Që Hamdi Salihi është duke kaluar një formë shumë të mirë sportive, kjo u pa në Norvegji. Sulmuesi i kombëtares shqiptare tashmë është duke shënuar në vazhdimësi dhe këtë gjë e ka bërë edhe në ndeshjen e djeshme mes ekipit të tij Jiangsu Sainty kundër Shanghai Shenxin.
Madje, shkodrani ka shënuar një dopietë, duke i dhënë ekipit të vet një barazim të vlefshëm 2-2.
Salihi ka luajtur gjatë gjithë takimit dhe fillimisht ka shënuar me penallti në minutën e e 58-të, për të shënuar golin e dytë dhe të barazimit të ekipit të vet, në minutën e dytë shtesë të takimit.
Deri më tani, që nga transferimi në Kinë, Salihi ka shënuar pesë gola, ndërkohë që ekipi i tij renditet në vendin e 8-të./b.l
Kampionati kinez eshte ne niveln e kampionatin shqiptar, vetem se rrogat jane shume here me te larta.
Po jo mor zonjteri,,,se Kina ka infrastruktur fantastike,ka organizim kampionati perfekt,,nuk njifen shitblerjet e ndeshjeve dhe ka futbollista cilesore nga europa,amerika e jugut,,,nuk mundet kur te krahasohet me kampionatin qesharak shqiptar,etj,etj.
Se pari nuk jam zoteri. Se dyti perpara secte shkruash diçka, mos harro se jemi ne epoken e internetit, keshtu qe verifiko ato qe shkruan. Kampionati kinez eshte i mbytur nga korrupsioni, nga mos pagesat e rrogave, Drogba, Anelka u larguan duke prishur kontratat per mospagese rrogash. A ke pare ndonjehere ndeshje te kampionatit kinez perpara se te skruash ketu!!
Salihit i jemi mirenjohes per ate gol spektakolar ne Norvegji. Ishte momenti i vetem pozitiv i atyre 90 minutave prej tij. Kampionati Kinez nuk mund te shihet si nje ecje perpara ne karrieren e nje futbollisti profesionist.Atje mund te shkohet per te permiresuar aftesite ne pingpong por jo per futboll, ndaj i urojme sulmuesit tone nje te ardhme ne nje lige europiane.
Salihi kur do fati do vazhdo me kete ritem dhe ju uroj dhe shume gola te tjere per kombetaren shqipetare dhe per golin ndaj Norvegjise na bere krenare na ngjalle emocionet bravo te lumte..
HAMDI SALIHI eshte nga qyteti QE futbollin se pari e ka patur kulture .Sa here kam ndjekur ndeshje nga “VOJO KUSHI ” ,sdidomos kur VLLAZNIA nuk dilte mire me rezultat ,sportdashesit ishin dhe jane ma do mendja me te edukuarit ne SHQIPERI .Ka qene ekipi me FAIR-PLAY , ne vendin tone dhe te mos harrojme se ka nxjerre futbolliste teper elegante ,bile me shume se ekipet e tiranes ,flamurtari ,besa APO luftetari i dikurshem ,ekipe keto qe shqueshin ne ate kohe .Uroj qe SALIHI te kete marre shume nga keto cilesi .Une e pelqej sepse eshte djale pa fjale ,me kembe ne toke dhe profesionist .Qe luan ne KINE eshte puna e tij ,kam mandimin se kjo nuk ndikon ne humbjen e formes sportive .Dhente ZOTI shenon edhe kunder NORVEGJEZEVE apo dhe ZVICERANEVE .Kam nje fiksim :Ndeshjen e fundit e kemi ne shtepi ,me duket me ZVICREN .Deri atehere mendoj se ZVICRA e ka siguruar vendin e liderit ne grup ,dhe mund te na beje ndonje “DHURATE ” .