PSZH, humbje kolosale nga taksat

4 Prill 2013, 12:09Sport TEMA

Paris Sent Zhërmen ka marrë një goditje të rëndë që do të dëmtojë planet e kësaj skuadre për t’u kthyer në klubin më të fuqishëm në Evropë. Kjo goditje e rëndë është ekonomike, pasi është zbuluar plani i presidentit Fransua Holand për të taksuar më të pasurit, mes të cilëve edhe futbollistët. Sipas këtij sistemi të ri, taksa prej 75% të fitimit do të paguhet nga kompania që ka punonjës milionerë dhe jo nga individët.

Me pak fjalë, klubi parisien do të duhet të paguajë 70 milion euro në vit vetëm për Zlatan Ibrahimoviç, në një total prej 210 milion euro në 3 vite. Nga kjo shumë, 168 milion euro përfundojnë në arkat e shtetit francez, ndërsa diferenca në xhepat e lojtarit. Kjo shumë kaq e lartë paguhet pasi Ibrahimoviç ka në kontratë fitimin e 14 milion eurove neto dhe se klubi duhet të paguajë çdo takse ndaj shtetit francez, e jo vetë lojtari.

Sikur të mos mjaftonte kjo shifër absurde, PSZH duhet të bëhet gati për të derdhur qindra miliona të tjerë në arkën e shtetit francez, pasi vetëm Tiago Silva (9.5 milion euro në vit) dhe Ezekuiel Laveci (9.4 milion euro në vit) do të bënin që klubi t’i paguante shtetit më shumë se 86 milion euro në vit.

Iniciativa e presidentit francez ka shkaktuar shumë bujë në Francë, me klubet që e kanë akuzuar se po i penalizon me këtë sistem të ri fiskal, ndonëse vetëm sheiku Al-Khelaifi, me sa raportohet nga mediat franceze, për momentin ka bërë të qartë se do të paguajë çdo cent të këtyre taksave, sapo të gjejë një mënyrë tjetër për të anashkaluar përsëri sistemin e Fair Play Financiar të UEFA-s, siç ka bërë deri tani.

13 komente në “PSZH, humbje kolosale nga taksat”

  1. TOTILA says:

    Po ,natyrisht qe duhet dhe pak politike dhe ekonomi alla KARL MARKS . Si mund te percudnohet ne kete fare feje futbolli duke blere MANEKINE DHE MANTENUDA me cmime ireale . Fjala vjen ,ne moshen 37-38 vjecare BECKAM ,kujton se ben show dhe ben show me paraqitjen e tij ,fjala vjen tek P.S.G. Ka ardhur koha qe SHTETI ne se eshte shtet dhe ne se eshte “ARMIKU me i MADH i INDIVIDIT ” ,kushdo qofte duhet t’a ndaloje me instrumentet qe ai ka ne dore kete VRAP te cmendur duke u dhene futbollisteve stimuj material qe nuk jane fare REALE por jane IMAGJINARE . Fjala vjen :ne ti X apo Y ke me shume para dhe blen “YJE” qe shumica e tyre jane ne zgrip ,pse me heq mua te drejten qe perdor ekipe zinzhir dhe me penalizon ? Ketu nuk e kam fjalen per te futur elemente te SOCIALIZMIT .Jam dakord qe duhen krijuar ELITA por cfare kuptimi ka kur t’i me heq ARMEN me EFIKASE qe e ka cuar ne maje RENDIN E ASHTUQUAJTUR KAPITALIST ,KONKURENCEN ,dhe e kthen luften per trofe ne cdo kampionat vetem midis 2 ekipeve qe prej javes se pare deri ne fund .Ketu nuk doja te absulutizoja thashe me elemente sociale .Me pak fjale mendimi im eshte :Nuk duhen perdorur me shume se 2-3 te “HUAJ” ,lojtare ne nje ekip futbolli i cdo rrangu qofte .Keshtu do t’u pritet rruga abuzimeve dhe do te shpetonim dhe nga SHEIKET E ZINJ apo dhe te BARDHE .Doni shembuj ? Shikoni MANCHESTER CITY-n ,P.S.G. ,CHELSEAN e ku di une .Natyrisht ky vrap i cmendur i tipit HIT-PARADE ,do t’a kete nje fund .

    1. Horri i Bulevardit says:

      Eshte metoda me afikase Totila, ne qofte se te kujtohet ne vitet 80-ta, Italia beri me ligj qe ne nje ndeshje te ishin ne loje dy futbolliste te huaj dhe i treti te ishte ne stol, por e ndaloi katgorikisht qe te luanin tre futbolliste te huaj ne loje dhe prandaj futbolli i nacionaleve ka patur rezultat se edhe ekipet zinxhir, kishin shance te luanin dhe jo si tani qe kane frike nga blerjet e miljardereve qe se njohin aspak futbollin.

      1. Argita_B says:

        Syzet i ke ven me fshatarin Totila!! Taksa eshte 75% te rroges ne vite, pra 75% et 14 milion euro. Nga dalin 70 milion euro ne vit vetem per Ibraimoviç?!
        Perpara se te jepni mendimin lexoni se çfare shkruhet, se neser nese gazeta Tema ju thote te mbyteni ne lum do hidheni pa u munduar te kuptoni perse.
        Gazeta Tema, redaktori ka ikur me pushime apo …

        1. o gje e egerr says:

          argite duket qe se ke kuptuar mire..
          ibrahimovic merr 14 milion neto ne vit pa taksa (taksat i paguan klubi.

          pra 14 milion eshte 25% ndersa 75%=14*3=42 milion.
          pra psg do paguaj 14+42=56 milion ne vit vetem rrogen e braces plus edhe ndonje bonus per fitime trofesh keshtu qe nje mal me lek len edhe sja u qjame hallin se kan ata..

          1. Argita_B says:

            Ibra mer 14 M€ ne vit neto. Bruto eshte 14 * 1.8 = 25.2 M€ ne vit paguan klubi aktualisht. Taksa e re qe do aplikohet ka lidhje me pjesen neto te rroges, pra tatimi i te ardhurave dhe do te jete 75% e 14 M€, e thene ndryshe 10.5M€ ne vit.
            25.2m€ qe paguan klubi aktualisht ne vit + 10.5M€ qe duhet te paguajne kur te hyje ne fuqi aplikimi i takses se re bejne 35.7M€ ne vit e jo 70 M€.
            Mesoni nje here kontabilitetin shqiptar pastaj jepni mend per ate francez. Lere qe beni gabime po dhe se pranoni…

    2. Aftoqinto says:

      Per ate pune shikojme dhe Barcelonen, qe eshte e shkep ne borxhe!

  2. VARI KKKKK says:

    E votuan francezet rilindjen,,,ta gezojne tani

  3. dumdum says:

    Sa e vritni mendjen. Paret e Katarit jane. Ne nje ane ja marrin, ne anen tjeter Katari ka blere gjysmen e Parisit.

  4. edi says:

    Bravo Franca…
    E njejta gje duhet ta bejne tera vendet, te mos marrin para pa kandar futbollistet…
    Duhet ti kthejme edhe ata ne njerez normal, jo Kristiono Ronaldo te marre 12M ne vit duke tall b.. me top ndersa minatori qe is hkurtohet jeta te marri 1/1000 e tij…

    1. Eri says:

      Minatori i shkret nuk shet imazh packa se ropatet gjithe diten nen toke. Nese s’do i marre Cristiano Ronaldo, Zlatan, Messi, Beckham and Co ato pare do i marrin padronet e ekipeve te tyre nga e drejta televizive dhe keta te fundit i marrin nga xhepat tane qe blejme paketat televizive nga 200-300 Euro ne vit si dhe nga reklamat. Presupozohet se vetem Champions League ndiqet nga 400-500 milione teleshikues.
      A e ndalojme dot veten te mos shohim futboll?
      Per aq kohe sa futbolli eshte sporti me masiv ne planet yjet e tij do paguhen ne keto vlera astronomike, s’e ndal dot kete rregull te tregtise.
      Me sa duket globalizimi i ekonomise dhe teknologjia ka vepruar pozitivisht per financat e botes se futbollit.
      Pasioni i vertete per futbollin humbi ne kohen kur televizoret bardh e zinj u zvendesuan nga televizoret me ngjyra.

  5. TOTILA says:

    O moj-more ARGITI-A BERISHA .Nga vete nicku qe ke zgjedhur kuptohet se sa urrejtje dhe mallkime merr mbi shpinen tende dhe ashtu te kerrusur .Po pse kerkon me cdo kusht si dikush tjeter qe t’a mbyllesh qarkun dhe te besh “mase ” vetem me mua ? Une nuk jam fshatar por njeri nga prinderit e mi e kishte origjinen nga fshati dhe per pjesen e SAJ une jam krenar qe me ka dhene me te miren .Me vjen turp ,nga ty qe te te them se(( me duket se dale jashte korrnizes se modestise )) ,kam patur ne shtepine time TELEVIZOR qe heret ne 1965 kur pas nje apo me shume vitesh do te hyja ne shkolle .Kam te trasheguar gjithe periodikun e “SPORTIT SHQIPTAR ” te atehershem ((dhe mos harro se ishte gazeta e vetme sportive ne ate kohe dhe shume prestigjioze ,se punonin gazetare sportive me potence qe kishin mbaruar shkollat si ne perendim apo ne lindje )),prej 1966-1991.Po mire more moro mu ARGITA me ke ke te besh t’i qe don t’na mesosh dhe rregullin e “treshit”,na ngaterron me vehten tende .Po nuk qenkerka asgje d.m.th 75% E 14 milioneve ,pra do te taksohet 10.5 milion dhe do marre nga kjo shume vetem 3.5 milion . ASGJE . Jo hoxhe ALIU ,por ALI hoxha .Ja pra u zgjidh dhe ky REBUS . Por ketu qendron bukuria e ketij “chatimi” pa ze dhe figure se ke te besh me persona si puna jote qe sherbejne per te thyer MONOTONINE sepse u lodha duke t’a ” MBUSHUR” ty mendjen me argumenta reale dhe me analiza te sakta por ty kur te “NGULET ” ,nuk ka burre nene qe t’a ckul me . Tani me lind e drejta qe te them se per mua ka pak rendesi ne se ke mbaruar ndonje shkolle apo jo ,ne se po nuk ka rendesi ne se e ke mbaruar ne KAMEZ apo ne SAUK . Po kam vene re se edhe ne komentet e tua te ashtuquajtur politike ke po kete llogjike dhe je vetem nje PROVOKATOR ORDINER sa mua do t’me vinte peshtire nga vetja dhe do t’me perzieshin zorret e barkut ne se do t’u ktheja pergjigje shkrimeve te tua dhe ashtu ORDINERE . Kthehu me kembe ne toke dhe llogjiko me mendje te ftohte ne se te ka ngelur ndonje gram tru ne kafken tende boshe . Te keshilloj qe te flasesh me argumenta sepse jam nga ata tipa qe t’a jap pergjigjen si te duash ,dhe e heq shume shpejt “KORACEN ” time me persona si puna jote .Eksperienca e gjate e punes m’a ka dhene kete dhunti ,qe e kam te fituar dhe jo te lindur .Jo si ti qe ke lindur me sindromin e ligesise ne shpirtin tend te zi .Behu i bardhe per nje moment se te tjeret do te te respektojne me shume .Te faleminderit per mirekuptimin !

    1. Argita_B says:

      Totila, ne jete kurre nuk kam degjuar ndonje te zgjuar te vetshpallet si i tille! Nuk eshte faji im se ti ndjen nevojen te afirmohesh, me duket se eshte kompleks i te dobetve nevoja e afirmimit, i forti se ndjen kete nevoje.
      Sa per televizorin vetem fshateret “kulturohen” me televizor pasi librat nuk kane figura te ilustruara qe ti kuptosh.
      Behu gati llaçin portugezeve neser, meso dhe dy fjale te reja anglisht dhe neser hajde futi nje çarçaf tjeter ketu se do bejme nje “fun club” per ty.

  6. Arsenal says:

    e ke mbyt fare…vetem shkruan pak si shume dhe te lexosh komentet tuaja ne fund te muai je me syze.gjithsesi me pelqen menyra se si argumenton.nga komentet tuaja shihet qarte qe ti e urren kete qeveri.po kjo eshte nje faqe sportive dhe duhet ta merrni me sportivitet.sa per politiken tani afer vijne votimet dhe atje thuaj fjalen tende…megjithse thuaj cte duash po ju shkerep ne kok atij ta marri e merr..:(

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje