Didier Drogba, në prag të përballes me Real Madrid, ka thënë se portugezi Hoze Murinjo zë një pjesë të veçantë në jetën e tij.
“Murinjon e kam si babain tim. Ai ka një vend të veçantë në jetën time pasi ma ndryshoi krejtësisht atë. “Kam shumë kujtime nga Murinjo. Shpesh, te Çelsi, shënoja dy gola në ndeshje, ndërsa ne ato herë kur nuk shënoja, më thoshte të rrija i qetë, sepse shpesh edhe pa shënuar mund të isha lojtari më i mirë i ndeshjes”, tha Drogba.
Ai u shpreh se krahësimet mes Murinjos dhe teknikut të Gallatasaraj, Fatih Terim, qendrojnë, duke qenë se sipas tij janë shumë të ngjashëm.
“Murinjo sforcohet për të nxjerrë maksimumin nga cilido lojtar. Kjo është një nga pikat ku Terim ngjan shumë me të. Ai është shumë afër lojtarëve dhe flet gjithmonë me ne. Faktori psikologjik është shumë i rëndësishëm në futboll dhe në këtë aspekt, Terim është jashtëzakonisht i kujdesshëm”, tha Drogba./b.l
Sa po i lezeton murinjos prekja spontane e Drogbas ne bycen e tij. Dashuria e pare me zi harrohet, qe te dy kane kujtime romantike me njeri-tjetrin.
Lemoje dhine, pastaj mile……….
Lemoje dhine pastaj mile…..
Lemoje dhine, pastaj mile…..
Lozonjare sa qef e paske kete shprehje…:P