Dyshja Cana-Mavraj, bashkë edhe tek Lacio?

29 Mars 2013, 14:31Sport TEMA

Paraqitjet e mira të Mërgim Mavraj në ndeshjet e fundit me kombëtaren shqiptare, por edhe kampionati pozitiv që ka zhvilluar deri më tani në Bundesligë me Fyrth, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klube të rëndësishme.

Sipas “geruchteticker. com”, një prej ekipeve të interesuara për Mavrajn është Lacio, e cila, duke përfituar nga fakti se drejtori soprtiv i saj është pikërisht Igli Tare, kërkon ta mbyllë sa më parë këtë marrëveshje.

Mavraj aktualisht është kapiten i ekipit gjerman të Fryth, që ka shumë pak gjasa të qendrojë edhe sezonin e ardhshëm në Bundesligë. Për këtë arsye, ai ka shprehur dëshirën për t’u larguar.

Në rast se Mavraj do të kalonte tek Lacio, atëherë do të kishim mundësinë që të shihnim bashkë dyshen titullare të kombëtares, Cana-Mavraj, çdo do të ishte një gjë pozitive për kombëtaren tonë, pasi dy mbrojtësit do konsolidonin lojën me njëri-tjetrin./b.l

1 komente në “Dyshja Cana-Mavraj, bashkë edhe tek Lacio?”

  1. Tifozi KZ says:

    Canaj eshte vertete lideri i Kombetares, por Mavraj me duket me i sakte e i qete, Mbrojtesi i Qendres qe i ka munguar Kombetares!
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/lorik-canaj-apel-per-tradhetaret.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje