Trajneri i Çelsit, Rafa Benitez, mendon se nuk është problem kur lojtarët e ekipit të tij zihen në fushë. Sipas tij, kjo gjë u bën mirë lojtarëve dhe ekipit. Deklarata e Benitez ka lidhje me zënkën mes Lampard dhe David Luiz gjatë ndeshjes me Rubin Kazan. Është dashur ndërhyrja e shokëve të skuadrës që zënka e tyre të mos degjeneronte deri në përdorimin e duarve.
“Është gjithmonë diçka e mirë kur ke lojtarë që zihen për shkak të gjërave që ndodhin në fushën e lojës, ndaj mund të korrigjosh këto gjëra në pushimin e ndeshjes. Ne në përgjithësi po flitnim rreth kësaj gjëje, ndryshimit të pozicioneve, ndaj gjithçka është në rregull për sa kohë që shërben në të mirë të ekipit”, tha në mënyrë të çuditshme tekniku spanjoll./b.l