Konte: Ky Bajern, më i forti i të gjitha kohëve

11 Prill 2013, 10:46Sport TEMA

Trajneri i Juventusit, Antonio Konte, ka pranuar se Bajern Mynih ka qenë më lart se ekipi i tij. Ai është shprehur se ky Bajern është ndoshta më i forti i të gjitha kohërave.

Mendoj se është kualifikuar skuadra më e mirë, e ka treguar si në ndeshjen e parë, ashtu edhe në fushën tonë. Kjo është një skuadër e përgatitur, që luan në këtë turne prej shumë vitesh dhe ka zhvilluar dy finale të Ligës së Kampioneve. Ajo është ndërtuar për të fituar. Ndërsa ne kemi bërë një gjë të jashtëzakonshme duke ardhur deri këtu dhe tani duhet të kthehemi të mendojmë për kampionatin, Liga e Kampioneve ishte një objektiv aspak real.

Mua nuk më duket absurditet ta cilësoj këtë si Bajernin më të fortë të të gjitha kohëve. Janë të fortë fizikisht, kanë cilësi dhe vrapojnë. Për ne ky aktivitet ishte një mundësi të shihnim ku qëndronim realisht, por është e drejtë që t’i bësh komplimente kundërshtarit kur ke përballë një skuadër më të fortë. Kur ndeshesh me një skuadër që ka në dispozicion cilësitë e Roben, Riberi, Manxhukiç e Myler të cilët të ikin edhe kur kanë dy lojtarë para, bëhet shumë e vështirë t’i ndalësh pa lënë hapësira. Në bëmë çfarë ishte e mundur, tani duhet të fillojmë të pajisemi edhe ne për mrekullitë”, tha Konte.

Sipas tij, duhet pranuar që ekipet italiane për momentin nuk janë konkurruese në Europë.

E vërteta është se në Itali mund të luajmë si të barabartë ndaj Milanit e Interit, skuadrave më të mira, por në Evropë, skuadrat italiane nuk janë konkurruese. Kjo është e vërteta, çfarëdo që të thuhet tjetër është gënjeshtër”, u shpreh Konte./b.l

6 komente në “Konte: Ky Bajern, më i forti i të gjitha kohëve”

  1. Keni kohe te permisoheni ne vitin tjeter ,e kam than dhe e persiris ,JUVJA eshte numri 1 ne Serin A,po kur vjen puna me e ndesh me ekipe te madhe si BAyeren BArca ,Real metni ne klase ,as tek nota kaluse nuk shkoni.

  2. TOTILA says:

    u shpartallue JUVENTUSI die

  3. Horri i Bulevardit says:

    Bayern luan shume i sigurte dhe kur pasimet dalin pa gabime, atehere nuk permbahet.
    Une kam vene re nje gje tek ekipet e medha, se stopimin e topit e bejne ne menyre te shkelqyer, kjo pasta ndihmon ne befasine ne aksione te shpejta.
    Une po te isha trajner i kombetares shqiptare, puna e pare qe do te beja, do ti trajnoja me ore te tera ne gjuajtje nga distanca dhe stopimin e topin ne cdo pozicion.
    Shikoni Barcelonen, pasimet perfekte e te shkurtra dhe te luam mensh.
    Edhe Bayern me Schweinsteiger, po te njeten loje synojne ne qender me pasime perfekte te shkurtra dhe jane shume te rrezikshem.
    A thua se do te kemi dy derbi tani?

  4. realisti says:

    Perfundimisht ne gjys finale kan dal kater ekipet me te mira dhe per mua eshte nga te rrallet sezon qe kan shkuar te gjitha me zotesi.
    U konfirmua edhe njeher se spanjollet jan dominus dhe te dytet jan gjermanet.
    Mendoj se shorti ka per te ven perball dy skuadrat e grupit; real – dordmund dhe bajer – barca.
    Skuadrave italjane u ka mbet vetem emri,dhe ky vetem per tifozet shqiptar, kurse per juven,kam komentuar edhe para ndeshjes se ekziston dhe eshte zonj vetem ne itali,se aty din te bejne shum mir makinacjonet e nevojshme,po qe per europ i heqin te mbathmet qe ne dogane pa dal nga teritoret italjan’
    Nuk e pash ate serbo- malazezin te hiqte breket e ti vinte ne koke,se ate pun di te bej mir.

  5. totila says:

    Ju apo ndonjeri mund te perdore nickun tim ,por ju trsdhton gjuha e perdorur ,qe per mua eshte gjuhe TROPOJANE ,te pakten kjo fjali e perdorur. Ne se je emigrant i paintegruar dhe perdor DIE- ne vend te dJe ,nuk eshte faji im .Ah ne se ke dashur te thuash DIEnstag ,DJEishte MITVOK e merkure . BAYERNI e thashe dhe dje sepse i pashe te 2 takimet dje (ne te njejten kohe ) duke e ndare ekranin pergjysem 0 ishte shume lart .Nuk u heq asnje presje fjaleve te KONTES .Kush ka pare shkrimin tim dje kam thene te njejtat mendime si te KONTES ,por ne krahasimin e BAYERNIT te ’72-’74 ,nuk jam dhe aq i sigurte ,te arrij te krahasoj kete muller te sotshem ME ate legjenden GERD’HARD MULLLERIN e atehershem .Sidoqofte BAYERNI eshte i disiplinuar taktikisht ne menyren maximale te mundshme ,dhe per mua nje merite te jashtezakoneshme ka dhe nje nga ISH-lojtaret e asaj plejade te ’70 HEINCKES. Nga ana tjeter me duket absurde qe te marren GUARDIOLEN kur kane nje trajner te hekurt FITIMTAR .Ciftet e kesaj radhe jane zgjedhur qe perpara nje muaji ,dhe risia e U.E.F.A.-s per te hedhur short te ri eshte nje FARSE .Shorti do te veje perballe REAL-BARCELONE dhe BORUSIA -BAYERN .Nuk kam frike te them se ne finale del BAYERN -REAL .Nuk nisem nga paraqitja dje zhgenjyese e BARCELONES((e cila fuksionon ne funksion te MESSIT)) ,por e kam thene nga ajo se gjerat jane paravendosur dhe e kam shprehur se CHAMPIONSI do te sherbeje si RESTO POLITIKE NE emer te GLOBALIZMIT .Historikisht BAYERNI e ka eleminuar REALIN per gati 4o vjet sic dhe NAZIONAL-MANSCHAFTI ka eleminuar SPANJEN po per 35 vjet . Edhe njehere doja te theksoja qe :Ju mund tye perdorni nickun tim ,por aresyetimi juaj qe beni tregon qarter qe ju me kot perpiqeni te futni koken ne rere si STRUCI ,sepse e lini trupin jashte dhe dynjaja u hane te gjalle .Une nuk u ndaloj te perdorni nickun tim ,por mbeshtetsit apo dhe ” KUNDERSHTARET ” e mi e kuptojne stilin tim te te shkruarit dhe e kuptojne qe ju qe shkruani jeni ordiner .Nga ana tjeter une nuk jam nga ata qe fluturoj ne botera imagjinare apo IREALE si puna juaj qe jargaviteni dhe vete-MASTURBONI nga kenaqesia kur DHIA ja pa njehere te vetme DELES dhe i tha ; T’A PASHE ! Por ketu qendron bukuria se ne kete blog komentojne te LARE dhe KOKE- PALARE si puna e disave ,qe me komentet e tyre tregojne se kush jane dhe se nga vijne .Eshte nje shprehje per disa anominate qe do t’a perdorja : Ku ishe ,ASGJEKUNDI ,cfare bere ,ASGJE . Iuroj suksese BAYERNIT .E meriton.

  6. Bobi says:

    Dominim total i Bayernit.
    Te katra ekipet gjysemfinaliste jane me te fortat dhe jane me merite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje