolarizëm ishte për interesa të çastit dhe denatyroi të gjitha institucionet.

“Sot votohet me 71 vota dhe mjafton të marrësh pushtetin politik qoftë edhe me zgjedhje të kontestuara, atëherë institucionet precipitojnë në duart e një individi,” tha Topi.

Kryetari i FRD akuzoi të gjitha qeveritë e tranzicionit shqiptar që kush më shumë e kush më pak, kanë prekur zgjedhjet dhe madje kanë denatyruar edhe votën e presidentit.

“Ky individ kërkon të çimentojë kohën në 2009-ën apo në 1968-ën, por gjërat kanë ndryshuar dhe qytetarët do të vendosin në 23 qershor për këtë,” tha Topi.

Duke kujtuar ditën e tragjedisë së Gërdecit, Topi akuzoi kryetarin e opozitës për gjestin e hedhjes së dorës në qafë sikur e ngushëlloi për keqqeverisjen dhe sikur ata të vdekur të mos ishin njerëz.

Kryetari i FRD u shpreh se vendit tonë i shkon modeli pluralist në mënyrë që asnjë pushtetar të mos shndërrohet në monark dhe se Shqipëria ka nevojë për polin e tretë apo të qendrës.

“Një bipolarizëm si ky aktual me dy elemente vertebralë pa disk në mes, po i shkaktojnë dhimbje të tmerrshme shqiptarëve dhe është e domosdoshme prania e një amortizatori në politikën shqiptare,” tha kryetari i FRD-së.

Kryetari Topi tha se FRD është forcë e re dhe do të testohet në këto zgjedhje, ndërsa nuk do të bëjë asnjë koalicion me partitë e vjetra./ep

17 komente në “TemA TV/ Topi në UMB: Të gjitha qeveritë kanë prekur zgjedhjet. Rama ngushëlloi Berishën për Gërdecin (VIDEO)”

  1. florian says:

    po ti topi deri dje doje me kualicion me LSI e tani po na ben rolin e oratorit!!! pa ca jen keta mor zot ky topi nje her si top esht!! shkon nga fryn era! e forta esht te bej kualicion me PD ajo do ishte e fort fare!!

  2. nd-ih-ma says:

    Rama e ngushelloi e Topi e akuzoi.Pseudo intelektual me shpifarak nuk mund te egzistoje ne gjithesi.Nese tragjedia e Gedecit do ish me te vertete fatekeqesi ajo qe beri Rama ishte civilizim,qytetari me e mira qe mund te bente nje opozitar human.Por Bamka duke i ditur pislleqet qe luheshin ne gerdec kujton se dhe Rama i dinte.Akoma nuk je zhdukur fshatar i pabindur.

  3. qemal lengu says:

    Ke kishim president ne kur ndodhi”GERRDECI”?nuk e mbaj mente,kam qen i vogel atehere….

  4. england says:

    E Tope te erdhi goja ty?Nese ti mban mend se si Edi Rama i ra shpatullave Saliut fill ate dite per ngjarjen e Gerdecit,kjo ndodhi pasi askush nuk dinte sec fshihej prapa ketij skenari,ku djali kryeministrit ishte dirigjent i kesaj tragjediePse ti z.Tope nuk the nje fjale te vetme per ate tragjedi kur ishe ne pozicionin e presidentit?nderkohe qe opozita me Ballen,Tahirin,Shalsin por dhe Ermonela Felaj denonconin perdite kete ngjarje pasi kishin dale informacionet se cfare ndodhi ne Gerdec.

    1. ela says:

      aaaaahhhhh se paske kuptuar ore england po Presidenti ka fol me heshtjen e tiiiijjjjj, po me fal pak te lutem.

    2. albana says:

      Bamka pergjigjej me heshtje, shume i cut.

  5. shko ke sala e lale shko se sdi te besh gje tjeter.

  6. Topja says:

    Bamo, leri leksionet se s’este kohe leksionesh por kohe aksionesh… Leksione vetem per veterinarine ke pas dhene ti… por besoj edhe ato i ke harruar sepse per 20 vjet u specializove ne bythlepirje te Sahles… Mesa duket me ata qe paske ne tribune e paske ba mend ose me hap ndonje universiatet te kristalizuar (Marenglen specialistin e paske aty..) ose ndonje shkolle partie (Ardiana Berberi dhe Zamira Cavo kane qene pedagoge te denjeta ne shkollen e Partise dhe mund te te ndihmojne)…. Ndersa ate Biber trapin qe te vjen nga mbrapa beje roje shkolle se ti kenaq katnaret me muhabet dhishe…

    1. Denisa says:

      E ke gjet fiks!

  7. Lirim says:

    FRD eshte Partia me e paster, partia e vetme per sundimin e ligjit, e Partia e vetme vertet demokratike. Kush deshiron nje Shqiperi demokratike ku te sundoje ligji, dhe te integruar ne BE, duhet t’i jape voten FRD.

  8. shpatar says:

    Topi .Kujdes.Me keto qe thua po qellon mmullaret me bare e jo Saliun qe e konsideron si pengmarres te shqiptarve.Kur Rama merej me Gerdecin ti i beje veri Saliut nga dushi qe i jepte opozita.Ai te ofendoje aq rende sa te ishja une do te dorehiqesha .Po ta kishje cfrytezuar ti kete situate Saliu do futuronete me presh.Ne je per Shqiperine beje kujdes ne deklarata mos hidh benxine ne thesin e fukarajte.

  9. Arqilea says:

    Po mire o Z.Topi, qe Edi ngushelloi Saliun per Gerdecin gabim-dakort, po ty c’bere, se mua nuk me kujtohet. Mos valle ty u distancove nga Saliu dhe bere namin. Po leri keto o politikan konjuktural se nuk te shkojne. Ty edhe ne 21 janar nuk e zbertheve gojen nga frika e Saliut. Berisha t’u kundervu se nuk i dole ne mbrojtje, por ndenje asnjeanes ndaj dhe te tha hor bulevardi.
    O Bamir une nuk levdoj Edin, se per gerdecin dhe per shume zhvillime te tjera e ka dhier, mender, por jo me pak e ke menderosur edhe ty. Te kujtoj lojen e ndyre e te fuqishme qe bere me Saliun e Fatosin kur bleve presidentin.

  10. Treviso says:

    Kjo politike putane, pse duhet ta veje kaq shume ne siklet kete popull te vuajtur? Pse keto horra politikanesh lozin me ndjenjat e simpatizanteve te vete?
    Ka rreth nje vite qe kam shkruajtur per eleminimin e partive dhe per te gjetur nje menyre tjeter per te drejtuar popullin me pak shpenzime dhe me sinqeritet te plote. Nuk do te jete e larget kjo arritje.
    Edi Rama, pergjigju familieve te viktimave te Gerdecit dhe viktimave te 21 Janarit te 2011 meqe i dhate amnistine Ilir Metes dhe Sali Berishes.
    Pergjigju popullit qe s’ka buke te haje, per faj te Ilir Metes qe shkaterroi Ekonomine. Pergjigju popullit per amnistine qe i bere familjes Berisha.

  11. TIRKE MILEJA says:

    ZOTI TOPI, KUJDES KU SHKON E KUSH TE RRETHON: NE TE DJATHTEN TENDE KE MARENGLEN SPIRON, ISH REKTORIN E UNIVERSITETIT “KRISTAL” QE KA FIRMOSUR DIPLOMEN E DJALIT TE UMBERTO BOSSIT, NDERSA NE TE MAJTE KE ISH ZV. MINISTREN E FINANCAVE TE KOHES SE PARTISE SOCIALISTE, QE NE ATE KOHE BENTE PJESE NE NJA 20 BORDE DHE KISHTE NJE RROGE MUJORE DERI NE 20 MILION NE MUAJ (SIPAS AKUZAVE TE OPOZITES SE KOHES DHE “KU KA ZE S’ESHTE PA GJE”…), KURSE SOT, SI SHUME ISH MINISTRA E ZV. MINISTRA TE PARTISE SOCIALISTE, ESHTE ADMINISTRATORE UNIVERSITETI PRIVAT… MJERE KY POPULL ME POLITIKANET DHE “INTELEKTUALET” QE KA…

  12. Horri i Bulevardit says:

    Zoti ish president, presidenti ka mundesi te shkarkoje parlamentin ti nuk e bere, kur e pe se kjo qe beri Rama Berisha, pse nuk dhe dorheqje?.
    Te flasesh tani, eshte komode, por kur ishe president na cave menderet me togfjaleshin se Une flas me heshtjen time.

  13. j says:

    Z. Bamir Tope ! Edhe ti u kthjellove, pasi zbrite nga gamori.Nuk besoj te kesh harruar menyren e ndershme se si u bere pRESIDENT.Keshillat tua jane shume te vlef-shme e te kjARTA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje