Rusia vendos gjoba për klubet që duan trajner të huaj

6 Prill 2013, 11:23Sport TEMA

Federata ruse e futbollit ka vendosur që klubet e këtij kampionati që punësojnë trajner të huaj, duhet të paguajnë një gjobë prej 158 mijë dollarësh. Kjo do të ndodhë duke nisur që nga qershori.

“Duke filluar nga 1 qershori, çdo klub i Premier Ligës që nuk ka si trajner një shtetas rus, do të paguajë një gjobë prej 5 milion rubla (158200 dollarë). Klubet e Kategorisë së Parë do të paguajnë 2.5 milion rubla”, shkruhet në deklaratën e publikuar nga Federata Ruse në faqen e saj të internetit.

9 nga 16 trajnerët në kampionatin rus janë të huaj dhe kjo gjë ka shkaktuar shqetësim në Federatën Ruse të Futbollit, për injorimin e trajnerave vendas./b.l

4 komente në “Rusia vendos gjoba për klubet që duan trajner të huaj”

  1. albatros says:

    BRAVO PUTIN, JE FANTASITIK DHE LUM AJO RUSI QE TE KA, KETEJ NGA NE NA JANE BERE PADRONE VETEM TE HUAJT DHE NA BEJNE LIGJIN ME VEGLEN E TYRE QE NA KANE VENE NE KRYE

  2. ajaxs says:

    SHume mire Rusi. Neve duhet te bejme te njejten gje ne futboll. Ne nuk duhet te blejme lojtare te huaje se nuk kemi pare.Neve duhet te luajme vetem me futbolliste shqipetar se kemi talente. Te huajte u mbyllin rrugen te rinjeve per te treguar talentin.

  3. Tironci Lugano says:

    po vetes se saj do i ve gjobe Federata Ruse? Trajneri i Kombetares Ruse me sa di une eshte i huaj.

  4. poshte putin says:

    Ky eshte nje tjeter diktator si Baca qe kemi ne dhe qe ka burgosur tere ata qe i dalin kundra.Habitem me ata qe i bejne komplimente nje diktatori te tille nje ish drejtues i KGB si ky i joni ish Segretar Partie nuk mund te eci nje shtet perpara me funderrina te tilla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje