Brokaj: Bashkimi PS-LSI, i panevojshëm, Rama do fitonte edhe i vetëm. Ngjela: Akti i Metës, historik

9 Prill 2013, 11:03Politika TEMA

Sabit Brokaj, ish-eksponent i rëndësishëm i PS-së, por dhe LSI-së, nga e cila u largua pas koalicionit me PD-në, ka thënë për revistën “Java” se bashkimi PS-LSI është i panevojshëm. Kjo, pasi sipas tij, Rama dhe PS mund t’i fitonin zgjedhjet edhe pa LSI-në.

Në princip, bashkimi i partive të një krahu, natyrisht është normal. Këtu, problemin e sjell, së pari fakti që njëra nga këto parti, pra LSI vjen nga një qeverisje shumë e kompromentuar dhe e inkriminuar, ndaj të cilës Partia Socialiste ka pasur kritika shumë të rëndësishme principiale, siç janë vrasjet, korrupsioni i madh, mosndëshkimi i krimit, rritja e krimit të organizuar, për ta quajtur me emrin real atë të faljes së hapësirës detare, pra, një tradhti kombëtare, të cilën Partia Socialiste e fitoi në Gjykatën Kushtetuese si një çështje të madhe. Pra, këto probleme, që janë madhore, e sjellin diskutimin nga njëra anë.

Nga ana tjetër, diskutimi lind vetiu, pasi Edi Rama u tregua në angazhimet e tij për qeverisjen e re dhe politikën e re, pothuajse radikalist, në kuptimin më pozitiv. Në këtë pikëpamje, në të dy rastet, si për faktin e realitet të qeverisjes, ku LSI ishte jetike në qeverisje për PD, si dhe pamundësia tashmë që Edi Rama të realizojë ato që shpalli e bëjnë qytetarin apo politikanin që e shikonte me shumë pozitivizëm lëvizjen e Ramës drejt vendosjes së shtetit ligjor, të dyshimtë. Domethënë, të gjithë ata që nuk gjykonin nëse Rama e kish me të vërtetë, por më shumë sugjestionoheshin dhe e prisnin dhe e dëshironin që Rama të ishte ashtu siç thoshte, këta ndjejnë zhgënjimin pasi nga një qëndrim i madh e i prerë, rilindës siç e quajti ai, vendoset një bashkëqeverisje apo qeverisje në ato përmasa ku lundrohet brenda ditës në këmbë. Kjo ka sjellë atë që mund të quhet jo natyrshmëri në princip të këtij bashkimi”, shprehet Brokaj.

Por, ndryshe mendon Spartak Ngjela. Ai e cilëson aktin e Metës, si një akt të madh dhe historik, në këtë kohë të rrezikshme për demokracinë e Shqipërisë.

Qenia e këtij kryeministri është një fatkeqësi nga më të mëdhatë që mund të kalojnë shqiptarët. Akti që bëri Meta është një akt shumë i madh, në funksion të historisë së Shqipërisë dhe Partia Socialiste ka bërë shumë mirë që e ka ftuar sepse akti i tij është bërë në një kohë shumë të rrezikshme për historinë demokratike dhe zhvillimin shqiptar”, shprehet Ngjela./b.l

41 komente në “Brokaj: Bashkimi PS-LSI, i panevojshëm, Rama do fitonte edhe i vetëm. Ngjela: Akti i Metës, historik”

  1. Ben Chicac says:

    Spartak u bashkove me shoket e bllokut,je ne Partine e babait tend,pikerisht aty te takon te jesh.

    1. Vlora says:

      po ju shkermoqet kalaja e reres qe kishit enderuar o ben vicidoli pa ardhur vera qe ta shijonit.

      1. Turi says:

        Bravo sabit, njeri me karakter, e tregove dhe kur u largove nga pushteti i saliut dhe ilirit per te shkuar drejt opozites, pikerishtnekunderta e asaj ben ilir hajduti dhe spartak legeni qe akoma mendon se do kapi ndonje gje. Turp per edi ramen voten tone nuk e merr me sepse te behsh bashke me hajdutin nuk mund te jesh i pafajshem.

        1. Mary says:

          Po zoti Sabit sepse ju e late politiken me vullnet te lire dhe po ushtroni zanati tuaj si mjek privat. Ku ti gjeje politika shqiptare keta shembuj? Kush e futi ne politike Ilir Meten 20 vjeç dhe tani rri me thesin ne dore ku ta mbushe me mire? Kush e futi Fatos Nanon ne politike nje njeri krejtesisht i paafte per ekonomine e tregut, sepse ka ambicie per tu pasururar por nuk ka profesion?
          Degjoni ateher zoti Sabit. Fatosi do te pasurohet siç edhe e ka bere duke shkaterruar Shqiperine, dhe fitorja e PS edhe pse i ka votat eshte ne dore te Komisionereve te Fatosit. Besoj ju e kuptoni se Fatosi ka bere sikur ka ikur dhe rri pas dere, duke i zene per mjekre te gjithe ata burra dhe per fat te keq ato gra qe kane vjedhur ne kohen e tij dhe sigurisht qe EDI RAMA frymezon madje shume, ben programe madje shume te mira, por strukturat qe organizojne zgjedhjet jane hajdutet e Fatosit qe “shiten”.

          Prandaj ne keto kushte bashkimi i ILirit dhe Edit e derrmojne perfundimisht dyshen Nano Berisha, per momentin e per 100 vjet te ardhshme. Pastaj ujerat do te rrjedhin me problemet qe ka çdo shoqeri e klase politike kudo ne bote.

    2. Emirjon says:

      super dakort. Ngjela u bashkua me toruruesit e vet vetem per nje cope karrige…

      1. fl says:

        Cfare torturusish o mjerane. Ktu ka vetem nje torturus. Nje servil dhe komunist te thekur dhe ai eshte Doktori juaj.

        Njgela, Shinasi Rama e te tjere po bejne sot ate qe duhet te benin qe me 92, te sulmonin ndyrsyiren e Vicidolit qe ju la kopil ne dre Ramizi.

    3. xha Jaho says:

      E ore Ben Chichi, nuk te pushoi njehere goja. Llapaqen i lindur. Po boll o gjakprishur, se je bere i bezdisshem. Bythpambuk i berishes dhe i bllokut stalinist te tij. Ato qe ka provuar Ngjela ne Spaç, do te t’i uroja me gjithe zemer, qe te kuptosh se ç’eshte blloku. Pastaj fol sa te duash. Je vertet nje komentues i droguar nga renat e diktatorit te fundit komunist ne Evrope.

    4. Spartaku edhe ne burg ishte ne Bllok says:

      Nuk duhen pritur parime apo ruajtje parimesh prej dikujt qe eshte lindur e rritur ne djepin e krimit Bllok! Kurre…

      Edhe ne burg, sic lexojme ne librat e tij, Spartaku si gjithe Biroistet dhe Bijte e tyre me biografi te mire deri ate dite, kishin ndarje te vecante, jo si te burgosurit e tjere me “biografi te keqe”!

      Ja, vjen dita dhe keta pinjolle ia kthejne borxhin moral partise se tyre!

      Ky eshte i vetmi parim moral qe mbajne komunistet!

      1. diturija says:

        Kete qe thua avokati e ka pohuar me gojen e tij. Dhe pse nuk eshte shume domethense per qendrimet e tanishme, sistemi i asokohe eshte i gjalle, me Saliun, Edi, Kënon por dhe me Niku. Vetem populli medioker e ha sapunin per djathe.

  2. Eltoni ks says:

    Une dyshoje se do fitoje e majta ne shqiperi, duke pas parasysh Qeverisjen e te djathtve me ate te majtve keta te fundit kan qen me te suksesshem. Kur kaloja ne shqiperi para 2005 cdo police na kerkonte lek, nuk te lshonin pa iu jep lek, ishte shtet rrumpalle fare, tani eshte shume ndryshe.

  3. Rilind says:

    Brokaj ka te drejte, PS i fitonte zgjedhjet edhe pa LSI, ashtu sic realisht i fitoi edhe ne 2009 por qe u vodhen, Por rreziku i manipulimit me ate KQZ e kolegj, ishte shume i madh e nuk mund te rrezikohej edhe njehere. Terheqja e LSI ne koalicion pavaresisht difekteve qe diihen, ka dhe nje avantazh tjeter te madh. Maksimalizomi i votave nga nje proces i drejte por edhe asnje vote nuk shkon dem por mbetet brenda koalicionit. Kjo rrit shanset per me shume deputete nga PS.

    1. bbb says:

      Skema me e shpejte e manipulimt eshte mbushja e kutive rruges, skeme e bere me sukses me 1996. Chyn komisioneret ketu???

  4. Blendi says:

    Dallohet ne menyre shume transparente se Z.Rama ja ka shume friken ketyre zgjedhjeve ju ka fut frika deri ne palce dhe deshiron qe ne cdo lloj me nyre te fitoje keto zgjedhjeve por do jete nje endeer e ngelur ne sirtar.
    nje njeri qe deri para pak kohesh e akuzonte ne menyrat me te ndryshme per korrupsion per vjedhje etj dhe tani i ofron nje koalicion sepse eshte i bindur se zgjedhjet sdo arrije ti fitoje i vetem por ne fakt sdo i fitoje as tani me kete koalicion te padeshiruar dhe te deshtuar sepse si duket per Z.Ilir Meta kjo eshte menyra me e duhur qe ai tiu shpetoje akuzave qe jane bere ne drejtim te tij dhe vetem keshtu mund ti mbuloje, duke pretenduar te vije perseri ne pushtet dhe me ke ? me njeriun qe skane lene gje pa i thene duke e akuzuar ne menyrat me te ndryshme.
    Jeni nje klase politike per tu ardhe keq sidomos ai Spartak Ngjela i cili gjithmone do ngele llumi i kesaj klase politike

    1. Mary says:

      @Blendi,
      Keshtu bejne strateget. E lene sedren menjane dhe shpetojne popullin nga e keqja me e madhe. Keshtu bejne gjeneralet ne lufte, kompromise me armikun per te shpetuar nje luftetar dhe ne fund fare luften e fitojne. Pse quhet beteje elektorale? sepse eshte per jete a vdekje. Atehere lufta fitohet beteje pas beteje, keshtu te fitojme kete beteje historike, me pas do kemi kohe te kritikojme e “te ngreme trikembesha”

  5. Ngjala says:

    Spartak (ngjala)! Meta i kishte te gjitha mundesite dhe kushtet te kryente kete “akt” te madh historik, qe e quan ti shume kohe me para gjate ketyre 4 vjeteve te babezise tipike te familjes Meta. Rasti me i fundit ishte zgjdhja a presidentit kukull. Prandaj, mos i vish atribute qe nuk i ka ketij antishqiptari qe eshte ende gjalle. Neqofte se ju ka lyer rroten per deklarata te tilla, eshte zgjidhja juaj. Por mos lejoni te pakten t´ju laje trurin. Demokracia ne Shqiperi ka qene e rrezikuar qe kur ka lindur. Ajo po mbahet ne gjendje koma nga doktorri, pasi populli i cili nuk eshte lejuar te kerkoje mjeke te tjere nuk ka kellqe ta fuse doktorrin ne krevatin e te semurit. Dhe kryeinfermieri i kesaj kli(ni)ke te mjekeve te tipit Mengele, eshte “patrioti” Meta.

  6. Suela Nallbani says:

    Po nese ishte i panevojshem atehere pse duhej Rama tja propozonte Metes kete marreveshje? Dmth qe ndihej i pasigurte ne fitoren e zgjedhjeve perderisa beri martesen me LSI.

  7. Daniela says:

    Sa shpejt harrojme ne shqiptaret se ne cfare kushtesh kemi jetuar ne 1999-2004 dhe sesi kemi avancuar ne ditet e sotshme. Duke filluar qe nga rruget, qe te shkoje nga nje qytet Tirana ne Lushnje apo Golem doje minimumi 3 ore, per te mos permendur pastaj nderprerjet e energjise elektrike, kur ne dite kishe vetem 5 ore drita dhe ujin me orare. Kjo ka qene politika e deshtuar e socialistave qe tani kerkojne me cdo kushten marrjen perseri te pushtetit.

  8. Andi says:

    Po o Sabit, por ja qe i harroi te gjitha ato cka thene dhe akuzat qe ka bere kunder Metes duke e quajtur kriminel e hajdut, dhe i zgjati doren per nje fitore te sigurte.

  9. Treviso says:

    Pa Berishen dhe me Ilir Meten te lire, Shqiperia nuk hecen perpara.

  10. elinor says:

    Eh mor Ngjela, fillove edhe ti te hash ngjala! Njerez pa taban; sa u del perpara nje post ministrie, direkt dalin nga kthesa!

  11. anticensurë says:

    “për historinë demokratike”
    nuk e di në jeni injorantë apo mashtrues!
    spartak ngjela o avokat!!!
    në shqipëri nuk ka demokraci!!!
    në shqipëri ka pluralizëm!mund ta themi shkurt diktaturë pluraliste!
    përveç shprehjes së mendimit çfar ke tjetër në shqipëri!votimin e ke të litrë???
    jo!të vidhet nga diktatura!
    ke ndarje pushtetesh???
    po pushtetin e dhunës së berishës dhe kurrizin tonë që pëson dhunën!!!
    legjislativ,egzekutiv dhe gjyqësor i ka berisha!a më fal ti ke avakatin e ndërrimit të hamnit kombëtar!
    shkoni mor debila,se jo vetëm ju keni për të shkuar në hale por po na zhysni dhe ne më keq!

  12. Horri i Bulevardit says:

    Problemi qendron se ne Shqiperi jane ne minorance ata qe e kuptojne Spartak Ngjelen, kjo vjen ngaqe, jane stresuar me dreqin e te birin dhe i permblidhen avokat Ngjeles, se ja ka fajin avokati qe derdimenet shqiptare zgjedhin po hajdutin qe e kane share per disa vjet.
    Me vjen ndermend nje skec i Koco Devoles, qe thoshte se ata panvaresisht se me shajne, perseri me duan mua atje ne parlament, se une ju a hap gojen per te folur neper kafe, po te zgjedhin nje njeri pa vese, skane cfare te llapin me neper thashethemet e kafeneve.

  13. sot nuk behet fjale per te majte apo te djathte, Puna eshte qe te behet ROTACION politik dhe politikanet e korruptuar te mos denohen.Ne populli jemi peng i politikaneve , qe gjasme jane ndare ne te majte e ne te djathte.Ajo qe popullit duhet ti interesoje eshte:
    kush do ta vere drejtesine ne kete vend?
    cili politikan hap pune ? kush politikan siguron dretesi ? e plote probleme te tjera.
    Por kryesorja eshte drejtesia. Atehere si do ta beje drejtesine Edi rama kur bene aleanca me INTEGRUESIT e floririt??Merre me leng se mishi mbaroje i thone kesaj.

  14. Na zhgenjeu dhe Avokat Ngjela qe mesa duket i qenka hapur oreksi per ndonje post. Akti i Edi Rames ore Avokat Ngjala eshte historik pa dyshim. Historik ne sensin negativ ama. Eshte tradhetia me e madhe qe i eshte bere ndonjehere ketij populli. Njerez, mos u impresiononi nga kjo propagande e madhe qe po deshiron te na bindi se Iliri eshte e keqja me e vogel. U lodhem me te keqijat e vogla. Donim dhe duam vec Rilindje. Dhe Rilindje me Ilir Koklopen NUK KA.

  15. ceni says:

    Nji pyetje kisha un per gjith kte kafene e perplasje dominosh mbi tavolin !

    Din Shqptaret se cfar duan nga kjo jete ?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    (hajt shnet trima) .

  16. DIASPORA SHQIPTARE. says:

    BASHKIMI i P.S me L.S.I. vetem do ti motivon e FORCON AKOMA ma shume OPINIONIN SHQIPTAR qe ta VOTOJN BERISHEN,sepse i njofin mire se kushe jane 2 KOKAT META-RAMA.

  17. Pa parti says:

    Une kisha vendosur te votoja PS.Per rrotacion.Por ketu nuk kemi te bejme me rrotacion politik te plote,por gjysmak.Pra do te votoj nje parti tjeter te vogel ne menyre qe te futen edhe ato ne kuvend.Do te mendohem se kujt.Por PS PD asnjehere

  18. vz gjirokastriti says:

    Tortura time pershendetje,shqiperija gjithmone eshte udhehequr nga akte
    historike te medhaja ,njesoj si kjo qe na thote ky deshtaku Ngjela.
    Nuk eshte per tu cuditur se nga dalin keto akte.Ne nje popull qe mjerimin e kote e quan sakrifice per te nesrmen,ky popull do rishkerdhehet me akte historike ne perjetesi.Keto akte historike ju bien fatkeqesi qytetareve te zgjuar e te ndershem ,qe dine se per se te
    sakrifikojne.

  19. ngjala says:

    Ngjela paska nfewne ngjalen

  20. Hipo Krizia says:

    Thenia e avokatit Ngjela sipas meje duket se ka nje sens pozitiv, packa se edhe e ka tepruar disi me ate thenien “historike”. Koalicioni eshte me te vertete i peshtire dhe i pamoralshem, por kjo eshte ne te vertete vetem vleresimi qe bejme ne per dicka, dhe jo ajo qe mendojne planberesit e aleances qe te qelb. Kur behet fjala per marrjen e pushtetit eshte vene re, se shpesh normat e moralit njerezor kalojne ne plan te dyte dhe ne plan te pare shfaqet ambicja per pushtet. Ky eshte dhe problemi per te cilen kemi dite qe kacafytemi si gjelat.

    Por ku qendron ndryshimi midis konceptimit tone dhe konceptimit te politikaneve te sotem rreth kesaj aleance?

    Perballe njera tjetres ne dy syte tona qendrojne: 1.MORALI (njerezor) dhe 2.AMBICJA (per pushtet), ndersa politikanet e sotem shohin fatkeqsisht vetem me njerin sy dhe ai eshte…? Numrin po ja u le juve ta mendoni vete.

    Atehere bie fjala perse akti i Metes duhet te konsiderohet “i madh dhe historik”, nderkohe qe dihet fare mire qe veprimi i tij nuk ishte gje tjeter, pervecse nje taktike e lojes parazgjedhore, sa per te siguruar poste drejtuese ne qeverine e ardhshme. Demokratizimi dhe zhvillimi i vendit mund te ecte me ritme shume me te shpejta nese PS-ja do te bente cdo lloj koalicioni tjeter me partite e majta, por duke refuzuar ne menyre kategorike ate me LSI-ne. Shkurt dhe prere: “Akti” nuk mund te quhet as i madh dhe as historik, por thjesht nje hipokrizi karshi votuesit.

  21. Sallakja says:

    Pikeseperi, ne shqiperi nuk ekziston asnje avokat ngjela.
    Ekziston vetem nje Spartak Kico Ngjela, e kam pas shtepine
    afer blokut e mbaj mende kur e hidhte shuren perpjete.

    ….. ne shqiperi nuk ka demokraci……..
    Bravo. Eshte e vertete………megjithate….
    Do me falesh te korigjoje nje gabim te vogel,
    hiqi fjalet : ne shqiperi edhe shikohe sa forme
    te bukur qe mer mendimi yt.
    Nuk ka demokraci.

    Nuk ekziston demokracia.

    1. Gavrosh says:

      Sallake u plake e dore s’hoqe…..

  22. bbb says:

    Edi shkoi nga Ngjala tek…Ngjela

  23. arjani says:

    Emo lereni Benin dhe ju. Eshte thjesht nje MI i KENAQUR i pushtetit vicidolas.

  24. Elezi says:

    Shum ma “historik” do të ishte sikur të “bashkoheni” edhe me të majten serpe!…

  25. Lali says:

    DEGJONI, O VELLEZER SHQIPETARE, SIDOMOS ATA QE KOMENTOJNE ME ZEMER DHE ME TE VERTETE TE SHQETESUAR NGA ALEANCA RAMA-META !

    1. META ESHTE JO ME SHUME E AS ME PAK AI QE KOMENTOHET GJITHANDEJ
    2. META NE DITEN ME TE KEQE QE ESHTE PRAP MUND TE FITOJE MINIMUMI 30000 VOTA TE KTHYERA NE MANDATE 3 DEPUTETE.
    3. LLOGARI E THJESHTE :
    – NESE PS DHE PD MARRIN NGA 68 DEPUTETE
    PS+LSI=71 DEPUTETE
    PD+LSI=71 DEPUTETE. JENI VETE TE MEÇUR PER TE KUPTUAR RENDESINE E KOALICIONIT.
    4. NESE DONI QE META TE RRIJE URTE, KONTRIBONI QE TE GJITHE TE DALIN NE VOTIME DHE VOTAT E SE MAJTES TI MARRE PS
    5. NESE PA METEN NUK BEHET NDRRIMI I PUSHTETIT, KUJT I SHERBEN KONSEGUENCA QE DISA KERKOJNE NGA PS
    5. RAMA KA TREGUAR QE KA VENDOSMERI NE ZBATIMIN E IDEVE TE TIJ. KUSH ME PARE KISHTE SENSIBILIZUAR KOMUNITETIN NDERKOMBETAR PER VJEDHJEN E VOTES SA EDI RAMA. TE MAJTET EDHE PSE NGRININ ZERIN PER VJEDHJEN E VOTES NUK I BESONTE NJERI, SE SALIU U KISHTE HEDHUR TRUTE E GOMARIT NDERKOMBETAREVE. REZISTENCA MESE 2 VJEÇARE E EDI RAMES BERI QE TE DEGJENERONTE SISTEMIN E MANIPULIMIT TE VJEDHJEVE.
    6. LIDERET E MEDHENJ DUKEN KUR MARRIN PERGJEGJESI DHE RISK TE MADH GJATE VENDIMARRJES. ATA GJYKOHEN PAS DALJES SE REZULTATEVE TE BETEJES DHE JO PARA FILLIMIT TE SAJ.
    7. E MAJTA KA PERSONALITETE TE ÇDO MOSHE DHE FUSHE PER TE RIMEKEMBUR SHQIPERINE
    8. SHQIPTARET DUHET TE PERGATITEN PER NJE PERIUDHE TE VESHTIRE PAS NDERRIMIT TE PUSHTETIT, PASI GROPA E ZEZE FINANCIARE NUK DIHET SE SA E MADHE ESHTE DHE DOPIO GJASHTA DO TI NGELET EDI RAMES, KETE SHQIPTARET DUHET TA DINE MIRE !!!!

  26. mirel says:

    Akoma jep mendje ky degjenerata ngjela.
    Ne humbamenot nuk kuptojme gje.
    Ceshtje te thella shume

  27. JC says:

    Koalicioni PS-LSI eshte me i ndyre dhe i turpshem se koalicioni PD-LSI pas VJEDHJES qe Meta i beri votes se majte.

    Rama qe tumpetoi pandeshkueshmerine e korrupsionit ne Shqiperi, shperblen Meten me mbrojtje nga lart se asnje nuk do i ndodhe.

    Kush humbet ne kete mes?

    Atehere te dashur socialiste progresiste, me thoni mua moralistit pse ta votoj Ramen? Nqs ai beri nje aleance me krimin dhe hajdutin, cfare garancie keni ju qe nuk ka bere pakt edhe me berishen?

    Naiviteti juaj te le pa fjale. I paskeni bere mire llogarite 68+3=71.

    Cfare ju ben juve te mendoni se i gjithe elektorati i majte eshte dele dhe Rama e ka voten ne xhep?

    Shume gabim. 5 vota me pak nga familja ime. Nuk behem pjese me krimin sido qe ta kete emrin.

  28. pazari i ri says:

    Nuk ke faj ti Spartak Ngjela,por e ka fajin Enver Hoxha kur nuk te vari ne litar, ti edhe burgun e ke patur pak.

  29. psiqiatri says:

    Nastradin.
    Ke bere ndonje vizite ke mjeku kohet e fundit?
    Mban ment se cte tha?

  30. nora says:

    ju uroj te gjithve qe zgjedhjet e 23 qershorit te jene te lira dhe te drejta keshtu do te shkojm drej integrimit pra te gjithe votat do shkojn per shqiperine evropiane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje