Bekenbauer tallet me Bufon: Mu duk si pensionist

3 Prill 2013, 09:51Sport TEMA

Xhianluixhi Bufon ka bërë një ndeshje për t’u harruar ditën e djeshme ndaj Bajernit, duke gabuar në të dy golat e pësuar nga Juventusi. Kjo ka bërë që portiere i kombëtares italiane të ironizohet nga Franc Bekenbauer, që ka thënë se Bufon iu duk si një pensionist.

Alaba goditi nga 120 metra, Bufon dukej si pensionist. Nuk duhet të mërzitet nga fjalët e mia sepse atë top duhet ta kapte. Ndoshta nuk priste që Alaba të godiste në atë pozicion”, ka thënë Bekenbauer për golin e parë të pësuar nga Bufon.

Edhe në golin e dytë Bufon gaboi, duke qenë se grushoi një gjuajte jo shumë të fortë, e cila më pas u kthye në lojë dhe u shndërrua në gol nga bavarezët.

Trajneri i Bajernit ndërkohë, Jup Heinkes, ka thënë se fitorja ndaj Juventusit erdhi si pasojë e faktit se Bajerni arriti që të bllokonte Andrea Pirlon, çka shkaktoi vështirësi në organizimin e lojës së italianëve./b.l

19 komente në “Bekenbauer tallet me Bufon: Mu duk si pensionist”

  1. Un nuk e pashe neshjen e juves ,po menaj se juvje nuk asht hala gati per neshjet e mdhaja.

    1. analist says:

      O ty t`lumt goja mar madrilen shkodret.
      nje pytje per ty e kam: prej ciles shkoder je ti mor mik, prej shkoder-dukagjinit apo shkoder-puket?

  2. Analist ke dal per me anulizu komentet apo komentusit ,mas u merr se me ke shkoder jam ,mas e vraj shume nenjen per ket pune,po perbaju temes nqs ke naj alize me ba rreth saj.pershnetje

  3. vlonjati 12 says:

    Ky Bekja eshte pjerdhur nga mendja, i duket vetja si zoti i futbolli. Ishte c’ishte dje, sot te rri rehat e te mos ….. Se pari: distanca nga gjuajti Alaba ishte e pranueshme. (Bekja e di mire qe s’ka fushe me te gjate se 100 m. Keto ironi t’i bej ne stallen e tij ) dhe e dyta: topi u devijua nga nje mbrojtes, prandaj Bufon u hodh nga ana tjeter.
    Te gjithe e din se ta hash gol pas 23 sekondave loje eshta shokuese per ekipin ne teresi e per portjerin ne vecanti, ndaj erdhen dhe disa gabime te tjera te Bufonit.

    1. Tulipani says:

      O vlonjat kuptimi i fjaleve te Bekes eshte qe sduhet te kishte bere aq gabime bufon se cilesohet nr 1 ne bote.Ka fusha edhe 110 e 120(marakana+aztek)qe cilesohen olimpike.Pastaj Juvja nuk eshte ekip i madh.

  4. Sabri says:

    Jam tifoz i Bajernit, por nuk me pelqen te cilesohet si pensionist portieri Bufon, i cili duhet pranuar se eshte nder portieret me te mire te botes, madje me i mire se edhe i riu Nojer.
    Sukse Bajernit edhe ne ndeshjen e kthimit ndaj Juves.

  5. xhimi says:

    Duke qene se jam tifos i Juves dua te themi te verteten qe Bufon bashke me ekipin e tij ishin si amatore,duke perjashtuar Vidalin,qe perveq rolit te vet,luajti edhe rolin e Pirlos qe ishte ne hije.

  6. Beni says:

    Juventusi u shpartallua koke e kembe. Seria A eshte qesharake dhe ka problem te medha me leket. Moratti a Berlusconi nuk shpenzojne me…e vetmja qe shpenzon disa leke ne Itali per futbollin eshte FIAT per juven…Por kur ata ndeshen me superfuqite evroupiane e hane nga te gjitha anet.

  7. alberg says:

    nuk mund ta quash pensionist per nje humbje 2-0 komentet vlejne pas lojes se dyte

  8. Arti says:

    Respekte per Bekenbauerin dhe per Bufon gjithashtu. Te dy sportiste fenomanale. Ndonse jam dhe kam qene tifoz i gjermaneve, Bekja nuk duhet ta leshoje gojen pa fre, sidomos kur behet fjale per sportiste kalibri si Bufon. Te gjithe mund te kene momente dobesie. Une mbaj mend Bekenbaurein, mbrojtsin me te mire te viteve 1970, qe u driblua nga nje lojtar i Gjermanise Lindore, ne kampionatin boteror te vitit 1974. Bekja u detyrua ta kape nga breket per ta ndaluar. Emri i lojtarit gjermanolindor ishte Shparvasser dhe ndeshja mbaroi 1-0 per Gjermanine Lindore. Me tej Gjermania Perendimore fitoi Kampionatin pasi mundi Hollanden e Krojfit ne finale 2-1. Ja pra qe dhe Bekja e beri zullumin…

  9. panenka says:

    west germany me duket u rreh nga d.d.r me qellim me duket per te shmang brazilin ne gjys finale .po shparvaser ,ishte na ka shenu edhe ne 2 gola ne tirane kur fitonin 4-1 ne ’73 . ne per cudi ne ate vitin e larget 1973 kishim ne formacion dhe lojtarin tone ma t’mire per tana kohnat panajot panen .bekenbauri s’asht hera e pare qi flet me both.hajt shnet ta lumsha .

    1. Ne fakt “gojet e liga” thane qe duhej evituar Hollanda, jo Brazili. Hollanda ishte e frikshme… Pastaj, ne gjysem finale, Hollanda e mundi Brazilin kollaj fare ( 3-1, me duket)

  10. gianni rivera says:

    Edhe gianni rivera ate dite te nxehte te qershorit nen diellin e meksikes shikonte i habitur nje promete ,por me krah te lidhur ,qe do tu jepte zemer te tijve .une doja qe te dija jo nga bekenbaueri ,por nga disa blogista se :kur eshte hera e fundit qe gjermanet kane mundur direkt italianet9 kombetaret ) se jam kurioz .nga ana tjeter une e di qe jane disa staticiene ketu te gatshem qe do tme kthenin nje pergjigje ,meqenese ky kaporrali e quan bufonin pensionist .po vjet ne qershor ,per here te fundit mos valle atij ju duk bufoni si bllokist .ik o bekenbauer se ste pjerdh me njeri sic nuk te ka pjerdh me kohe se te gjithe e dine se si i ka mare gjermania jote kupat e botes si ne 1954 dhe ne 1990,heren e pare ishin te droguar ne ’54 e moren kupen me penallti te dhuruar ,sepse nuk duhej lene me maradona te fitonte sepse po e zbriste nga kali rracen europiane . ne 1974 shmangu hollandengjysem duke ja dhene fitoren gjermanise lindore qe te ndeshej e cila me duket humbi 0-2. po kete muzike luajti gjermania dhe ne spanje 1982 ,apo nuk me kujtohet mire .sec beri nje ndeshje me austrine me duket qe u rrah 23 ose 3-4 ,per te bere lojen qe beri ne 1974 .por ne 1982 gjeti nje usta te mire qe ja theu brinjet sic dhe ja ka thyer aq sa nuk mbahet mend .

    1. Tulipani says:

      Me Astrine eshte ne 78 argjetine.Ka dale 3me2 me 2gola krankel.Kurse ne 54 i rrafi hungaria e Pushkashit 8me3 dhe ne finale albitri i anulloi golin Pushkash per jasht lojene min e 87.1974 shmangu hollanden duke ja dhene fitoren gjermanise lindore 1me0

  11. Juve forever says:

    Inat tipik i nje gjermani te frustruar nga fakti qe ka ngrene dru brez pas brezi nga italianet. Kushdo mund te kete goje te flase per Italine, por jo gjermanet. Jane viktimat historike te italianeve, jane rrahur per shtate pale qejfe sa here lane qene perballe.

  12. realisti says:

    Nuk jam per ofendime,madje jam shum kundra,por bufon me teper si edhe i gjith ekipi i juves ishte per te mos u pare fare.Bajen e meritoi plotesisht ate fitore,por ky ekip e dim tanime me roben di te shkoj deri ne finale por asnjeher ta fitoj trofeun. viva real.. posht mourinjo karagjozi !

  13. bobi says:

    Amon mer se qekan fyer pepinot. Po do boj ironi beckja sepse per shkak te Buffonit juvja eshte 90% e skualifikuar. Faji tek te dy golat i peshon atij. Jo se juvja lujti mire por golat erdhen per pakujdesi te tij.
    Buffoni qe mbas demtimit ne shpine nuk eshte me ai qe ka qene. Gjithsesi une si tifoz gjerman e kam pas simpatizuar buffonin qe kur luante tek parma. Sa per neshjet Itali gjermani. Une gjermanin se kam pa te fitoje kundra italise dhe e pranoj. Po na trego pak si i ka fitu italia boteroret ti gianni rivera?

    1. juve forever says:

      Italia i ka fitu boteroret duke jua fut sa here i keni dale perpara! meqe kerkove shpjegime…

      1. bobi says:

        Kte e kam shkrujt dhe vete,nuk po shpjego gjo…si ke ardh deri aty,apo si ke shku ne finale…

        Sa per tifozat e juves.Perhere kur shkerdhehen ne europe,se mrena ne itali fitojn (dihet pse) fillojn e flasin per italine. Na e shpjego o juve forever a nuk ta ka fut bayerni shume thelle kto vite.(mos flasim per hamburg e dortmund se nuk e mban dot te gjithin).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje