Mançini: Nasri e meriton ta gjuaj me grusht

1 Prill 2013, 09:49Sport TEMA

Trajneri italian i Mançester Sitit, Roberto Mançini, duke komentuar fitoren e thellë të ekipit përballë Njukastëll, ka thënë me ironi se Samir Nasri e meriton që ta gjuajë me grusht. Kjo, pasi sipas Mançinit, ai ka potencial që të luajë gjithmonë në atë mënyrë.

“Do të doja ta godisja me grusht, pasi një lojtar si ai duhet të luajë gjithmonë si këtë radhë, gjithmonë. Në çdo ndeshje! Ndoshta në një ndeshje mund të luajë keq, por me cilësitë që ka, ai duhet të luajë gjithmonë mirë”, ishte komenti i trajnerit italian.

“Nuk di të them se cili ishte ndryshimi në këtë takim. Nuk e kuptoj shpesh se si një lojtar i një cilësie të tillë nuk luan gjithmonë si këtë radhë. Mendoj se në përgjithësi viti i dytë është më i vështirë për të fituar. Shpesh një futbollist në situata të tilla mendon se të luash në 50% është mjaftueshëm. Ndoshta ky është problemi i tij në këtë sezon”, tha tekniku Italian./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje