Kombëtarja shqiptare e futbollit ka bërë një hov të ndjeshëm prej 16 pozicionesh njëherësh duke u ngjitur ne vendin e 48-të në renditjen e FIFA-s, pozicioni më i mirë në historinë e saj. Meritë e kësaj ngjitje është padyshim fushata e suksesshme në eliminatorët e Botërorit 2014, me fitoren në transfertë kundër Norvegjisë pak javë më parë, si dhe fitoren pak ditë më vonë në miqësoren kundër Lituanisë.
Falë fitores me Norvegjinë, Shqipëria ka fituar 16 pozicione në renditjen botërore, dhe çfarë është më e rëndësishme, ka fituar 7 pozicione në renditjen e UEFA-s, duke marrë tashmë vendin e 25-të në klasifikimin kontinental.
Është pikërisht pozicionimi në klasifikimin kontinental që ndikon në ngjitjen një vazo më lart në hedhjen e shortit për Kampionatin Evropian të vitit 2016, ndaj renditja sa më e mirë në UEFA ndihmon kuqezinjtë që të sigurojnë edhe një short më të lehtë në letër.
Ndër ekipet e tjera të grupit ku bën pjesë përfaqësuesja shqiptare në eliminatoret e Botërorit 2014, Zvicra mban vendin e 15-të në Botë (-1), Norvegjia vendin e 30-të (-1), Sllovenia vendin e 55-të (+1), Islanda vendin e 73-të (+19) dhe Qipro vendin e 123-të (+10).
Renditja botërore vazhdon të kryesohet nga Spanja, e ndjekur nga Gjermania dhe Argjentina. Duhet theksuar se vendin e katërt e mban Kroacia, ndërsa Franca dhe Brazili kanë pësuar rënie tjetër në këtë klasifikim, pasi evropianët janë të 18-tët, ndërsa organizatorët e Botërorit 2014 kanë rënë në vendin e 19-të./lajmeshqip
Grupi kete rradhe eshte shume me i lehte se heret e tjera, kemi me shume mundesi, ndoshta edhe te kualifikohemi, cdo gje ben vaki, sic beri vaki qe Greqia qe sa here e kemi rraf, arriti dhe mori nje kampionat europian.
De Biazi ka bere nje pune te mire me elemnte te rinj dhe me stolin qe e ka blinduar ne raste mungesash.
Na coni njehere ne nje kampionat boteror, kete kerkojme nga ju kete rradhe, urime.
Humbem 3 pike me Islanden, ajo ishte skandaloze ….Do ishim ne vend te pare ne grup tani
Bravo djemve tane! Ju lumte çuna! Gjithmon krenar se cfare mund te arrijme, ishalla edhe Shqiperia u ndjek pas me zhvillim..
Te shpresojme qe djemte kete here te mos i pushtoje euforia, por te fitojne besim tek vetja dhe tek ekipi. Ka ende shume rruge per te bere per ne Brazil, por mundesite tashme i kemi.
Suksese!!!
Urime te gjitheve , kemi nevoje sidomos ne kete periudhe te ndihemi krenar per dicka .Forca djema , na jepni emocione dhe ndjesi pozitive .
Po grupi eshte i lehte dhe se ky PIPINUA I RADHES ka qeklluar i mire dhe me kembe ne toke dhe jo palaco si tjetri qe ja harrova emrin ,por qe mbaj mend se ishte ndihmes i CESARE MALDINIT ne 2002 me duket me nje ekip te amerikes latine . Po luajme mire por kemi dhe nje shans ne dore .Besoj se ne ndeshjen e fundit qe kemi me ZVICREN ,uroj qe keta te fundit te jene pozicionuar ne krye me 3-4 pike me shume se rivalet qe te na bejne ndonje “DHURATE” ,qe te pakten te shkojme deri ne PLAY -OFF ,sepse nuk kemi c’te kerkojme me shume kur ne PLAY -OFF do te shkoje dhe PORTOKALLIA e RONALDA trazovaces ! Urime kombetares tone qe momentalisht eshte ambasadorja me autentike e krejt KOMBIT SHQIPTAR !
Kuzhe.
Jo Kuzhe, e ka fjalen per Dossenen