Shqipëria, e fundit në rajon si destinacion investimesh të huaja. Shkak korrupsioni e kriminaliteti

8 Prill 2013, 14:33Politika TEMA

Shqipëria renditet në vendin e fundit në rajon për klimën e biznesit. Sipas një studimit të kryer nga ana e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Gjermane në 16 vendet e rajonit, Shqipëria ndodhet e fundit për destinacionin e investimeve të huaja.

“Ndërmarrjet gjermane në Shqipëri perceptojnë se ka një përkeqësim të klimës së biznesit në vendin tuaj. Dhe kjo ka ardhur më tepër si pasoj e imazhit të keq të krijuar për Shqipërinë. 64% e ndërmarrjeve të anketuara mendojnë se situata ekonomike po përkeqësohet gjithmonë e më shumë. Natyrisht për këtë kanë ndikuar edhe efektet e krizës të cilat e prekën më vonë Shqipërinë e megjithatë pavarësisht këtyre ekziston edhe optimizmi se në të ardhmen  do ketë një përmirësim të gjendjes ekonomike. Cilat janë detyrat më urgjente. Ato janë zbatimi i ligjeve, zhvillimi i infrastrukturës, furnizimi me energji elektrike, përmirësimi i sektorit të ujësjellës-kanalizimeve, largimi dhe trajtimi i mbetjeve si dhe investimet në arsimin profesional. Përmirësimi në sektorin e arsimit profesional mundëson vende pune për persona që kanë kualifikim të ulët, të cilët janë urgjentisht të nevojshëm për industrinë prodhuese”, ka thënë presidentja e këtij institucioni, Andrea Gebbeken.

Sipas kësaj të fundit, shkak për renditjen e Shqipërisë në vendin e fundit, është korrupsioni dhe kriminaliteti.

“Në vlerësimin e kushteve të vendit si destinacion investimesh, kompanitë e pyetura vazhdojnë të shohin nevojën për përmirësim të dukshëm. Rezultatin më të keq e merr faktori “Korrupsioni dhe kriminaliteti”. 55% e e të anketuarve shprehen se janë shumë të pakënaqur me “Luftën ndaj korrupsionit dhe kriminalitetit”. 52% e kompanive të pyetura janë të pakënaqura me “Administratën Publike” dhe kërkojnë që procedurat në administratën publike të jenë më transparente. 48 % janë të pakënaqur me “Parashikueshmërinë e politikave ekonomike”,” tha ajo./b.l

41 komente në “Shqipëria, e fundit në rajon si destinacion investimesh të huaja. Shkak korrupsioni e kriminaliteti”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Kete e dime ne, ashtu sic e dime qe Saliu e merre kete listen dhe e kthen mbrapsh dhe na del ne ne podium dhe thote, shikoni jemi te paret.

    1. vlonjati '12 says:

      Per cfare “investimesh ne arsimin privat” flet kjo zonja. Ajo nuk e di qe ata te cilet mbarojne 9-vjecaren ( pa kaluar nga e mesmja ) mbarojne 1 ose 2 universitete, per te mos thene edhe master. Ky eshte sistemi yne arsimor rrompalle, me nje minister injorant,qe tani na u be edhe zv/kryeminister (kuje, kuje !!!!! )

      1. Shefqet Cela says:

        Pallavra na kane thene.
        Jane xheloze per “mrekulline ekonomike” te Saliut, i cili e renditi vendin krahas Gjermanise dhe synon ta tejkaloje.
        Arferim!

    2. aiha says:

      Klima e biznesit ne vend eshte skandaloze. Si mundet te investitoret e huaj te investojne ne Shqiperi kur Saliu del dhe i drejtohet perfaqesueses se Dhomes Amerikane te Tregtise, qe pershtypjet e tua per zhvillimin e biznesit i ke ndjesi personale? Cfare imazhi krijon kjo qeveri ne syte e gjithe botes dhe investitoreve kudo qe jane?

      1. shkodrani nen uje says:

        Cfare klime i ofron biznesit Saliu, kur e le vendin pa energji elektrike, pa infrastrukture rrugore, kur gjysmen e vendin e le nen uje? Cfare i ofron ai investitoreve te huaj?

    3. sondazhet e bizneseve says:

      Bizneset e huaja kerkojne krahe pune profesionale dhe te afte qe te investojne ne Shqiperi. Por ne nuk ia ofrojme kete kusht themelor, pasi Sali Berisha e ka lene ne harrese arsimin profesional dhe nuk ka njerez te kualifikuar per te bere te tille punera.

    4. ikandeja says:

      Shume e sakte. Vetem keshtu, duke i pare gjerat seprapthi, mund ti dalin llogarite ketij..

    5. gjyshja.g says:

      Po cinvestime te huaja ketu more po jeni ne vete apo jo!Po pa bere shtet as qe mund te mendosh mbi investimet e huaja!Edhe ato qe kane ardhur e kane pesuar si p.sh. Cassa Italia etj!

    6. sh.mali says:

      Korrupsion,pasiguri,varferi e skajshme e pjeses derrmuese te popullsise!E si mund te kete investitore te huaj ketu? Ore ketu nuk ka shtet po po ska shtet!Ky vend eshte kapur nga nje dore banditesh me ne krye kryebanditin Sali Berisha!

    7. janiss says:

      Risku per te falimentuar ne kete vend per nje investitor te huaj por edhe vendas eshte shume here me i madh se sa ne vendet perreth nesh!Kjo dihet nga te gjithe!Po nuk ngritem nje shtet me baza te forta nje shtet te se drejtes ku investitori te ndjehet i sigurt ta harrojme kete te parin!

    8. argita says:

      Te fundit ne cdo drejtim,kjo dihet!Kjo per fat te keq eshte Shqiperia reale Shqiperia jone me halle jo ajo e Saliut ai flet teresisht per nje bote tjeter!Do ndryshuar patjeter ky vend i cili per fat te keq po shkon drejt nje rrenimi ekonomik e jo vetem!

  2. Sali Berisha says:

    Mos i besoni eshte mashtim i bijeve te etreve te bllokmenve te kuq qe po na pengojne hyrjen ne Europe per tre ligjet qe nuk i votojne.

    Shqiperia eshte 2 ne Europ pas Gjermanis dhe e 4 ne Bote. Ma ka thene Jozefina, ajo nuk genjen.

    1. Elmira says:

      Per S.B PO mjaft o njeri fole per bllokmene dhe te majte se e perçave kete popull qe ka njemije halle , ne vend qe te shikoje para te ardhmen e le me koken prapa….

    2. orgert says:

      Investimet e huaja jane ulur sepse Saliu i kalon me pare nga studio ligjore e Argites te gjithe investitoret dhe procedurat per te aplikuar per tendera ta nxijne jeten dhe me mire te mos merresh fare.

  3. besnik says:

    Sistemi i berishes e ka sjelle kete gjendje. Te gjithe shqipetaret duhet te bashkohen dhe ti japin nje pergjigje ketij sistemi te korruptuar. Imazhi i shqiperise eshte nxire nga njefare sali berisha.

  4. berati_KOSOVE_germony says:

    Po nuk ka nevoj me investu ne shqiperi a ka then Berisha se ne ja kalojmi edhe gjermonis me ekonomi a ne fakt gjermonia per momentin osht nr 1 ne Bot me te gjitha fushat dike perfshir edhe armet ma moderne.

  5. eri says:

    vetem per investime te huaja nuk mund te flitet ne shqiperi dhe kjo gje eshte shume e qarte nga te gjithe shqiptaret,kjo tregon sesi e ka rrenuar ekonomine kjo qeveri

  6. edi says:

    investimet e huaja jane nje burim galopand te ardhurash per cdo qeveri dhe kane ndikim direkt ne uljen e papunsise dhe te ekonomise shqiptare

  7. miri says:

    shqiperia si vend i vogel dhe me ekonomi te vogel ka ndikim direkt nga investimet e huaja ne vend dhe ulja apo rritja e tyre varjon rritjen ekonomise direkte ne vend

  8. ervin says:

    ne rajon deri tashi shqiperia me kaq mundesi duhet te kishte investimet e huaja ne nivel me te madh por fakti qe kjo qeveri eshte deshtake refletkton dhe ktek kto investime

  9. vini says:

    korrupsioni e shume burokraci te tjera kane quar qe investimet e huaja direkte te ulen ne nivele drastike sa te renditemi te fundit ne rajon dhe kjo eshte e patolerueshme

  10. gjergji says:

    shqiperia me nje perisazh kaq te bukur me nje natyre brilante me burime minerale te medha per tu investuar ka nje nivel kaq te ulet investimesh dhe kjo kuptohet se esht eper te vetmin shakk qeverine deshtaske ne reforma

  11. mendi says:

    mundesi e investime ketu jane shume te medha dhe kjo rriste ndjeshem punesimin dhe rritjen e taksave dhe fryrjen e buxhetit te shtetit por fakti qe qevria ka klientelen e vet do te thote qe ulen investime

  12. ervin says:

    ktu kemi nje perkeqesim te klimes se biznesit cka qon qe jo vetem bizneset shqiptare te mbyllen por dhe ato te huajat dhe qe shqiperia te kete nje emr te keq ne kete aspekt

  13. evi says:

    partia socialiste zotohet se do permisoje klimen e biznesit dhe shqiperia do rendidet ndert te parat ne rajon per investimet e huaja direkte ne vend

  14. besi says:

    ktu axhentet e tatime jane si xhandare qe cdo dite paraqqytet ke zyrat se kerkojne leke dhe vene gjoba te pa imagjinueshme prandaj njeher e mire duhet t elargojme berishen

  15. beni says:

    shteti duhet te jete mbrojtesi me i madh i bizesit tne shqiperi e jo ai qe e perze ate dhe e trajton ne menyren me te keqe te mundshme

  16. gjergji says:

    vjedhjet ne vend jane shtuar ne mase dhe nuk po e len bizesin te marre fryme dhe kjo eshte problem direkt ne investimet e huaja ne vend

  17. evi says:

    korrupsion galopand qe nuk le te marre fryme bizneset si ato te vogla si ato te medha qe ka ndikim direkt ne investime dhe zgjerime biznesi qe qeon ne uljen e punesimit

  18. ervin says:

    gjykata te korrupatuara me nivel t elarte pandeshkueshmerie ndikon qe biznesete te mos jen te sigurt ne ate cka investojen dhe plot burokracira te tjera qe nxjerr ky shtet

  19. edi says:

    ky shtet ne vend qe ti jape frymarrje biznesit e ka mberthyer ate ne nje rreth qe po e mbyt dhe duhen reforma te gjera per ta liruar ate

  20. Invezdor Berxolla says:

    Keto deklarata nuk i kemi problem faaaare. Sot na e thane, dhe neser e harrojme!

    Pastaj se mos e kane per here te pare qe na vendosin ne fund te listes. Ajo dijet qe na kane inat. Ne gjithmone na kane patur inat keta.

    Pa hidhini nje here syte rreth e rrotull qe te shikoni se sa ivezdidore te huj (nga rajoni) kane hapur shitore, qebabtore, berzolltore, kasaptore, buktore.

    Po pse a nuk ju duken invezdime ju keto? Dhe thoni po deshe qe s’na kane inat. Po kjo ben muuuuu.

  21. xeni says:

    Epo Sali trapi thote se ekonomia jone eshte me e fuqishmja ne evrope ja tanisi dalin statistikat menjeher e degjove Sala si ste vjen turp qe genjen njerezit ne Shqiperi ,,ne djall vafsh

  22. alban4eva says:

    genjejne te gjithe, jane te gjithe “kamunista”.. Shqypnia e baces tone S-halè asht ne vend te dyte pas Gjermanise, biles ia kena kalue edhe asaj..
    keta kamunistat europiane duen me hedh balte mbi sulltanin tone, qe allahu ia shtofte ymrin..
    rrofte baca jone S-halè sa malet e Serbise dh Greqise..!!!

  23. Anglezi says:

    Postojeni te gjith raportin. Te nje nga listat ishim ne vend te 3 a te 4.
    Pse postoni vetem raportet negative?

  24. Berti says:

    Nuk ka per te investuar ne Shqipri askush per aq kohe sa do shikoje vetem kriminele dhe hajdute ne vendin tone

  25. Berti says:

    krimi dhe korrupsioni nuk kane qene kurre ne keto nivele ne Shqiperi

  26. Berti says:

    Po qe se nuk ndryshojne gjerat do arrijme ne ate pike qe asnje investitore i huaj nuk do te vije ne vendin tone

  27. Berti says:

    Me salen ne krye ka mundesi qe edhe investitoret Shqiptare do largohen nga vendi jone per te gjetyr nje vend me te pershtatshem per investime

  28. Berti says:

    Ndryshimi duhet te filloje nga ne, pak nga pak duhet te ndryshojme menyren e jeteses ne Shqiperi, por ndryshimi me i madh do ndodhi ne 23 qeshor, kur do largojme berishen nga pushteti

  29. sul korriku says:

    Gjermanet e kane nga Xhelozia se u a kemi kaluar.
    Une nuk mund te besoj gjermanet por udheheqesin tone.
    Pastaj per nje çike korupsion dhe kriminalitet te digjemi ne?
    Ne fund te fundit udheheqesi yne nuk sheh gjekundi as korrupsion dhe as kriminalitet (pasi te tijet i kane fshehur pasqyren) !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje