Ndeshja e djeshme mes Fiorentinës dhe Milanit ka qenë shumë e tensionuar, për shkak të vendimeve të dyshimta të arbitrit. Pas nxjerrjes me karton të kuq të mbrojtësit të Fiorentinës, Tomoviç, tifozët e Fiorentinës kanë shpërthyer në protesta. Zemërimin e tyre ata e kanë shprehur dhe ndaj administratorit të Milanit, Adriano Galiani, që u detyrua ta ndiqte vazhdimin e ndeshjes nga dhomat e zhveshjes, pasi u godit nga tifozët me disa objekte.
Drejtuesit e Fiorentinës kanë kërkuar falje për këtë incident, por ndërkohë kanë akuzuar Galianin se gati është zënë me një fëmijë.
“Fiorentina kërkon falje nëse ndokush ka treguar mungesë respekti ndaj Milanit dhe Galianit, një drejtues që gëzon vlerësimin tonë maksimal. Ne do të kontrollojmë fotot dhe pamjet e atyre momenteve të ndezura në zonën VIP. Nëse ndokush është sjellë në mënyrë jokorrekte, ata nuk do të shkelin kurrë më në stadiumin tone.
Sigurisht, Galiani nuk ndihmoi për të qetësuar njerëzit, ai thuajse u zu me një fëmijë. Por e përsëritim që kërkojmë falje dhe do të sigurohemi që gjëra të tilla të mos ndodhin përsëri”, thuhet në një deklaratë të Fiorentinës./b.l
I thone Galiani – po mu mduket si Sala ne ket poze ?
ça po genjeni o o u