Malaga sulmon ashpër gjyqtarët dhe UEFA-n

10 Prill 2013, 14:47Sport TEMA

Humbja në minutat shtesë të ndeshjes përballë Borusia Dortmund me një gol të dukshëm në pozicion jashtë loje, ka sjellë reagime të ashpra nga ana e Malagas që nuk e ka pranuar lehtësisht këtë eliminim. I pari që ka folur rreth kësaj teme ishte presidenti i klubit, sheiku Al-Thani, i cili nuk ka ngurruar ta cilësojë këtë një formë racizmi.

“Ky nuk është futboll por racizëm i mirëfilltë. Shpresoj që UEFA të nisë një hetim të mirëfilltë mbi mënyrën sesi një klub spanjoll u largua në këtë mënyrë e cila nuk përputhet me shpirtin sportiv. Faleminderit skuadrës, ju keni qenë kampionë në fushë. Më vjen keq që largohemi në këtë mënyrë, mes padrejtësisë dhe racizmit”, ishte komenti i tij në adresën zyrtare të Twitter.

Sipas mesfushorit Hoakin, një prej lojtarëve më të dalluar të këtij klubi, gjithçka mund të ketë qenë e paramenduar për të larguar Malagan nga turneu.

“Dyshojmë për Platini dhe të gjithë ata që qëndrojnë atje lart, pasi jemi Malaga dhe jo Real Madrid, është shumë më e lehtë ta bësh një gjë të tillë me ne. Kemi paguar për situatën dhe trajneri ka të drejtë kur thotë se një ekip që ka sanksione mbi kokë nuk mund të luajë në finalen e një turneu të tillë. I kemi parë pamjet e golave. Në nivele kaq të larta gjëra të tilla nuk mund të ndodhin, por ne jemi Malaga…”, ishte komenti i mesfushorit spanjoll pas eliminimit të skuadrës së tij./lajmeshqip

14 komente në “Malaga sulmon ashpër gjyqtarët dhe UEFA-n”

  1. bobi says:

    Mesa duket ndiheni inferior. Spatet byth me majt rezultatin per 3 minuta.
    Mgjth thjesht patet fat se neshjen e pare duhet te humbisnit me pese gola.
    Meqe nxirni alibi tek albitri,goli i dyte i juaji ishte pozicion jashte loje.

  2. totila says:

    Nga pamjet highlights ishte totalisht faji i MALAQISE -MALAGES ,qe eshte e permendur jo per futboll se sa per vreshtat dhe per vererat .Nga ekipet gjermane duhet pasut kujdes vetem minutat nga e 41-47: dhe nga 87-94 !

  3. po as vreshta s’ka o Totila,vetem plazhet i ka te bukura Malaga bokerones(sardele).ke te drejt kur thua qe nga ekipet gjermane do pasur kujdes minutat e fundit se shnderohen ne perbindesha fal mentelitetit qe kan si komb.por tani erdhi ora e se vertetes ne 1/4 skan me shance se perbell do kene kocka te forta.

  4. s says:

    Gnoli i 2 i tyre qe ishte ne pozicion jashte loje iu shijoi ketyre katunareve te Malages ,po te llogaritesh faktin qe u shenua me duket se ne minuten e 82 ishte nje avantazh i madh per ta sidomos ne anen psikologjike ,pune njerezish te paqyteteruar qe nuk dine te humbin.Respekte Dortmundit per kurajon dhe forcen e treguar .

  5. Elton says:

    Pse o shqiptare flisni kshu. Goli ishte off side dhe Malaga se merit one humbjen.flisni nje here pa tifozllek dhe vleresoni faktet. Prandaj jemi mas botes ne se e lidhim cdo Gje me tifozllek te semur dhe harrojm faktet.

    1. o gje e egerr says:

      ore ti djali i fakteve..je i trashe a ben vete,,goli i dyte i malages ishte ne pozicion jashte loje edhe ky eshte nje fakt meqe do fakte ti..dhe me rezultat te drejte rezultati shkon 2-1

  6. FIER says:

    Malaga duhet te kishte braktisur fushen per ate arbitrim skandaloz, ne menyre qe t’ia linte Uefes mafioze te Platinise dobiçin ne dere!
    Shume keq qe nuk e beri, kur ky organizem ultra-mafioz e ka edhe perjashtuar kete skuader nga kompeticionet nderkombetare per gjoja shkelje te “fair play”-it financiar.
    Goli i dyte i Malages qe ne jashte loje edhe pse ai top nese nuk do te ishte prekur nga Elizeu, prape ne rrjete do te kishte perfunduar. Por ndeshja u falsifikua, u degjenerua, u shkaperdhye plotesisht duke filluar qe nga 5-6 kartonat e verdhe e te pakten nje te kuq, qe gjyqtari i shitur skocez nuk akordoi kunder gjermaneve, per loje te ashper e anti-sportive. Vetem debilet shqiptare mund te quajne “katunare” nje 11 shembullore nga Spanja jugore, “katunare” qe nuk protestuan as kunder nje eliminimi kaq te padrejte e te pergatitur ne tavoline nga Platini!
    Vetem se katunaret kete radhe u treguan kruket e Dortmundit, te cilet u poshteruan ne fushen e tyre dhe vetem fale arbitrit kaluan ne fazen tjeter.
    ASNJEHERE S’KISHTE NDODHUR NE HISTORINE E FUTBOLLIT QE NJE AKSION TE NXIRRTE PLOT DY HERE NE JASHTE LOJE 6 LOJTARE, 4 NE PJESEN E PARE TE AKSIONIT(PERGJATE KROSIT) E DY NE PJESEN FINALE! NJE ARBITER QE S’SHEH KETE, DUHET TE HEDHE FANELLEN, TE DOREZOJE TESEREN E TE MARRE FSHESEN PER TE FSHIRE RRUGET! POR KETU GJITHCKA U PERGATIT PABESISHT NE TAVOLINE, MALAGA KA TE DREJTE! UEFA – ORGANIZATE KRIMINALE!

    1. tiranare says:

      Ne radhe te pare duhet te kesh me pak mleef kur komenton.
      Si mund te shitet nje ndeshje dhe ti lihet rastesise se 3-4 minutave te shteses?
      Perse gjyqtari lejoi golin e 2 off-side te Malages? Ku e di ti qe topi do te perfundonte ne rjete?
      Pra gjyqtaret gabuan ne te dy rastet. Dortmundi u kualifikua ne saje te kembenguljes dhe shpreses deri ne fund.
      Cfare do te thonin Spanjollet nese gjyqtaret do te anullonin golin e 3 te Dortmundit dhe do te kualifikoheshin, vetem ne saje te nje goli off-side?
      Pra Spanjollet perfituan nje gol te padrejte me vetem 8 minuta loje te mbetura dhe Dortmundi perfitoi te njejten gje ne minuten e fundit, nderkohe, qe Dortmundi ka shenuar 2 gola te rregullt dhe Malaga 1. Shiko statistikene e lojes (si ne ndeshjen e pare ashtu edhe ne te dyten) dhe vihet re fare qarte dominimi i Dortmundit.
      Dortmundi e meritoj kualifikimin, ndersa Malaga ishte nje ekip dinjitoz.

      1. FIER says:

        Tiranare,
        nuk eshte pune mllefi se as kam e as kam patur te tille per nje ndeshje futbolli, sidomos kur nuk jam tifoz i skuadres se demtuar nga ai arbitrim skandaloz!
        Ti thua se edhe goli i dyte i Malages qe percaktues edhe pse topi i ishte drejtuar rrjetes prekej apo s’prekej nga sulmuesi me ngjyre i Malages. Le ta quajme te anuluar! Ndeshja ishte e mberthyer ne rezultatin 1:1, me nje Borusia te shuar e me nje Malaga belerine qe te kenaqte shpirtin. Kam pershtypjen se po me kete rezultat do te mbyllej, bile Malaga do te kishte patur me shume shanse per te shenuar te dytin. Por sidoqofte, kjo ndeshje u fallsifikua totalisht nga arbitri skocez dhe ky TURP i ngelet ne dere UEFEs se mafiozit Platini! Apo s’je dakort?
        Mançesteri i pijanecit skocez Ferguson protestoi ne menyre skandaloze kunder nje kartoni te kuq qe ishte 100% i merituar, ndersa Malaga doli nga fusha e lojes pa ia ndyrur xhaketen qimekuqit skocez; te kishte qene nje nga keto skuadrat murriqe te Premier liges angleze, arbitri do te ishte rrethuar nga lojtaret e fushes e te stolit dhe nga dirigjentet, duke rrezikuar seriozisht edhe daljen normale nga fusha. Kjo eshte e verteta, me pergenjeshtroni po deshet!

  7. ajax says:

    Nese do te flasim per futboll le te flasim,ndeshja e djeshme ishte nje ndeshje sh.e bukur por me sh.gabime,biles te renda.Nuk jam ekspert apo fallxhor qe te them se per ndeshjen e djeshme kishte nje skenar nga UEFA,problemi eshte sh.i thjeshte,futbolli eshte ngritur ne nivele te larta dhe drejtimi nga arbitrat eshte ne nje nivel sh.te dobet.Ne kohet e fundit behen sh.gabime te renda te cilat ndikojne ne rezultatin e ndeshjes,por nuk mund te thuash se jane bere me qellime,ne keto momente duhet te perdoret teknologjia.Le te flasim per dje,une nuk jam tifos as me gjerm dhe as me spanj,por per lojen qe u be i takonte te kualifikohesh spanjollet e Malages,ata dje treguan se ishin me lart se kampionet e gjermanise per 2012 ne tegjitha drejtimet.Lexoj ketu qe dhe goli i i dyte i Mal.ishte pozion jashteloje,po ishte,por le te diskutojme per dy golat jashteloje,goli i Mal.ishte jashteloje dhe anesori gaboi,po pse gaboi anesori,po ta shikosh anesori ishte me vonese dhe ishte mbrapa sulmueseve te Malages dhe per ate ishte sh.e veshtire per et vendosur,ndersa goli i trete i Boruses ishte sh.i rende ja dhe pse,ne mom.qe centrohet topi 4 lojtare te Bor.jane ne jashteloje dhe ai qe pason topin me koke per Reus erdhi nga pozicioni jashteloje,Santana kur shenoi golin ishte jashteloje brenda 5 sec 2 jashteloje,pse them ishte sh.irende goli i trete,sepse anesori eshe ne pozicion statik ne mom.qe centrohet topi qe do te thote ai e ka patur sh.te thjeshte per te pare pozionin e elojtareve,po te shikosh arbitrin pas porte ka nje pozicion sh te favorshem per ta anulluar golin ai eshte vendosur ne nje pozicion ku gjysma e tij eshte ne fushe dhe gjysm tj eshte jashtefushe,sepse eshte me kembe te hapura,autori golit eshte jashteloje sepse rolin e portierit ne ate mom e luante mbrojtesi qe ishte brenda ne porte dhe portieri qe kishte dale per te pritur topin e Reus eshte midis Reus dhe dy lojtareve te Borusies ne kete mom.portieri luan rolin e mbrojtesit dhe ne baze te rreg eshte pozocion jashteloje,e them dhe njehere nuk ma ha mendja qe per dje te kishte skenar por gabime te tilla te bejne te mendosh qe dhe mund te kete dhwe skenare te tilla,psh.Reali eshte favorizuar ne dy takime,apo hedhja e shortit.Dhe per tifozat gjerm.qe thone qe gjerm.apo klubet e saj shenojne ne min.e fundit nuk eshte e vertete,ekipet e forta shenojne gjthm.ne minutat e fundi,dhe nje batute per Totilen kur thote qe gjer,shenojne ne min.e fundit ,i nderuar ti ngaterron gjermanin me breke me gjermanin me pushke, persh.Totila dhe te uroj me nje fitore te Juves.

  8. TOTILA says:

    i uroj bayernit fitoren e kupes por platinia nen mbikqyrjen e baltes -blater do ja japin REALIT .Edhe sot bayerni tregoi qe eshte ekip i mire strukturuar .AJAX ,po pse nuk kam une te drejte kur them qe ekipet gjermane dhe sidomos BAYERNI shenojne ne limitet e kohes se rregullt .Pamvaresisht fitores se sotme a nuk shenoi BAYERNI GOLIN E DYTE ne fund te second half ? A kam une te drejte ? Naturaly . BARCELONA !? pa MESSIN eshte nje MAJORCA DHE ASGJE ME shume .BARCELONA luajti sot me REALIN E MADRIDIT ,DHE me gjithe respektin qe kam per ANCELOTIN ,AI E kishte kopjuar MURINJON pike per pike dhe i kishte mare detyrat shume mire .Nje BARCELONE SHUME -SHUME E FRIKESUAR DHE NE PANIK ,me mbrojtje amatoreske . P.S.G.ishte instrukturuar shume mire nga arbitrat per te bere loje REGBIE se asgje nuk do te ndodhte dhe asnje karton i kuq (duheshun dhene 2 kartona kunder P.S.G) nuk u dha .

  9. totila says:

    I ndoqa te 2 takimet ,por nga nje site RUS . C’ka me habiti ishte se spikeri RUS kaloi ne histeri kur P.S.G.SHENOI .Degjova me shumice :ocjenj harasho ,otlicna , prekrasnoje ,kak shuta ,absolutna pasa , balshoj golla ,aq sa u corr .Kurse kur shenoi pedro tha vetem : adin -adin ,dhe me pas shtoi mburrjet per P.S.G -ne me nje OCJENJ PAVAROTA . Pse kaq shume ua paska qi…..nenen dhe ROBT BARCELONA ,gjithkujt duke mos perjashtuar dhe ate jargacin rus ,i cili sa mbaroi ndeshja ,legenet e mbyllen me njehere LINKUN .Por mbas ikjes se GUARDIOLES BARCELONA eshte shperfyteruar komplet .Me habit fakti qe : Pse duhet pikerisht GUARDIOLA te zevendesoje JUPP HEINCKES-in KUR AI KA BERE NJE PUNE TE PERSOSUR aq sa per te qene i sinqerte ky BAYERN qendron shume e shume me lart se BAYERNI I 70-74 I SEPP MAYERIT ,FRANCZ BECKENBAUERIT apo dhe te legjendes GERD’HARD MULLER . Nje ekip i vendosur ne menyre te shkelqyer ne fushe nga ana taktike dhe per me teper shume fleksibel .TURP per JUVENTUSIN dhe futbollin ITALIAN ,qe per mua me kete paraqitjen e sotme ka humbur shume pike dhe eshte i denje te matet me kampionatet e vendeve lindore . Bile dhe LACI -BRUCI dhe URATA (LAZIO ) ,neser do te skualifikohet nga FENER-BAHCE-ja .

  10. Aj New York says:

    PO lexoja CA komente ketu edhe po qesh me vete ,, mos vall ca komentues nuk e kan pare kete ndeshje apo un kam qen ne enderr,, Malaga duket qe ne emrin e saje se cfar skuadret eshte,, para nuk te ben skuader te madhe.,, nuk dua te flas per gabimet e albitrit sepse ai beri shume gabime ,, goli i 2 i malages ishte nja 5 metra offside, lexova nje komentues qe thoshte se edhe sikur mos ta prekte ate top ai gol do behej, nga anet tona thohet sikur halla te kushte koqe do i kishim thene xhaxha,, Dortmund e corjenditi malagen ne te dyja ndeshjet, por fati ishte kunder tyre me ne fund drejtesia u vendos ne fund edhe fitoj ai qe e meritoje,, ky Dortmund eshte nje super skuader qe duhet marre parasysh nga gjithe bota me nje grup me cuna te ri jurgen klop po tremb gjithe European,, e nisi me Manchester citin pastaj me realin edhe keshtu me rralla,, do zoti edhe i bie Barcelona,, Dortmund eshte e vetmja skuader qe nuk njef humbje kaloj ne vend te pare nga grupi i vdekjes edhe po eliminin cdo kundershtar qe I del perpara ,, respekt per kete skuader.. hapini syte shqiptar edhe mos u, bani antisportiva,, ne rast se jeni kunder gjermanise ska problem por flitni realitetin,, Malaga ka para por kurre nuk do te behet nje skuader e forte as Malaga e as Manchester city,,,

  11. realisti says:

    Nuk degjova njerin nga komentusit qe te thoshte ; bravo malaga edhe pse e denuar mos te shkoj ne evrop kte sezon,edhe pse nje ekip shum i vogel dhe pa emra,nje ekip qe nuk i behen 10 vite ne temporade i detyroj dordmundit lojen e saj.
    Megjithse luajti para nje tifozlliku qe dihet si eshte gjitmon ishte ajo per tu mundur,sepse gjat gjith ndeshjes ishte e kualifikuar.
    Vertet ishte jasht loje goli i dyt i tyre ,ata e dominuan lojen,goli i trete i dordmundit ishte tre her of.
    Kur maron neshja harroen episodet,por me te dyja ndeshjet dordmund ishte me lart.
    Platinia ka shum dore ne albitrimet,mos harroni faljen e ibres dhe me pas goli i tij 2 m ofsajt e tronditi jo pak barcen.
    Me ne fund dua ti them totilles qe ka shum mllef per realin; cila nga skuadrat qe tashme jan te kualifikuara shkoi me lehte ? Per cilen nga kater skuadrat qe iken te erdhi me keq? Respekte per te gjith sepse respektoj mendimin e secilit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje