Ançeloti: Krenar, pasi Barcelona nuk ka vuajtur kurrë më parë si ndaj nesh

13 Prill 2013, 12:19Sport TEMA

Trajneri italian i PSG, Karlo Ançeloti, vazhdon që të ketë keqardhje për eleminimin e ekipit të tij nga ana e Barcelonës. Megjithatë, ai është shprehur krenar për ekipin e vet, duke qenë se sipas italianit, Barcelona nuk ka vuajtur kurrë më parë si ndaj PSG-së.

“Zhgënjimi ynë u harrua dhe nuk na ka mbetur asnjë peng pasi dhamë gjithçka që mundeshim. Ne nuk fituam, por skuadra tregoi se mund të jetë konkurruese në Evropë dhe ky ishte objektivi në këtë sezon. Ndaj ishte një surprizë për mua ta shihja një skuadër me kaq shumë kuraje dhe karakter”.

“Kjo me shumë mundësi ishte një nga ndeshjet më të mira të sezonit ndaj një prej skuadrave më të forta në botë, ndaj mund të cilësohet si një pikë nisje e mirë për të ardhmen. Skuadrës nuk i mungoi asgjë. Ne u mbrojtëm mirë dhe sulmuam mirë, ndoshta një gol tjetër në pjesën e parë do të kishte qenë më mirë. Jam krenar pasi nuk e kam parë asnjëherë Barcelonën të ndeshet me problemet që i krijuam ne”, ka thënë tekniku italian./b.l

20 komente në “Ançeloti: Krenar, pasi Barcelona nuk ka vuajtur kurrë më parë si ndaj nesh”

  1. totila says:

    Jam dokord CARLO ne nje pike :je trajner serioz ,dhe di te punosh ne grup .Por nuk eshte faji yt qe te kane vene ne krye te nje ekipi KONGLOMERATESH .Po ,ne CAMP NOU ,P.S.G luajti mire por ne paris ishte tjeter melodi .Per mua ndeshja ishte P.S.G. 0-2 BARCELONA ,sepse goli i pare ishte dukshem off-side ,dhe goli i dyte u shenua 1 minute pasi kishte mbaruar dhe shtesa .

    1. ingo says:

      totila po te drejtohem ty por edhe personave te tjere qe ndiqni me kaq pasion futbollin sepse te shikoj qe replikon shpesh ketu ne rubrikat sportive dhe di qe je pak a shume ne nje moshe te pjekur…
      me pak fjale dua tu them qe ndeshja barcelona-pszh ishte komplet e trukuar ashtu sikurse edhe bercelona-milan edhe shume e shume ndeshje te tjera….une sot jam 40 vjec dhe me pelqen jashtezakonisht futbolli ashtu sikurse edhe ju te tjereve qe e ndiqni dhe ndani mendimet edhe ketu ne forum…
      fatkeqesisht vitet e fundit kemi qene te gjithe deshmitare kur kemi pare ‘cudira’ nga me te ndryshmet ne futboll se si nje skuader me buxhet 10 milion euro fiton ndaj nje skuadre me buxhet 400 mil euro….kemi pare ‘komedira’finale si ajo brazil-france,kemi pare ‘cudira’ si ajo e finalja e ch lig stambollit milan-liverpul kemi pare te fluturojne pata te pjekura si greqia doli kampione e evropes ne 2004…pame para pak ditesh se sa ‘bukur’ hidhej shorti etj etj….
      totila…po te drejtohem ty sepse kam idene qe je pak a shume i moshes sime dhe te them qe me vjen metevertete keq qe replikon me aq pasion per dicka komplet te trukuar…me beso une shume here duke pare nje ndeshje ndihem shume keq sepse momente momente faktet jane shume te pastra per trukime shume te dobeta dhe mua nuk me pelqen aspak te jem spektator ne nje ‘komedi’ me humor te zi….nuk e di se cmendim keni ju te tjeret por ‘fatkeqesisht’ un jam shum i zhgenjyer nga zhvillimet ne futboll te pakten keto 20 vitet e fundit…

      1. Horri i Bulevardit says:

        Ne nje interviste te Uwe Seler deklaroi se ne vitin 1954, vit kur Gjermania fitoi per here te pare kampionatin boteror, kishin marre shperblim vetem 2000 D-Marka, per person.
        Qysh kur u fut paraja ne miljona ne futboll dhe aq sa mbaj mend une, e filloi Napoli me Maradonen me 8-miljon dollare, qe per kohen u konsiderua shuma me e madhe qe ishte paguar, filloi dhe pislleku ne futboll dhe mbas viteve 90-te, kompanite e basteve e futen futbollin ne nje kolaps total, ku sot ke vetem 4 deri ne 5 skuadra qe kane nivel te shkelqyer dhe pjesa tjeter eshte pothuajse zero.
        Kur para 90-tes, ka patur skuadra qe ishin me lart se te tjerat, por shumica e ekipeve europiane dhe latinoamerikane, kane qene ne nivel te mire futbolli.
        Nje stopim i blerjeve te lojtareve nga vende te tjera, ose me nje ligj deri ne dy lojtare te kene te drejten te blejne, do te risjelli nje rikthim te shume skuadrave qe sot i ka humbur emri.
        Dhe ndryshimi i formules se Campions-liges, ka dhene nje goditje ne shume skuadra europiane ne futboll, ku formula e meparshme Kupa e Kampioneve, ka patur me shume skuadra qe kishin shancin te jepnin futbollin e tyre, kurse tani nje ekip qe fillon te marre vehten, duhet te dale ne paraplejhofe per te arritur te futet ne ndeshjet ne grupe.

      2. ilia says:

        ke plotesisht te drejte or mik sepse nuk ka me futboll te paster sepse futbolli nuk konsiderohet me si dikur si nje sport i paster dhe i pa trukuar sepse eshte kthyer ne nje biznes te fuqishem ekonomik…
        keta personat qe ti i shikon ketu te replikojne apo te shahen me njeri tjetrin shumica jane adoleshente dhe deri sa tu hapen syte keshtu do te sillen ata si sportdashes te flakte…leni leni te vrapojne ne delir te plote sepse e meritojne,si e thote populli yne nje fjale te urte…’kerrici ecen perpara…’

      3. Tulipani says:

        Ingo JU jeni 40 kurse Totila dhe Horri jane mbi 50.Trukimet kane filluar te pakten ne 54 kur RFGJ doli kampion(hungari-rfgj 8-3ne grup dhe 3-2 per rfgj ne finale ku I anullohet goli pushkash ne 89min).Per me shume se 20 vjet rri pres I fifa Avelanzh pastaj Blater.Ne cdo boteror -europian-kupat e europes ka trukime.Cdo gje eshte tani kompjuter kerkoe dhe e gjen .Vetem ne itali kane plasur trukimet 3 here qe nga 81 me P Rosin.Bastet jane aq te fuqishem sa klubet I kane sponsor ne fanella ne vend te benz-bmv-audi -etjera.

        1. ingo says:

          tulipani eshte vertet per te ardhur keq gjendja me futbollin…te gjithe jemi deshmitare dhe shikojme dicka te trukuar dhe megjithate bejme budallallekun me te madh dhe zihemi me njeri tjetrin kot se koti per pune tifozlliku, mendoj qe vetem adoleshentet qe ‘nuk shikojne dot larg’zihen e cirren per komedite e radhes..une nuk e ve ne dyshim qe eshte rritur niveli i futbollit evropian e boteror por une do ta beja nje krahasim banal dhe do ta krahasoja futbollin e sotem me nje kokerr molle te bukur te kuqe e te madhe ne pamje por po ta kafshosh eshte komplet pa shije dhe do te preferoja ate mollen e dikurshme te vogel e te deformuar paksa por me nje arome dhe shije fantastike..pra ky eshte kendveshtrimi im per futbollin e sotem dhe ate te viteve 80..
          une dikur ne adoleshencen time kam qen tifoz i partizanit dhe shpesh here udhetoja me trena pune qe te shikoja nje ndeshje te partizanit sepse aq shume na terhiqte futbolli,madje ndiqnim edhe kampionatet lokale te ndermarrjeve brenda qyteteve dhe shikoje megjithment ndeshje futbolli amator por shume te bukura e luftarake vec…ose ndeshjet tek ‘fushat e zeza'(besoj u kujtohen..)
          cuna(ju 50 vjecareve u drejtohem sepse keta te rinjte as qe mund ta kalojne neper ment) me besoni se jam shume tifoz futbolli por me mire do te preferoja nje ndeshje tek ‘fusha e zeze’ sesa te shikoj nje ndeshje ch.league te trukuar ku luajne ‘yjet e miliardave’…e ckuptim ka ndeshja e cila eshte shitur nen tavoline…te pakten une nuk dua te jem pjestar ne kete ‘show’te degjeneruar e komik..

          1. Horri i Bulevardit says:

            Ndeshjet ke fusha e zeze ke 21-shi, ishin ndeshje profesionistesh, ku per 100 lek luheshte deri sa dilte djerrsa deri ne ulluk.

            1. Tulipani says:

              Po me kujtohen shume mire fusha e zeze ose fusha e S Halilit,me qemolin portier Ad Shehun ,gricen,me raste cunat e boksjerit,minga e kola e tjer.Po te jap nje shembull trukimi ne shqiperi,luante Tir me Par “zihen”lojtaret dhe kanpionatin e merr DINAMO ne kohen e Panos.Cfar ti themi?Kjo eshte politike sepse jane shume shtete te varfera ose me kriza ekonomike qe influencojne te FIFA e UEFA per kupat e ndryshme([email protected]@[email protected]@GjermaniaArgjentina @brazil)sepse ne keto shtete fotbolli eshte gjithshka( te varfer por kampion)si ne shqiperi nga e hena ne mengjez deri te henen tjeter vetem per futbollin flitesh se skishe gje jeter tu merrshe.

  2. Cerriku says:

    O buf po ca do ti te bej Barcelona me ty me shum o buf,ne Paris e pame lojen dhe golin tend opsajt edhe ne ndeshjen e kthimit Barcelona nuk ka pse te lodhet me ju ne rast rreziku futi mikun qe edhe pse nuk ishte njiqind per qind ja u beri te zezen,Mesi me shum ecte se sa vraponte dhe ju nuk ishit ne gjendje te reagonit ore buf pulash,nqs do ta shikosh Barcelonen e vertet shikoji dhe plasi syt me Bajernin se kush eshte Barca e vertet se sa lehte do te veje ne finale dhe te plasesh syt kur ta ngrej champions leguen ne finale bufffffff

  3. Do zoti e barca te kaloje ,ta marrim vesht njeher e mire se kush asht BARCA e vertet , se ka tregu shume ftyra deri tesh, asnjeher pamjen e saj reale.

  4. gysi says:

    Perfundimisht ky ka shkare fare, ore L’anciloto po te jesh krenar se u eleminove vetem tek ty e kemi pare. Megjithate falimderit kjo do tregon se sa larte e vlereson ti si L’ancilot Barcen saqe vetem per ta ven pak ne veshtiresi ti je krenar , lere mo ta eleminoje. Bravo L’ancilot te pakten ti e pranon. Bravo L’ancilot ketu me ke pelqyer dhe mos harro beji te fala Dartanjanit.

  5. nuk harroj says:

    Zoti totila,ne pergjithesi une jam dakort me cfare shkruani e komentoni ne kete forum.Por personalisht kamn mendimin se ju tifozet e barcelones ne cdo mom shikoni se te tere ju bejne hile,qe nga Platinia me zaret e shorteve deri te arbitrat qe fershellejne kunder jush.OK!Per nje mom po e pranojme se mund te jete keshtu.Por desha te di mendimin tuaj lidhur me dy ndeshje te barcelones,ate kunder celsit ne londer ne 1/2 finale ku Balak,Drogba &co vajten per ta lincuar arbitrin.Dhe e dyta.Ndeshja me seviljen ku barca permbys rezultatin me dy gola te dhene gabimisht nga arbitri i cili me vone denohet(me duket drei ne fund te sezinit).Apo ne keto raste ishte gabim njerezor?
    Ju pershendes dhe ju uroj dreke te mire.

  6. Toni says:

    O karancelot pusho se i thashe MESSIT aq futet ne loje ai 7 min sa ju bastardon e sloz me si ste vjen turp mor ca nxjer nga goja o caranceloti

  7. Johnny says:

    Po pra po, por mos harro qe te tjere e kane eliminuar dhe sidomos mos harro se si ka dale Barcelona me Zenit-in (twice)

  8. Best says:

    Nuk Harroj
    je shume i gabuar ne komentin tend kryekeput
    Megjithese ia ke drejtuar Totiles, si tifoz i Barcelones qe jam po ta kthej une pergjigjen

    Barcelona-Celsi ndeshja e pare ne Camp Nou u mohuan dy penallti, ku e Henri ishte e paster
    Ne ndeshjen e kthimit mund te me pergjigjesh pse mbeti Barca me 10 lojtare, Abidal me te kuq?? pse ai Ovrebo e nxorri me te kuqe abidalin kur nuk ishte faulll dhe moviola e provoi???
    Apo Celesi kerkonte me patjeter penallti se ashtu i pelqente, penallti me dhune…….
    Pse nuk e beri golin e dyte Celesi dhe mbyllte takimin????
    Dmth ty zoteri tepelqen kur barcen e denojne, por ste pelqen kur merr nje dore te vogel edhe rastesiore

    Persa i perket ndeshjes me Sevillan, te kujtoj se nuk ishin dy gola te parregullt, por vetem njeri prej tyre
    Dhe sa per dijenine tende arbitri nuk eshte denuar deri ne fund sezonit por ka drejtuar nje apo dy ndeshje me pas dhe vijon sot e kesaj dite
    A e di ti zoteri se cili eshte arbitri????
    Quhet Mato Lahoz, i deklaruar miku personal i Murinjos, ai qe kur barca ndeshet me realin e le gjithnje katalanasit me nje lojtar me pak ose u jep penallti

    Po nejse, mund te me thuash pak pse nuk flet ti per Inter-Barca……
    Pse nuk flet per Milan-Barca, PSG-Barca
    Po ti mbledhesh Barca eshte ndeshkuar me shume here me pa te drejte se eshte ndihmuar
    Sidomos kete vit gjyqtaret e kane bere superbozeeeeeeee vetem e vetem qe Barca te eleminohet dhe Reali te ece para
    Pse Barca ndeshkohet cdo ndeshje tani me arbitra dhe ne krahun tjeter Reali ndihmohet cdo ndeshje me gjyqtare??????

    Mos harro
    Kete vit Barca do lere nam, do fitoje Championsin kunder te gjithe rrymes si rrallehere ne histori
    Pa ndihmen e arbitrave dhe me ta kunder ne cdo ndeshje, me lojtare qe ndeshkohen me te kuqe e te verdha, me te demtuar dhe me Remuntada
    ke per takujtuar shume gjate besoj, megjithese kam shume respekt per Bajern dhe eshte ekip i forte
    Por per Realin……..eh cte thuash per skuadren e Moulloronit
    dy ndeshje me Mancesterin dhe dy me Gallaten, i jane falur 3 tekuqe, 4 penallti, eshte nxjere me dore mancesteri nga gara prej Uefas vetem te kenaqej perezi ehhhhhh…sa mekate……

  9. jam shume dakort me mikun pas totiles,ka shume te drejte keto 20 vitet e fundit po shohim cudira,francen kampione bote ne 98,italine ne 2006,greqine ne 2004,manchesterin ne 99,liverpulin,bajernin ne 2001 porton ne 2004 ne 2005,milanin ne 2007,interin ne ne2010,celsin ne 2012,mbase dhe ndonje tjeter mos kam harruar,gjithcka kalon ne siten e ustallareve te basteve dhe fifa uefas,dhe pastaj del vendi me me shume trukim shqiperia.sa per kete ndeshjen e karletos i them se ata burrat qe financojne parisin i japin dhe barces 30 milione euro ne vit per fanellen dhe nuk besoj se eshte ndonje krim i madh nga ana e barces qe i eliminoi me nder dmth duke ju dhene vlera,nqs se ajo skuader ka vlera vertet trajneri duhet te vazhdoje dhe jo te largohet,sic iku kapelo nga reali ne 2007 pas kampionatit qe i dhuroi barca te shohim kete rradhe karleton dhe leonardon qe e ka mush ekipin me nraziliane deshtake si maxwell dhe aleks ,dhe te mbivleresuarin tiago silva

  10. nuk harroj says:

    Nuk e mar vesh more zoteri.Ju cfare jeni qe futeni kudo,ne cdo gje,ne cdo koment?Mos jeni gje sekretari i z.totila?Me sa kam kuptuar ai nuk ka nevoje per sekretare,se nga menyra se si komunikon duket njeri me njohuri dhe me respekt ndaj te tjerve zoterinj komentues ne kete forum.Prandaj ju lutem shume mos nderhy vend e pa vend.Z.totila jo vetem qe nuk e do mbrojtjen tuaj,por eshte njohes shume me imire se ju .TUNG.

  11. black jack says:

    hajde te maheshe ti sikur te fitoje me BAECELONEN. ti me kaq sic ca te bo , do ja kishe dhi ene s’gjebsit Murinjo. LANGARAQ

  12. PRION says:

    Ka vujt kur e shkepi Interi. U cua nje qytet i tere me jave na cau trapin me “REMUNTADA” e me reklama kudo. Madje edhe soccer.com po shiste bluza REMUNTADA, qe ska bo vaki. Kjo eshte fuqia e BANKIEREVE te BARCES, nje ekip qe duhet te fitoj gjithmone se perndryshe borxhet e shperbejne. Shkun madje dhe ti merrshin nje dite para ca taksa ETO’s se nga i shpiken, filluan pastaj duke bere zhurme me tenxhere poshte hotelit, pastaj me pisllikun e hermafroditit lojtarit me te shpifur simulues Sergio Busquets duke i fut karton te kuq Tiago Mottes, dhe e hengren ne byth. Hahahhaha ik ore koktul dreqi, ka ardh sheiku atje me miliarda e shet mendje. Interi i Triplete eshte i paperseritshem i mori mbare te gjithe, me kampion Anglie, Spanje e Gjermanie, jo si ti qe mburresh me humbje, apo si Konte pordha qe thote “aha nuk fiton me asnje ekip Italian Champions League, jane shume te forte te tjeret”. Jo mor hale jo, je ti qe vjedh ne Lige dhe nuk i le te tjeret te fitojne ndershmerisht e te investojne si rrjedhoje e ngrejne kapitale. Krijon nje ambient qe ste behet as me pa futboll e justifikohesh me dallavere. Bajerni i sotshem nuk eshte aspak me i forte se Bajerni super i finales se Madridit.

    Ik futja vetes tani koktul muti.

  13. Anceloti nuk e njeh mire historine e Barcelones dhe ja fut kot. Si ka vuajture ajo me Flamurtarin , kurre nuk ka vuajtur.

    E para: Flamurtari nje ekip me kepuce te grisuara e me barkun bosh perballej me nje superklub milioneresh me dinjtet dhe kurajo.
    E dyta: Rezultati 1-1 ne Vlore me nje supergol te Vasil Rucit dhe nje gol ne minuten e 93 te Esteban. Ndeshja e kthimit ne Kampnow 0-0.
    Kualifikimi me gol ne fushen kundershtare ne minutat shtese…
    E treta: me Barcelonen luante Lineker – golashenuesi me i mire i Kampionatit boteror qe sapo perfundoi, i cili ra ne kontakt me topin vetem 6 here gjate gjithe takimit ne Vlore.
    E katerta: jane dhe ca te tjera vetem per vlonjatet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje